Ri-shpallje: Termat e Referencës/ Re-advertisement: Terms of Reference/ Ponovno oglašavanje: Opis zadatka

Friday 1 October 2021

 

Ri-shpallje: Termat e Referencës

Kompani vendore për ta krijuar një platformë të përshtatshme për fëmijët në internet për të mundësuar mësimnxënien dhe angazhimin e grupeve të udhëhequra nga fëmijët në proceset e vendimmarrjes për çështjet me ndikim në jetën e tyre

 1.  Historiku

Save the Children është organizata e pavarur lidere në botë për fëmijët. Ne punojmë në rreth 120 vende për të frymëzuar përparime drejt mënyrave se si bota i trajton fëmijët dhe për të arritur ndryshime të menjëhershme dhe të qëndrueshme në jetën e tyre.

Save the Children në Kosovë (SciK) punon në ndërhyrje të drejtpërdrejta dhe në vendosjen e praktikave të mira, ngritjen e kapaciteteve të shoqërisë civile dhe bartësve lokalë të detyrave për t’iu përgjigjur nevojave të fëmijëve. Ne gjithashtu avokojmë për legjislacion dhe politika që do të përfshijnë praktika gjithpërfshirëse dhe do të kenë mekanizmat e duhur financiar për t’i mbështetur reagimet sistematike dhe në këtë mënyrë për të arritur ndryshime afatgjata pozitive për të gjithë fëmijët..

Projekti “Fuqizimi i OSHC-ve Rajonale 2017-2021”, i zbatuar nga Save the Children në Kosovë dhe i financuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA) është kopje rajonale e projektit simotër në Kosovë, që ka për synim të sigurojë mbrojtjen e fëmijëve përmes themelimit të sistemeve përgjegjëse për Mbrojtjen e Fëmijëve (MF) dhe mbështetjen e sistemeve e mekanizmave të Qeverisjes së të Drejtave të Fëmijëve (QDF) që do të themelohen në rajon, përkatësisht në Moldavi, Ukrainë, Serbi dhe Maqedoni. Këto përpjekje reflektohen në objektivat kryesorë të projektit.

Këto përpjekje reflektohen në objektivat kryesorë të projektit: 

·        Fëmijët mbrohen nga një sistem përgjegjës për mbrojtjen e fëmijëve, i mbështetur nga një legjislacion i fuqishëm.

·        Sistemet, strukturat dhe mekanizmat për zbatimin e të drejtave të fëmijëve janë të themeluara në vendet e këtij programi dhe qeveritë janë duke e përfshirë zërin e OSHC-ve dhe fëmijëve në këto procese.

2.   Fushëveprimi i Detyrës

Save the Children International në Kosovë është duke kërkuar një kompani vendore për ta krijuar një platformë në internet që do të mundësojë mësimnxënien dhe angazhimin e grupeve të udhëhequra nga fëmijët në proceset e vendimmarrjes me ndikim në jetën e tyre në të gjitha vendet e programit (Kosovë, Moldavi, Maqedoni, Ukrainë dhe Serbi). Qëllimi i kësaj platforme është t’iu ofrohet fëmijëve një hapësirë ku mund të mësojnë për të drejtat e fëmijëve dhe të kenë qasje në instrumente e burime siç janë hulumtimet, udhëzimet për pjesëmarrjen e fëmijëve dhe angazhimin e fëmijëve në fushata dhe aktivizëm për çështje me ndikim në jetën e tyre siç është arsimi, shëndetësia, mjedisi dhe ndryshimet klimatike. Platforma poashtu do të përditësohet vazhdimisht nga Save the Children dhe organizatat partnere me informata të reja, raporte dhe përditësime të tjera përkatëse në fushën e të drejtave të fëmijëve në të gjitha vendet e programit.

3.     Rezultatet e pritura

Uebfaqja e projektit duhet të përmbajë pjesë të ndryshme, duke përfshirë mes tjerash:

·        Pjesën kryesore të uebfaqes dhe pjesën për regjistrim për një periudhë prej dy vitesh. Emri i faqes vendoset nga kompania në bashkëpunim të ngushtë me SCiK. 

