CEO of Save the Children Switzerland Visits Save the Children in Kosovo

Friday 29 June 2018

It was a great privilege and pleasure to welcome the CEO of Save the Children Switzerland, Mr. Ömer Güven, to his first visit at our programme in Kosovo on June 26th-27th. We are highly grateful to the continuous support that Save the Children in Switzerland offers to our programme, particularly in funding multiple projects implemented nationwide.

During the first day of his visit, Mr. Güven had the chance to accompany Mr. Mitja Rietbrock during the filming of a documentary in Prizren, which will be broadcasted on the Swiss TV Programme “Mitenand” (www.srf.ch/mitenand). The purpose of the documentary, which will focus on one of the beneficiary families of our “Promoting inclusive education in Kosovo” project, funded by Save the Children in Switzerland, is to show the work that Save the Children does in promoting inclusive and child-friendly learning environments in schools. The project aims to promote inclusive education for children from the most marginalized groups and in raising parents’ awareness on the importance of children’s right to education. The visit to Prizren provided Mr. Güven with the opportunity to closely see the results achieved by this project and the significant role it plays in positively changing the lives of the children it reaches.

   

To learn more about our work in the field of education, SCiK team including the Country Director Mr. Ahmet Kryeziu, and Mr. Güven met with the Head of Division for Education of Children with Special Needs at the Ministry of Education, Science, and Technology, Ms. Lulavere Behluli. During the meeting Ms. Behluli talked more about the strong collaboration between Save the Children and MEST, specifically in increasing the access and quality of education in schools, and promoting inclusive education for the most marginalized children, such as children with disabilities and special needs. Considering the fact that corporal punishment is still frequently practiced in Kosovo schools, Mrs. Behluli highlighted the significance of the Didactic Manual on Violence Prevention, developed and introduced in different Kosovo schools by Save the Children and MEST in 2014, in preventing the use of violence against children and introducing positive discipline in schools as an alternative to corporate punishment methods.

Mr. Güven also met with the Minister of Health, Mr. Uran Ismaili, where initially the SCiK team presented its partnership with the Ministry of Health in improving child health and development outcomes and care-giving practices for young children (0-6 years) through increased access to essential health and pre-school education services, early childhood development programs, and better parental engagement and support. Future plans of joint cooperation between the Ministry of Health and Save the Children were also discussed, particularly in regards to continuing the promotion of health education and improving early childhood care and development practices. Mr. Güven highlighted the importance of inter-sectoral planning and coordination in regards to program implementation and the significant impact such integration has in improving children’s lives.

Following the adoption of the Draft Law on Child Protection by the Government of Kosovo during this month, Mr. Güven and SCiK team met with the Parliamentary Commission on Human Rights, Gender Equality, Missing Persons and Petitions. During the meeting SCiK set the ground for supporting the Commission in reaching out to law beneficiaries for making child protection issues exclusively outlined in the Law visible, including the ban of corporal punishment in all institutions and the introduction of violence-free parenting approaches.

We also meet with Ms. Debra Stevenson, Team Leader of Save the Children’s “Accessible Quality Healthcare” project, as well as the Swiss Development and Cooperation Office (SCO), which funds the project. During these meetings possible future interventions and collaborations with the purpose of addressing other health issues in Kosovo and ensuring the well-being of all children in Kosovo were discussed.

We hope that the field trip to Prizren as well as the meetings with various stakeholders and partners of Save the Children in Kosovo, enabled Mr. Güven to gain a better understanding of our continuous work and effort in improving the child rights situation in Kosovo.
______

Ishte një privilegj dhe kënaqësi e madhe për ne, që më 26-27 Qershor, të mirëpresim Drejtorin Ekzekutiv të Save the Children Zvicër, Z. Ömer Güven, në vizitën e tij të parë në programin tonë në Kosovë. Ne jemi shumë mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme që Save the Children në Zvicër i ofron programit tonë, veçanërisht në financimin e projekteve të ndryshme që implementohen anë e mbanë Kosovës.

