Lansohet Raporti dhe Peticioni global “Fëmijëri të Grabitura”

Thursday 1 June 2017

 

Çdo fëmijë ka të drejtën për një fëmijëri - një kohë në jetë për të mësuar, luajtur, për t’u rritur, zhvilluar dhe për t’u ndjerë i sigurt dhe nën mbrojtje.

Mirëpo bota është në udhëkryq, dhe ne kemi marrë drejtimin e gabuar.

Globalisht, 700 milionë fëmijëve u është ndërprerë fëmijëria. Fëmijëria nuk përfundon aksidentalisht. Bota po i kthen shpinën miliona fëmijëve, për të vetmen arsye se kush janë dhe ku jetojnë.

Fëmijëritë në mbarë botën po ndërpriten për shkak të shëndetit të ligë, ekspozimit ndaj dhunës dhe luftës, martesës së hershme, shtatzënisë adoleshente, ose nga detyrimi për t’u larguar nga shkolla për të filluar punën. Kosova në krahasim me vendet e rajonit ka shkallën më të lartë të vdekshmërisë së fëmijëve nën moshën 5 vjeç,

Dhe këto fëmijëri të humbura janë rezultat i zgjedhjeve që përjashtojnë fëmijët për shkak të planifikimit ose neglizhencës - me investimin publik të pamjaftueshëm, joefikas dhe jo të barabartë për fëmijët si pengesa kryesore.

Ne duhet të veprojmë tani për të ndryshuar këtë drejtim. Për këtë arsye, ne po i bëjmë thirrje të menjëhershme të gjitha shteteve anembanë botës, përfshirë edhe Kosovën, që të sigurojnë që të gjithë fëmijët gëzojnë të drejtën për një fëmijëri të përmbushur.

Veçanërisht, ne kërkojmë nga Qeveria e Kosovës dhe qeverite ne mbare boten që të:

1. Rrisin dhe përmirësojnë shpenzimin e të hyrave publike për fëmijët, veçanërisht për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe t’i heqë pengesat financiare për shërbimet bazë
2. Ndryshojnë ligjet dhe sjelljet të cilat fëmijëve po ua vjedhin fëijërinë, veçanërisht fëmijëve me aftësi të kufizuara
3. Garantojnë sigurinë financiare minimale për të gjithë fëmijët, veçanërisht fëmijët me aftësi të kufizuara
4. Sigurojnë pjesëmarrjen e fëmijëve në vendimmarrje, veçanërisht të fëmijëve me aftësi të kufizuara

Së bashku ne jemi të fuqishëm. Le të ngrihemi për fëmijët dhe fëmijët me aftësi të kufizuara dhe të sigurohemi që fëmijëria e asnjë fëmije të mos grabitet.

 
Nënshkruani peticionin drejtuar udhëheqësve të Kosovës dhe të botës dhe bëhuni pjesë e lëvizjes globale për një fëmijëri të përmbushur.

Vepro Tani, Take Action

https://act.savethechildren.net/save-children-middle-east-and-eastern-europe/end-childhood-kosovo/end-childhood/