Rishpallje: Ekspert tematik (edukimi gjitheperfshires)

Tuesday 6 October 2020

 

Rishpallje

Termat e referencës 

Ekspert tematik për ta mbështetur Grupin Punues në hartimin e Udhëzimit Administrativ për ofrimin e shërbimeve sociale, edukative, dhe shëndetësore për fëmijët me aftësi të kufizuara (sipas nenit 46 të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës), për nevojat e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale

               

1.    Informata

Save the Children është organizata jo-qeveritare lidere në botë për të drejtat e fëmijës. Ne punojmë në rreth 120 vende për të frymëzuar përparime drejt mënyrave se si bota i trajton fëmijët dhe për të arritur ndryshime të menjëhershme dhe të qëndrueshme në jetën e tyre.

 

Save the Children në Kosovë punon me anë të ndërhyrjeve direkte dhe krijimit të praktikave të mira; ngritjes së kapaciteteve të shoqërisë civile dhe bartësve të detyrave lokale për t'iu përgjigjur nevojave të fëmijëve. Ne gjithashtu avokojmë për legjislacion dhe politika që përfshijnë praktika gjithëpërfshirëse dhe që i kanë mekanizmat e duhur financiar për t’i mbështetur reagimet sistematike dhe në këtë mënyrë për të arritur ndryshime afatgjata pozitive për të gjithë fëmijët.

 

  1. Fushëveprimi i detyrës

 

Save the Children International në Kosovë është duke kërkuar një ekspert/konsulent tematik lokal për të ofruar shërbimet e mëposhtme:

 

·         Këshillon dhe mbështet Grupin Punues dhe Ekspertin Ligjor për strukturën dhe fushat që do të mbulohen nga udhëzimi administrativ që del nga ligji nr. 06/L-84 për Mbrojtjen e Fëmijës;

·         Mbështet Grupin Punues Qeveritar të ngarkuar me hartimin e Udhëzimeve Administrative, duke u bazuar në legjislacionin ne fuqi:

·         Ofron këshilla dhe ekspertizë tematike për Grupin Punues lidhur me Udhëzimin Administrativ ne fushen e mbrojtjes dhe të drejtave të fëmijës dhe shërbimet e fëmijëve me aftësi të kufizuara që ofrohen në Kosovë, duke përfshirë nivelet qendrore dhe lokale;

·         Analizon ndryshimet e propozuara në legjislacionin e Kosovës për mbrojtjen dhe të drejtat fëmijëve dhe shërbimet edukativo-arsimore, sociale, shëndetësore dhe familjare, me fokus të veçantë në Ligjin nr. 02 / L-17 për Shërbimet Sociale dhe Familjare dhe ligjet tjera ne fuqi

·         Jep konsulta në lidhje me të gjitha dokumentet, studimet, raportet, koncept-dokumentet paraprake të ofruara nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale; Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Ministria e Shëndetësisë;

·         Jep konsulta në lidhje me përvojën rajonale të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe praktikat më të mira të rajonit në fushën e shërbimeve edukativo-arsimore, mbrojtjes, të drejtave, shëndetetësisë dhe mirëqenies sociale;

·         Mbledhë informata nga QPS-të/punëtorët socialë, Ministritë e Linjës, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Zyra për Qeverisje të Mirë / Zyra e Kryeministrit, praktikuesit dhe ekspertët vendorë dhe ndërkombëtarë si dhe të gjithë akterët e tjerë (OJQ-të ndërkombëtare/vendore); për: (1) bashkepunim me organizata joqeveritare për të drejtat e fëmijës dhe ofrimin e shërbimeve për mbrojtjen e femijës; dhe (2)  ofrimin e shërbimeve sociale, edukativo-arsimore dhe shëndetësore për fëmijët me aftësi të kufizuara;

  • Pasqyron konsultimet me akterët kryesorë dhe publikun në përmbajtjen e aktit nënligjor.

 

  1. Kohëzgjatja e konsulencës dhe afati kohor

Eksperti/konsulenti tematik do të angazhohet për një periudhë maksimale deri në 15 ditë pune, ndërmjet 12 tetorit dhe 31 dhjetorit 2020. Të gjitha përgatitjet paraprake, analizat e të dhënave, takimet me përfaqësuesit e MPMS, Save the Children dhe palët e tjera, hartimin e udhëzimeve, si dhe konsultimet përfundimtare për produktin që duhet të dorëzohet, duhet të përfundojnë brenda afatit të caktuar.

