Thirrje për aplikim: Ekspert vendor për hartimin e një moduli trajnues njëditor për 'Të ushqyerit e fëmijëve të moshës 0-3 vjeç', për mësimdhënësit parashkollorë

Monday 3 September 2018

Termat e Referencës

Përmirësimi i qasjes dhe cilësisë së Zhvillimit dhe Kujdesit në Fëmijëri të Hershme (ZhKFH) në Kosovë

Ofrues vendor i shërbimeve për hartimin e një moduli trajnues njëditor për  'Të ushqyerit e fëmijëve të moshës 0-3 vjeç me përmbajtje për ndikimin e të ushqyerit në shëndet, sigurinë dhe ruajtjen e ushqimit, higjienën e ushqimit dhe parandalimin dhe menaxhimin e diarresë/etheve' për mësimdhënësit parashkollorë që punojnë me fëmijët e moshës 0-3 vjeç

 

I. Historiku

“Save the Children” në Kosovë (SCiK) në fushën e arsimit fokusohet në kujdesin dhe zhvillimin në fëmijëri të hershme dhe në arsimin bazë. Deri më sot, SCiK ka bërë përpjekje të mëdha për të përmirësuar aspekte të ndryshme të sistemit të arsimit në Kosovë, fillimisht në cilësinë e praktikave gjithëpërfshirëse në institucione parashkollore, parafillore dhe fillore, dhe është një avokat i fuqishëm për promovimin e Zhvillimit dhe Kujdesi në Fëmijëri të Hershme (ZhKFH) në kontekst më të gjerë dhe gjithëpërfshirës. SCiK punon me autoritete qendrore dhe komunale në promovimin e integrimit të shërbimeve të ofruara nga departamente të ndryshme (arsim, shëndetësi, mirëqenie sociale) dhe në simulimin e pjesëmarrjes aktive të prindërve dhe komuniteteve për të siguruar pronësi dhe qëndrueshmëri lokale.

 

II. Informata të përgjithshme për projektin

 Përmirësimi i Qasjes dhe Cilësisë në Zhvillimin dhe Kujdesin në Fëmijëri të Hershme në Kosovë 2018-2019 është një projekt dyvjeçar i financuar nga “Save the Children Itali”. Objektiva specifike e këtij projekti është përmirësimi i qasjes në shërbime cilësore për ZhKFH, të cilat promovojnë zhvillimin e plotë të vajzave dhe djemve të moshës 0-6 vjeç përmes qendrave për ZhKFH me bazë në komunitet në zonat rurale dhe mbështetja e institucioneve parashkollore. Ky projekt implementohet në tetë (8) komuna të synuara: Prishtinë, Pejë, Klinë, Junik, Gjakovë, Gjilan, Ferizaj, Mitrovicë Jugore.

 Përmes trajnimeve të ndryshme për arsim, shëndetësi dhe mirëqenie sociale, projekti promovon ofrimin e shërbimeve të integruara përmes shërbimeve të ndryshme përkatëse, duke siguruar krijimin e rrjeteve dhe bashkërendimin në nivel lokal në mesin e profesionistëve të sfondeve të ndryshme. Përveç kësaj, trajnimet në shërbim/vend përmirësojnë cilësinë e shërbimeve ZhKFH që ofrohen përmes fuqizimit të kapaciteteve të ofruesve të shërbimeve të cilët janë drejtpërdrejt përgjegjës për ofrimin e shërbimeve të sigurta, cilësore dhe stimuluese për fëmijët dhe për prindërit e tyre.

 Këto teajnime në shërbim/vend do të akreditohen nga MASHT dhe do të ofrohen me kontributin e ekspertizës teknike të disiplinave të ndryshme nga të gjithë sektorët përkatës (arsim, shëndetësi dhe mirëqenie sociale).