·        Hapësirën e uebfaqes për përmbajtje: 13 GB hapësirë më së paku

·        Integrimin e mjeteve analitike të uebfaqes për të nxjerrë të dhëna nga informatat dhe përvoja e përdoruesve.

·        Uebfaqja është e pajisur me mjete të qasjes për ta bërë më të lehtë qasjen për fëmijët me aftësi të kufizuara.

·        Strukturën e uebfaqes si në vijim:

§  Një faqe kryesore (Home) ku publikohen të gjitha publikimet më të fundit

§  Faqen informative (About) me informata të qarta rreth objektivave dhe elementeve përbërëse të projektit.

§  Pjesën e Të Drejtave të Fëmijëve ku shfaqen në mënyrë kreative informata themelore për të drejtat e fëmijëve në një mënyrë të përshtatshme për fëmijë, duke përfshirë një histori të shkurtër të të drejtave të fëmijëve dhe rolit të Save the Children në avancimin e të drejtave të fëmijëve në mbarë botën që nga themelimi i saj në vitin 1919. 

§  Pjesën për Blog, ku SCiK dhe partnerët mund të ndajnë artikujt rreth të drejtave të fëmijëve, angazhimit të fëmijëve në vendimmarrje dhe histori suksesi të fëmijëve nga grupet e udhëhequra nga fëmijët.

§  Pjesën e Burimeve ku publikohen të gjitha raportet e fundit, të dhënat, udhëzimet, burimet rreth aktivizmit të fëmijëve dhe materiale të tjera me informata rreth pjesëmarrjes së fëmijëve të prodhuara nga Save the Children dhe agjenci të tjera të të drejtave të fëmijëve.

§  Një faqe Kontakti (Contact Us) e cila përmban adresën dhe detajet kontaktuese të SCiK si dhe një hartë të integruar që shfaq grupet e udhëhequra nga fëmijët të mbështetura nga Save the Children përmes programit të saj.

Rezultatet e tjera të pritura përfshijnë:

·        Rrjetin e sigurisë për teknologjinë e përdorur të komunikimit – duke kaluar përmes WSS (WebSocket Secure)

·        Gjuhët e uebfaqes: Uebfaqja krijohet në gjuhën angleze.

·        Dizajni i uebfaqes. Platforma duhet të jetë e thjeshtë por e menqur, tërheqëse vizualisht dhe estetikisht, e përshtatshme për përdoruesit, vetë-shpjeguese, e lehtë për tu përdorur. Dizajni i uebfaqes duhet të jetë reagues për të funksionuar mirë në pajisje telefonike.

·        Administrimi i platformës. Duhet të jetë e mundur të administrohet lehtë. Një punëtor i caktuar i SCiK-së duhet të trajnohet për administrimin e portalit pas krijimit të saj.

·     Pronësia dhe menaxhimi i platformës. Administratori i caktuar nga SCiK duhet të ketë mundësi të shtojë ose të ndryshojë përmbajtje, të shtojë ose të ndryshojë përdoruesit e autorizuar sipas nevojës për t’i plotësuar kërkesat operative.

·        Audienca e synuar: platforma është e dedikuar kryesisht për fëmijët nga grupet e udhëhequra nga fëmijët të mbështetura nga Save the Children dhe organizatat partnere që punojnë për të drejtat e fëmijëve.

·     Të drejtat autoriale. Të drejtat autoriale për të gjitha materialet e prodhuara brenda kësaj detyre (duke përfshirë fotografitë, videot, tekstet, etj.) i takojnë SCiK-së. Asnjë pjesë nuk mund të riprodhohet, kopjohet, bartet në asnjë formë dhe në asnjë mënyrë (elektronike, mekanike apo grafike) pa lejen paraprake me shkrim të SCiK.