Gjatë ditës së parë të vizitës së tij, Z. Güven pati mundësinë të shoqërojë Z. Mitja Rietbrock në filmimin e një dokumentari në Prizren, i cili do të transmetohet në programin televiziv zvicëran "Mitenand" (www.srf.ch/mitenand). Qëllimi i këtij dokumentari, i cili përqëndrohet në një nga familjet përfituese të projektit tonë "Promovimi i arsimit gjithëpërfshirës në Kosovë" i financuar nga Save the Children Zvicër, është të tregojë punën e Save the Children në promovimin e arsimit gjithëpërfshirës dhe krijimin e mjediseve miqësore të mësimit në shkolla. Qëllimi i këtij projekti është promovimi i edukimit gjithëpërfshirës, veçanërisht për fëmijët nga grupet më të varfëra / minoritare, si dhe rritja e ndërgjegjësimit të prindërve rëndësinë e të drejtës së fëmijëve për arsimim. Vizita në Prizren i mundësoi Z. Güven të shohë nga afër rezultatet e arritura nga ky projekt dhe rolin e rëndësishëm që ky projekt luan në ndryshimin pozitiv të jetës së fëmijëve.

Për të diskutuar më shumë rreth punës së Save the Children në Kosovë në fushën e arsimit, ekipi nga Save the Children në Kosovë përfshirë edhe Drejtorin Vendor Z. Ahmet Kryeziu si dhe Z. Güven u takua me Shefen e Divizionit për Edukimin e Fëmijëve me Nevoja të Veçanta në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, znj. Lulavere Behluli. Gjatë takimit Znj. Behluli foli më shumë për bashkëpunimin e ngushtë mes Save the Children dhe MASHT, veçanërisht në rritjen e qasjes dhe cilësisë së arsimit në shkolla dhe promovimin e arsimit gjithëpërfshirës për fëmijët më të margjinalizuar si fëmijët me aftësi të kufizuara. Duke theksuar faktin që ndëshkimi fizik ende praktikohet shpesh në shkollat e Kosovës, Znj. Behluli theksoi rëndësinë që Manuali Didaktik për Parandalimin e Dhunës, i zhvilluar nga Save the Children dhe MASHT në vitin 2014, ka në rritjen e ndërgjegjësimit për parandalimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe futjen e disiplinës pozitive në shkolla si metodë alternative.

Z. Güven u takua poashtu edhe me Ministrin e Shëndetësisë, z. Uran Ismaili, ku fillimisht ekipi i Save the Children në Kosovë foli mbi partneritetin me Ministrinë e Shëndetësisë në përmirësimin e shëndetit dhe zhvillimin e fëmijëve si dhe praktikat e kujdesit për fëmijët e vegjël (0-6 vjeç) nëpërmjet rritjes së qasjes në shërbimet e arsimit parësor dhe shëndetësor, programet e zhvillimit të fëmijërisë së hershme dhe angazhimin dhe mbështetjen më të mirë të prindërve. Gjatë takimit u diskutuan edhe planet e ardhshme të bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Save the Children, veçanërisht në vazhdimin e promovimit të edukimit shëndetësor dhe përmirësimit të kujdesit të hershëm të fëmijërisë dhe praktikave të zhvillimit. Z. Güven ndau pikëpamjet e tij mbi qasjen e integruar që Save the Children zbaton në ndërhyrjet e saj dhe theksoi rëndësinë e planifikimit dhe koordinimit ndërsektorial në lidhje me zbatimin e programit dhe ndikimin e rëndësishëm që ky integrim ka në përmirësimin e jetës së fëmijëve.

Në vazhdë të miratimit të Projektligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve nga Qeveria e Kosovës që përfundoi gjatë këtij muaji, ekipi i Save the Children në Kosovë dhe Z. Güven u takua edhe me Komisionin Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione. Gjatë takimit ne ofruam mbështetjen tone të plotë ndaj Komisionit për të ngritur dukshmërinë e çështjeve të mbrojtjes së fëmijëve ekskluzivisht të parashikuara në Ligj, përfshirë këtu edhe ndalimin e ndëshkimit trupor në të gjitha institucionet dhe ngritjen e vetëdijës së prindërve rreth metodave të përkujdesjes ndaj fëmijëve pa dhunë psikologjike apo fizike.

Ne poashtu u takuam edhe me Znj. Debra Stevenson, Udhëheqëse e Ekipit të Projektit "Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor", i implementuar nga Save the Children në Kosovë, si dhe me Zyrën Zvicërane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, e cila është financuese e këtij projekti. Gjatë këtyre takimeve u diskutuan mundësitë për bashkëpunime tjera të ardhshme për të trajtuar probleme tjera në fushën e shëndetësisë dhe për të siguruar mirëqenien e të gjithë fëmijëve në Kosovë

Shpresojmë që vizita në Prizren, takimet me partnerë të ndryshëm të Save the Children në Kosovë, i mundësoi Drejtorit të Save the Children Zvicër të njoftohet më nga afër me punën e vazhdueshme të Save the Children në Kosovë në përmirësimin e situatës së të drejtave të fëmijëve në Kosovë.