III. Objektiva

SCiK kërkon të angazhojë një (1) ekspert:

1.                 Për të hartuar një modul për trajnim në vend lidhur me Të ushqyerit e fëmijëve të moshës 0-3 vjeç me përmbajtje për ndikimin e të ushqyerit në shëndet, sigurinë dhe ruajtjen e ushqimit, higjienën e ushqimit dhe parandalimin dhe menaxhimin e diarresë/etheve përmësimdhënësit që punojnë me fëmijët moshës 0-3 vjeç;

 Ofruesi i Shërbimeve që do të kontraktohet pritet të hartojë modulin e trajnimit në shërbim/vend në përputhje me dokumentacionin përkatës që përdoret aktualisht në Kosovë, Standardet e Zhvillimit për Fëmijët e moshës 0 deri 6 vjeç dhe standardet themelore për higjienën e ushqimit.

 

V. Detyrat, përgjegjësitë dhe afati kohor

Kjo detyrë duhet të dorëzohet gjatë periudhës prej 14 shtatorit 2018 deri më 30 nëntor 2019, siç specifikohet në planin e mëposhtëm:

 

Nr.

Detyra

Numri i ditëve

Afati kohor për dorëzim:

1

Përfundimi i rishikimit dhe krahasimit të literaturës dhe dokumenteve përkatëse të duhura

1

Shtator 2018

2

Hartimi i një moduli trajnues njëditor për ofrim të shërbimeve për mësimdhënësit që punojnë me fëmijët e  moshës 0-3 vjeç

3

Shtator 2018

3

Përgatitja e prezantimit për trajnim

0.5

Tetor 2018

4

Përgatitja e testeve para dhe pas trajnimit në bazë të shabllonit të SCiK

0.5

Tetor 2018

5

Adresimi i komenteve dhe rekomandimeve të bëra nga SCiK dhe MASHT

0.5

Tetor  2018

6

Përgatitja e informatave që kërkohen për akreditimin e programit(eve) trajnuese që do të dorëzohen në MASHT

0.5

Tetor 2018

7

Dorëzimi i modulit trajnues në shërbim/vend dhe i të gjitha materialeve të tjera përkatëse (përfshirë faturën).

0

Tetor 2018

8

Ofrimi i trajnimit në të gjitha komunat

8

Tetor 2018-Nëntor 2019

9

Përgatita e raportit përfundimtar për detyrën, duke përfshirë analizën e testeve para dhe pas trajnimit (duke përfshirë faturën për ofrimin e të gjitha trajnimeve)

1

7 ditë brenda përfundimit të secilës detyrë të dorëzuar

 

Gjithsej

15 ditë

 

Afatet kohore janë të negociueshme vetëm nëse pajtohen të dyja palët.

 

VII. Pagesa:

SCiK do të paguajë Ofruesin e shërbimeve me një tarifë ditore bruto, nga e cila do të zbriten dhe paguhen tatimet në të ardhura dhe kontributet pensionale, në bazë të Ligjit të Kosovës. Kushtet e pagesës janë sipas politikës për pagesë të “Save the Children International”. Të gjitha pagesat do të bëhen përmes transferit bankar brenda Kosovës.

Ofruesi i shërbimeve do të faturojë SCiK-në për tarifën, në përputhje me afatin kohor për raportim narrativ (shih afatin kohor për dorëzim më sipër). SCiK do ta bëjë pagesën përmes transferit bankar në llogarinë bankare të ofruesit të shërbimit brenda katërmbëdhjetë (14) ditëve të punës pas pranimit të faturës së kënaqshme të Ofruesit të Shërbimeve.

Çmimi i përmendur më sipër për shërbime përfshin të gjitha shpenzimet e udhëtimit dhe të komunikimit.