·        Dukshmëria. Logoja e Save the Children dhe e donatorit të projektit duhet të vendosen në platformën në internet.

4.  Kohëzgjatja e konsulencës dhe afati kohor

Rezultatet e kërkuara duhet të përfundohen deri më 30 tetor 2021.

5.     Kualifikimet e nevojshme

Kompania duhet t’i ketë kualifikimet e mëposhtme:

·       Përvojë të dëshmuar në realizimin e projekteve në zhvillimin e softuerëve ku konsulentët/individët kanë qenë drejtpërdrejt përgjegjës për krijimin e softuerit, specifikimin, trajnimin dhe përdorimin e kërkesave të softuerëve.

·        Përvojë të dëshmuar në krijimin e softuerëve duke përdorur WordPress, Square Space, Wix.

·        Përvojë të dëshmuar në instalimin, shpërndarjen dhe administrimin e platformës së Serverit të Microsoft Windows; instalimin dhe menaxhimin e Shërbimeve Informatike të Internetit

·        Përvojë të dëshmuar në krijimin e Sistemeve Informatike

·        Përvojë në krijimin e sistemeve me shumë nivele

·        Përvojë të dëshmuar në krijimin e Shërbimeve të Uebit për SOAP dhe REST WebAPI

·        Aftësi të dëshmuar për dokumentimin e sistemeve informatike, kodeve të burimeve, shkrimin e manualeve për përdorues dhe dokumente të tjera teknike.

·        Përvojë në gjetjen e zgjidhjeve të plota për softuerë për klientë institucionalë dhe në nivel kombëtar

·        Aftësi të dëshmuar në dizajnimin e raporteve dinamike dhe statike në Microsoft Business Intelligence Studio duke përfshirë grafikonet.

·        Aftësi për të krijuar produkte të cilësisë së lartë në kohë të shkurtë.

·        Përvojë të madhe me teknologjinë e informacionit duke përfshirë identifikimin dhe zbatimin e veçorive të softuerëve.

·        Aftësi për të përgatitur prezantime të të dhënave që mund të kuptohen lehtë, duke përfshirë tabela dhe grafikone.

 

6.     Politika e Save the Children për Mbrojtjen e Fëmijëve:

 Si kusht për lidhur një marrëveshje konsulence, eksperti duhet ta nënshkruajë Politikën e Save the Children International për Mbrojtjen e Fëmijës dhe t’i respektojë termat dhe kushtet e saj.

 

7.  Aplikimi

 Ju lutemi dorëzoni ofertuat tuaja me e-mail, me titullin: “Platformë në Internet për të drejtat e fëmijëve” në: procurementkosovo@savethechildren.org.

Oferta juaj duhet të përfshijë dokumentet në vijim:

·        Propozimin se si do të duket platforma, duke prezantuar veçoritë e saj.

·        Shembuj të punëve të mëparshme të llojit të ngjashëm, duke përfshirë së paku dy kontakte referencë për verifikim.

·        Ofertën Financiare për realizimin e detyrës, pa TVSH.

·        Kopjen e certifikatës së biznesit, fiskale ose të TVSH-së për kompani

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacionit tuaj: 05 tetor 2021, në orën 16:00.

8. Kriteret e përzgjedhjes

 

 Ofertat do të vlerësohen duke i marrë parasysh kriteret e vlerësimit të paraqitura më poshtë:

 

Kriteret

Vlera

Pikët maks.

Propozimi për dukjen e Platformës së Internetit

40%

40

Shembuj të punëve të mëparshme të llojit të ngjashëm (së paku një referencë për punët e ngjashme.)

10%

10

Ofertuesi demonstron aktivitete OSE ka procese brenda organizatës së vet, që kanë për qëllim ta përmirësojnë qëndrueshmërinë.  (P.sh., zyra ku nuk shfrytëzohet letër, teknologjinë e gjelbër në zyra, politikat, programet e trajnimit)

 

10%

10

Oferta financiare

40%

40

Gjithsej

100%

100

 

 

__________

 

 

Re-advertisement: Terms of Reference

 Local company to develop a child friendly web platform to enable learning and engagement of child-led groups in decision-making processes for matters impacting

them

 

 1.  Background

 Save the Children is the world's leading independent organization for children. We work in around 120 countries to inspire breakthroughs in the way the world treats children and to achieve immediate and lasting change in their lives.