 

4.    Kualifikimet e nevojshme

 

Eksperti / konsulenti tematik duhet t’i ketë kualifikimet e mëposhtme:

§  Diplomë universitare në fushën e shkencave shoqërore (punë sociale, psikologji, sociologji, politika publike, qeverisje lokale / qendrore, të drejta të njeriut etj.).

§  Përvojë të dëshmuar në fushat e të drejtat e fëmijës, mbrojtjen e fëmijës dhe shërbimet e organizatave jo qeveritare.

§  Përvojë të dëshmuar në hartimin e dokumenteve të fushës dhe kompleksitetit të ngjashëm.

§  Ekspertizë në hulumtimin dhe analizimin e legjislacionit vendor dhe rajonal, si dhe ndikimin e tyre në çështje të ngjashme.

§  Aftësi për të bërë prezantime vizuale të të dhënave (duke përfshirë tabela dhe grafikone të ngjashëm) për qëllime kuptueshmërie.

§  Aftësi për të prodhuar raporte të shkruara mirë, të lehta për lexuesit, duke demonstruar aftësi të shkëlqyera analitike dhe të komunikimit.

 

  1. Politika e Save the Children për Mbrojtjen e Fëmijës:

 

Si kusht për të hyrë në një marrëveshje konsulence, eksperti / konsulenti tematik duhet të nënshkruajë Politikën e Save the Children International për Mbrojtjen e Fëmijës dhe të respektoj qëllimet dhe kushtet e saj.

 

  1. Aplikimi

Ju lutemi dërgoni aplikacionin tuaj me e-mail tek scik@savethechildren.orgme titullin: “Konsulent tematik për UA neni 46– Ligji për Mbrojtjen e Fëmijës” deri më 08.10.2020 ora 16:00 CET.

Aplikacioni juaj duhet të përmbajë:

·         Curriculum Vitae (CV)

·         Një letër motivimi deri në 1 faqe që përshkruan interesin tuaj për të kryer punën siç përshkruhet në këto terma të referencës.

·         Oferta financiare në shumën bruto EUR (para çdo zbritjeje ligjore) për kryerjen e punës sipas ditëve dhe planit dinamik.

 

7.    Treguesit e performancës për vlerësimin e aplikacioneve

 

Treguesit e performancës për vlerësimin e aplikacioneve do të bazohen në kriteret e mëposhtme:

 

A)      KRITERET THEMELORE: Të gjithë aplikuesit duhet t’i përmbushin kriteret themelore për t’u marrë parasysh për vlerësim të mëtutjeshëm

Kriteret

Po/Jo

Aplikuesi është individ/kompani i/e regjistruar në Kosovë.

 

Aplikuesi dorëzon aplikacionin e plotë sipas termave të referencës

 

Oferta financiare e aplikuesit përcaktohet sipas specifikimit të kërkesës për kohëzgjatjen e Marrëveshjes së Shërbimit.

 

 

B)     KRITERET PËR KAPACITETE

 

Kriteret

Pikët maksimale

Aplikuesi është individ/kompani i/e respektuar me përvojë paraprake në punë të ngjashme dhe paraqet së paku një por jo më shumë se tri referenca për punë/angazhime të ngjashme.

20

Aplikuesi përmbush kushtet e përcaktuara për kualifikim sipas termave të referencës.

30

Pikët e përgjithshme

50

 

C)      KRITERET KOMERCIALE

 

Kriteret

Pikët maksimale

Oferta financiare e aplikuesit dëshmon një pozitë të favorshme financiare për Save the Children (ju lutem jepni çmimin më të mirë të mundshëm)

50

Pikët e përgjithshme

50

 

Të gjithë aplikuesit duhet t’i plotësojnë kriteret themelore për t’u marrë parasysh për vlerësim të mëtutjeshëm. Do të ndahen maksimumi 100 pikë, 50 në kriteret për KAPACITETE dhe 50 në kriteret KOMERCIALE.

Në rast të performancës jo të kënaqshme, Save the Children do të negociojë me aplikuesit e zgjedhur në mënyrë që puna/materialet të ndryshohen. Nëse puna nuk arrin t’i përmbushë pritjet, Marrëveshja e Shërbimit do të përfundojë përmes një letre njoftimi një muaj para përfundimit. Ndërkohë, Save the Children do të fillojë një përzgjedhje tjetër në mënyrë që të identifikojë individë/kompani të përshtatshme kandiduese