 

VII. Rezultati i pritur 

Rezultatet e pritura nga Konsulenti:

·         Identifikimi i literaturës dhe dokumenteve të duhura mbi historikun;

·         Përgatitja e përmbajtjes së përgjithshme të modulit të trajnimit në shërbim lidhur me Të ushqyerit e fëmijëve të moshës 0-3 vjeç me përmbajtje për ndikimin e të ushqyerit në shëndet, sigurinë dhe ruajtjen e ushqimit, higjienën e ushqimit dhe parandalimin dhe menaxhimin e diarresë/etheve për mësimdhënësit që punojnë me fëmijët e moshës 0-3 vjeç, duke përfshirë strukturën, përmbajtjen dhe metodologjinë e qartë;

·         Ofrimi i informatave që kërkohen për akreditimin e programit(eve) të trajnimit që do të dërgohet(n) në MASHT, duke përfshirë:

o    Titulli i programit(eve) trajnues(e);

o    Përfituesit e pritur të programit(eve) trajnues(e);

o    Rezultatet e pritura ose objektiva e programit(eve) trajnues(e);

o    Përmbajtja e programit(eve) trajnues(e) (jo më shumë se 300 fjalë për programin trajnues);

o    Agjenda e trajnimit(eve);

o    Materialet trajnuese (përfshitë prezantimet dhe materialet e tjera);

o    Testet para dhe pas trajnimit(eve);

o    Lista e burimeve që përdoren në përgatitjen e modulit trajnues;

o    Testi pata dhe pas trajnimit për matjen e asaj që është mësuar.

 

VII. Profili i Konsulentit

Konsulenti duhet të ketë aftësitë dhe njohurinë te nevojshme vijuese:

·                     Diplomë universitare (preferohet grada Master) në shkencat mjekësore (mjekësi, farmaci, infermieri), të ushqyerit, arsim, punë sociale ose ndonjë fushë tjetër në shkencat shoqërore;

·                     5-7 vjet përvojë pune në fushën e trajnimit dhe zhvillimit, duke përfshirë hartimin dhe ofrimin e programeve për zhvillim të arsimit/shëndetit;

·                     Përvoja e punës me mësimdhënës parashkollorë do të ishte përparësi;

·                     Aftësi të mira të lehtësimit interaktiv dhe një qasje mësimore adaptive dhe dinamike për të siguruar që të mësuarit përshtatet sipas diskutimeve dhe pyetjeve që paraqiten;

·                     Aftësi për të komunikuar çështjet me temë teknike (në formë të shkruar dhe verbale) për personat me njohuri dhe shkathtësi të ndryshme teknike;

·                     Kreativ, i hapur dhe që pranon sugjerimet;

·               Respektim i afateve kohore.

 

VIII. Përgjegjësitë e “Save the Children”

Organizata është përgjegjëse për:

·         Sigurimin e mjetit për dokumentin dhe vëzhgim të zhvillimit të fëmijës;

·         Sigurimin e dokumenteve përkatëse (si: Standardet për zhvillim në fëmijëri të hershme për fëmijët e moshës 0 deri 6 vjeç, Korniza e Kurrikulës së Kosovës, Mësuesit kompetentë të shekullit XXI, standardet themelore për shëndet dhe të ushqyer.

·         Sigurimi i Ofruesit të shërbimeve me qasje të shpejtë në të gjitha materialet përkatëse të përgatitura nga anëtarët e “Save the Children”; Dhënia e komenteve dhe sugjerimeve me kohë tek Ofruesi i shërbimeve për kërkesat që kanë të bëjnë me hartimin e moduleve për trajnim në shërbim/vend.

 

IX. Kërkesat për aplikim:

Kandidatët e interesuar ftohen të dorëzojnë dokumentet vijuese për aplikim në scik@savethechildren.org me titull të emailit “ Ekspert vendor-Shendetesi”, jo më vonë se 10.09.2018 në ora 16:00.

a.     CV-në që tregon sfondin e arsimimit dhe përvojës, dhe një listë të detyrave të ngjashme

b.     Propozim i shkurtër (një faqe) për strukturën, përmbajtjen dhe metodologjinë e trajnimit

c.     Ofertën financiare që përmban tarifën ditore bruto, mbi të cilën aplikohen edhe zbritjet tatimore