Save the Children International in Kosovo/a works through direct interventions, and establishment of best practices; capacity building of civil society and local duty bearers to respond to the needs of girls and boys. It also advocates for legislation and policies to incorporate inclusive practices and establish financial mechanisms to support systemic responses and therefore achieve long-lasting positive changes for all girls and boys.

The project “Regional CSO Strengthening 2017-2021”, implemented by Save the Children in Kosova/o and funded by the Swedish International Development Cooperation Agency (SIDA) is a regional replication of its sister project in Kosovo, which aims ensuring children's protection through establishment of responsive Child Protection (CP) systems and supporting Child Rights Governance (CRG) systems and mechanisms to be put in place regionally, namely in Moldova, Ukraine, Serbia and Macedonia.

These efforts are mirrored in the main project objectives: 

·        Children are protected by a responsive child protection system, supported by a strong legislation.

·        Systems, structures and mechanisms for implementing children´s rights are in place in program countries and governments are including CSOs’ and children’s’ voices in these processes.

 

2.   Scope of the Assignment

Save the Children International in Kosova/o is seeking a local company to develop a web platform that will enable learning and engagement of child-led groups in decision-making processes for matters impacting them in all programme countries (Kosovo, Moldova, Macedonia, Ukraine, and Serbia). The aim of this web platform is to provide children with a space where they can learn about child rights and have access to tools and resources such as research, guides on child participation and engagement of children in campaigning activities and activism for matters that affect them such as education, health, environment and climate change. The platform will also be continuously updated by Save the Children and partner organizations with new information, reports and other relevant updates in the field of child rights in all programme countries.

 

 

3.     Expected Deliverables

 The project website should contain various sections, including but not limited to the following:

·        Web hosting and domain registration for a period of two years. The domain name is decided by the company in close collaboration with SCiK. 

·        Web page storage: 13 GB storage minimum

·        Integration of web analytics tools to extract data from insights and user experience.

·        Web page is equipped with accessibility tools for ease of access for children with disabilities.

·        Webpage structure as following:

§  A Home page where all the latest publications are published

§  About page providing clear information on project objectives and components.

§  Section of Child Rights where basic child-friendly information on child rights is creatively showcased, including a short history of child rights and Save the Children’s role in advancing child rights globally since its inception in 1919. 

§  Section for Blog, where SCiK and partner can share news articles on child rights, engagement of children in decision-making and success stories of children from child-led groups.

§  Section of Resources where all the recent reports, data, guides, child activism resources and other information materials on child participation produced by Save the Children and other child rights agencies.

§  A Contact Us page containing SCiK address and contact details, as well as an integrated map showcasing child-led groups supported by Save the Children through its programme.

Other expected deliverables include:

·        Ensure safety of the used communication technology - going through WSS (WebSocket Secure)

·        Website languages: The website is developed in English.

·        Webpage design. The interface of the platform should be simple but smart, visually and aesthetically appealing, user-friendly, self-explanatory, easy to navigate. The web design should be responsive to render well on mobile devices.

·        Platform’s administration. It should be easily administrable. An appointed SCiK employee needs to be trained for administrating the portal after its development.

·        Ownership and management of a platform. The administrator appointed by SCiK should be able to add or change content, add or change authorized users as needed to meet operational requirements.

·        Target audience: the platform is primarily to children from child led groups supported by Save the Children, and partner organizations working in child rights.

·       Copyright. All materials produced in the scope of this assignment (including images, videos, text, etc.) are copyright of SCiK. No part may be reproduced, copied, transmitted in any form or by any means (electronic, mechanical or graphic) without the prior written permission of SCiK.

