Koronavirusi: Si mund të bëj blerje apo të marr dërgesa në mënyrë të sigurt?

Thursday 2 April 2020

Koronavirusi mund të shpërndahet kur një person i infektuar kollitet dhe pika të vogla që përmbajnë virusin shpërndahen në ajër. Këto mund ti infektojnë të tjerët nëse merren me frymë ose nëse bien në sipërfaqe të cilat pastaj preken.

Për këtë arsye blerja dhe përzierja me njerëz të tjerë bart rrezik.

Dyqanet janë vende ideale për tu transmetuar viruset, pasi që shumë njerëz kanë kontakt me objekte të njëjta, si p.sh. artikujt qe merren për ti shikuar dhe pastaj kthehen ne vend, karrocat dhe shportat, paratë, POS për kartela, etj. dhe po ashtu afërsia me njerëz të tjerë.

Më poshtë mund të gjeni këshillat se si të mbroheni nga infektimet e mundshme gjatë dhe pas blerjeve.

• Lani duart për 20 sekonda me sapun dhe ujë ose me dezinfektues me bazë alkooli para dhe pas blerjeve
• Trajtona çdo objekt dhe sipërfaqe në dyqan sikur të ishte e kontaminuar
• Ushqimet e paketuara ose i leni të qëndrojnë të paprekura për 72 orë i dezinfektoni ato
• Për ushqimet e freskëta të pa-paketuara, lani me ujë të rrjedhshëm nga rubineti dhe leni që te thahen

Të porosisni në shtëpi është me sigurt sepse nuk u ekspozoheni ambientit të dyqaneve, por edhe këto dërgesa duhet të dezinfektohen sepse mund te jenë kontaminuar gjatë transportit.