Nënshkruhet marrëveshja për zbatimin e projektit të mbështetur nga Bashkimi Evropian për sigurim të mbrojtjes sociale për grupet e cenueshme.

Wednesday 27 January 2021
Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së, Tomsh Sunjog, dhe Drejtori vendor i Save the Children në Kosovë, Ahmet Kryeziu nënshkruan marrëveshjen për zbatimin e projektit 'Fuqizimi i ofrimit të shërbimeve sociale për grupet më të cenuara, si përgjigje ndaj pandemisë së koronavirusit'.
Me këtë rast z. Kryeziu u shpreh: ''Ky program dhe mbështetje e konsiderueshme financiare është shumë e mirëseardhur për Kosovën. Komponenta e këtij programi që zbatohet nga Save the Children, do t'iu ofroj financim organizatave të licensuara jo-qeveritare ashtu që ato të mund të vazhdojnë të ofrojnë shërbime sociale në Kosovë për të gjithë ata që kanë nevojë.''
Ambasadori Sunjog përkujtoi se pandemia ka krijuar një ndjenjë izolimi mes individëve dhe e ka destabilizuar jetën shoqërore, duke shkaktuar shqetësime mendore dhe fizike si kurrë më parë.
“Prandaj, Zyra e BE-së në Kosovë është e kënaqur që po e lanson këtë program që do të kontribuojë në nxitjen e solidaritetit dhe kohezionit social në komunitetet tona të tronditura kaq thellë nga efekti dramatik i pandemisë dhe ndikimi i saj në jetën e njerëzve.”
Kontrata u nënshkrua në prani të Mentor Morinës, Drejtor i Departamentit për Politika Sociale dhe Familjen në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Për më shumë ndiqni livestream të ngjarjes: https://youtu.be/aM6IkJixIFA