·        Visibility. Logos of Save the Children and project donor are to be placed in the web platform

 

4.  Consultancy Duration and Timeframe

The required deliverable should be completed by October, 30th 2021.

 

5.     Qualifications required

The company must possess the following qualifications:

·        Proven experience in delivering projects in software development where the consultancy/individuals were directly responsible for development of software, software requirements specification, training and deployment.

·        Proven experience in software development using WordPress, Square Space, Wix.

·        Proven experience in installation, deployment and administration of Microsoft Windows Server platform; Internet Information Services installation and management

·        Proven Experience in developing Information Systems

·        Experience in developing multi-tier systems

·        Proven experience in developing Web Services for SOAP and REST WebAPI

·        Proven ability to document information systems, source code, writing user manuals and other technical documentation.

·        Experience in delivering complete software solutions for institutional clients and at national level

·        Proven ability in designing both dynamic and static reports in Microsoft Business Intelligence Studio including graphs.

·        Ability to deliver a high-quality product in a timely manner.

·        Significant experience with information technology including the identification and implementation of software features.

·        Ability to produce easy to understand visual presentation of data including tables and graphs.

 

6.     Save the Children Child Safeguarding Policy:

 As a condition of entering into a consultancy agreement, the expert must sign Save the Children International Child Safeguarding Policy and abide by the terms and conditions thereof.

 

7.  Application

 Please submit your offers by e-mail, with subject: “Child Rights Web-platform” at: procurement@savethechildren.org.

Your offer should include the following:

·        A proposal of how the platform will look like, presenting its features.

·        Examples of previous work of similar complicity, including at least two reference check contacts.

·        Financial Offer to carry out the assignment, not including VAT.

·        Copy of business, fiscal or V.A.T certificates for companies

 Deadline for submission of your application: 05 October 2021, at 16:00 hours.

8.     Selection Criteria

 Submissions will be evaluated in consideration of the evaluation criteria as stated below:

 

__________

 

 

 

Criteria

Weight

Max. Point

Proposal on Web Platform looks like

40%

40

Examples of previous work of similar complicity (at least one reference for similar works.)

10%

10

The bidder demonstrates activities OR has processes in place within their

organization, aimed at improving sustainability.  (E.g., paperless offices, green technology in offices, policies, training programs)

 

10%

10

Financial offer

40%

40

Total

100%

100

 

 

__________

 

Ponovno oglašavanje: Opis zadatka

Lokalna kompanija za razvoj veb platforme za decu koja će omogućiti učenje i angažovanje grupa predvođenih decom u procesima donošenja odluka za stvari koje utiču na njih

 

1.  Opšte informacije

Save the Children je vodeća svetska nezavisna organizacija za decu. Radimo u oko 120 zemalja da inspirišemo pomake u načinu na koji se svet ophodi prema deci i da postignemo neposredne i trajne promene u njihovim životima.

 Save the Children International na Kosovu radi kroz direktne intervencije I uspostavljanje najboljih praksi; izgradnju civilnog društva i lokalnih nosilaca dužnosti kako bi se odgovorilo na potrebe devojčica i dečaka. Takođe se zalaže za zakonodavstvo i politiku uključivanja inkluzivnih praksi i uspostavljanja finansijskih mehanizama za podršku sistemskim odgovorima i samim tim postizanje dugotrajnih pozitivnih promena za sve devojčice i dečake.

Projekat "Regionalno jačanje CSO 2017-2021", koji sprovodi Save the Children na Kosovu, a finansira Švedska agencija za međunarodnu razvojnu saradnju (SIDA) je regionalna replikacija svog sestrinskog projekta na Kosovu, čiji je cilj obezbeđivanje zaštite dece kroz uspostavljanje responsive sistema zaštite dece (CP) i podršku sistemima i mehanizmima upravljanja dečjim pravima (CRG)  tačnije u Moldaviji, Ukrajini, Srbiji i Makedoniji.

Ovi napori su preslikani u glavnim ciljevima projekta:

·        Deca su zaštićena responsive sistemom zaštite dece, podržanim snažnim zakonom. 

·        Sistemi, strukture i mehanizmi za implementaciju dečijih prava postoje u zemljama programa i vlade uključuju glasove OCD i dece u tim procesima.

2.   Opseg zadatka

Save the Children International na Kosovu traži lokalnu kompaniju za razvoj internet platforme koja će omogućiti učenje i angažovanje grupa predvođenih decom u procesima donošenja odluka za pitanja koja utiču na njih u svim programima (Kosovo, Moldavija, Makedonija, Ukrajina i Srbija). Cilj ove veb platforme je da se deci obezbedi prostor gde mogu da uče o pravima deteta i imaju pristup alatima i resursima kao što su istraživanje, vodiči o učešću dece i angažovanju dece u aktivnostima kampanje i aktivizam za stvari koje utiču na njih kao što su obrazovanje, zdravlje, životna sredina i klimatske promene. Platformu će takođe kontinuirano ažurirati Save the Children i partnerske organizacije novim informacijama, izveštajima i drugim relevantnim ispravkama u oblasti prava deteta u svim programskim zemljama.

 

 

3.     Očekivane isporuke

Veb lokacija projekta treba da sadrži različite odeljke, uključujući, ali ne ograničavajući se na sledeće:

·        Web hosting i registracija domena u periodu od dve godine. O imenu domena odlučuje kompanija u bliskoj saradnji sa SCIK-om.  

·        Skladištenje web stranice: minimum skladištenja od 13 GB 

·        Integracija alatki za Web analitiku za izdvajanje podataka iz uvida i korisničkog iskustva.

·       Web stranica je opremljena alatkama za pristupačnost radi lakšeg pristupa deci sa smetnjama u razvoju. 

·       Struktura Web stranice na sledeći način:   

·       Matična stranica na kojoj se objavljuju sve najnovije publikacije  o stranici koja pruža jasne informacije o ciljevima projekta i komponentama projekta.  

·       Odeljak o pravima deteta gde se kreativno prikazuju osnovne informacije o pravima deteta, uključujući kratku istoriju prava deteta i Save the Cildren u unapređivanju prava deteta na globalnom nivou od njenog osnivanja 1919.  

·       Odeljak za Blog, gde SCIK i partner mogu da dele novinske članke o pravima deteta, angažovanju dece u donošenju odluka i uspešnim pričama dece iz grupa koje vode deca.

·       Odeljak resursa gde su svi nedavni izveštaji, podaci, vodiči, resursi dečjeg aktivizma i drugi informativni materijali o učešću dece proizvedeni od strane Save the Children i drugih agencija za prava deteta.

·       Stranica "Kontaktirajte nas" koja sadrži SCIK adresu i kontakt podatke, kao i integrisanu mapu koja prikazuje grupe koje podržavaju decu kroz njen program. 

Ostale očekivane isporuke uključuju: 

·        Osigurati bezbednost korišćene komunikacione tehnologije - prolazeći kroz WSS (WebSocket Secure)

·        Jezici veb sajta: Veb sajt je razvijen na engleskom jeziku. 

·        Dizajn veb sajta. Interfejs platforme treba da bude jednostavan ali pametan, vizuelno i estetski privlačan, prilagođen korisniku, samoobjašnjiv, lak za navigaciju. Veb dizajn bi trebalo da reaguje na dobro prikazivanje na mobilnim uređajima.

·        Administracija platforme. To bi trebalo da bude lako za administraciju. Imenovani radnik SCIK-a treba da se obuči za administraciju portala nakon njegovog razvoja.   

·        Vlasništvo i upravljanje platformom. Administrator koga imenuje SCIK treba da bude u mogućnosti da dodaje ili menja sadržaj, dodaje ili menja ovlašćene korisnike po potrebi kako bi ispunio operativne zahteve.

·        Ciljna publika: platforma je prvenstveno namenjena deci iz grupa predvođenih decom koje podržava Save the Children, i partnerskim organizacijama koje rade u dečjim pravima. 

·        Autorsko pravo. Svi materijali proizvedeni u delokrugu ovog zadatka (uključujući slike, video zapise, tekst itd.) su autorska prava SCIK-a. Nijedan deo ne može biti reprodukovan, kopiran, prenet u bilo kom obliku ili na bilo koji način (elektronski, mehanički ili grafički) bez prethodne pismene dozvole SCIK-a.

·        Vidljivost. Logotipi Save the Children i donator projekta treba da su vidljivi na veb platformi.

 

4.  Trajanje konsultacija i vremenski okvir

 Obavezna isporuka treba da bude završena do oktobra, 30. oktobra 2021.

.Potrebne kvalifikacije

Preduzeće mora posedovati sledeće kvalifikacije:  

  • Dokazano iskustvo u isporuci projekata u razvoju softvera gde su konsultantske kuće/pojedinci bili direktno odgovorni za razvoj softvera, specifikaciju softverskih zahteva, obuku i primenu.
  • Dokazano iskustvo u razvoju softvera pomoću WordPress-a, Square Space-a, Wix-a. 
  • Dokazano iskustvo u instalaciji, primeni i administraciji platforme Microsoft Windows Server; Instalacija i upravljanje Uslugama Internet Information Service
  • Dokazano iskustvo u razvoju informacionih sistema 
  • Iskustvo u razvoju višeslojnih sistema
  • Dokazano iskustvo u razvoju Web Usluga za SOAP i REST WebAPI
  • Dokazana mogućnost dokumentovanja informacionih sistema, izvornog koda, pisanja korisničkih priručnika i druge tehničke dokumentacije
  •  Iskustvo u isporuci kompletnih softverskih rešenja za institucionalne klijente i na nacionalnom nivou
  • Dokazana sposobnost dizajniranja dinamičkih i statičnih izveštaja u Microsoft Business Intelligence Studiju, uključujući grafikone.
  • Mogućnost blagovremenog isporučivanja visokokvalitetnog proizvoda. 
  • Značajno iskustvo sa informacionim tehnologijama, uključujući identifikaciju i implementaciju softverskih funkcija.
  • Mogućnost lakog čitanja vizuelne prezentacije podataka, uključujući tabele i grafikone.

 

 

 

 

 

 

 

 

Smernice Save the Children-a za bezbednost dece :

Kao uslov za potpisivanje konsultantskog sporazuma, ekspert mora da potpiše Međunarodnu politiku čuvanja dece i pridržava se uslova i odredbi.

 

7.  Aplikacija

Molimo podnesite svoje ponude putem imejla, na temu: “Child Rights Web-platform” na: procurementkosovo@savethechildren.org.

Vaša ponuda treba da sadrži sledeće:

·        Ponudu o izgledu platforme, prezentaciji I njenim karakteristikama.

·        Primere prethodnog rada slične složenosti, uključujući najmanje dva kontakta za preporuke.

·        Finasijsku ponudu za izvođenje zadatka, ne uključujući PDV.

·        Kopije sertifikata preduzeća, fiskalnog sertifikata ili PDV sertifikata za kompanije.

 Rok za podnošenje aplikacija je: 05 oktobar 2021, u 16:00 časova.

1.     Kriterijumi za izbor

Ponude će biti ocenjivane u skladu sa kriterijumima evaluacije ispod:

Kriterijum

Težina

Maksimum bodova

Ponuda o izgledu platforme

40%

40

Primeri prethodnog rada slične složenosti (najmanje jedna preporuka za sličan rad)

10%

10

Podnosilac demonstrira aktivnosti ILI ima procese u organizaciji, u cilju poboljšanja održivosti. (npr. kancelarija bez upotrebe papira, zelena tehnologija u kancelarijama, politike, programi obuke)

10%

10

Finansijska ponuda

40%

40

Total

100%

100