Rishpallje: Termat e Referencës/ Projektni zadatak

Tuesday 26 October 2021

 

Ri-shpallje: Termat e Referencës

Kompani/individ(ë) për zhvillim e pakos së të drejtave të fëmijëve

(Mjetet dhe praktikat e mira për Programet e të Drejtave të Fëmijëve dhe Mbrojtjen e Fëmijëve për OSHC-të partnere)

 

 

I. Historiku

Save the Children është organizata e pavarur lidere në botë për fëmijët. Ne punojmë në rreth 120 vende për të frymëzuar përparime drejt mënyrave se si bota i trajton fëmijët dhe për të arritur ndryshime të menjëhershme dhe të qëndrueshme në jetën e tyre.

Save the Children në Kosovë (SciK) punon për ndërhyrje të drejtpërdrejta dhe në vendosjen e praktikave të mira, ngritjen e kapaciteteve të shoqërisë civile dhe bartësve lokalë të detyrave për t’iu përgjigjur nevojave të fëmijëve. Ne gjithashtu avokojmë për legjislacion dhe politika që do të përfshijnë praktika gjithpërfshirëse dhe do të kenë mekanizmat e duhur financiar për t’i mbështetur reagimet sistematike dhe në këtë mënyrë për të arritur ndryshime afatgjata pozitive për të gjithë fëmijët.

 

II. Informata të përgjithshme rreth projektit

Projekti “Fuqizimi Rajonal i OSHC-ve 2017-2021”, i zbatuar nga Save the Children në Kosovë dhe i financuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA) synon të sigurojë mbrojtjen e fëmijëve përmes themelimit të sistemeve përgjegjëse për Mbrojtjen e Fëmijëve (MF) dhe mbështetjen e sistemeve e mekanizmave të Qeverisjes së të Drejtave të Fëmijëve (QDF) që do të themelohen në rajon. Këto përpjekje reflektohen në objektivat kryesorë të projektit: 

•                 Fëmijët në Kosovë mbrohen nga një sistem i fuqishëm, i qëndrueshëm i kujdesit dhe mbrojtjes së fëmijëve të mbështetur përmes një legjislacioni të fuqishëm kundër Ndëshkimit Fizik dhe Nënçmues (NFN).

•                 OSHC-të lokale, fëmijët dhe akterët e tjerë punojnë dhe marrin pjesë në përmirësimin e sistemeve për realizimin e të drejtave të fëmijëve.

 

III. Objektivi

Programi i të Drejtave të Fëmijëve është një qasje që përdoret nga Save the Children dhe organizatat e saj partnere të të drejtave të fëmijëve për të siguruar që aktivitetet e tyre janë të bazuara në agjendën për të drejtat e fëmijëve dhe që vazhdimisht e shtyejnë atë përpara. Ajo nënkupton përdorimin e parimeve të të drejtave të fëmijëve për t’i planifikuar, zbatuar dhe monitoruar programet me qëllimin e përgjithshëm të përmirësimit të pozitës së fëmijëve në mënyrë që të gjithë fëmijët – pa marrë parasysh se kush janë – të mund t’i gëzojnë të drejtat e tyre dhe të jetojnë në shoqëri që i njohin dhe i respektojnë të drejtat e tyre.

Qasjet e bazuara në të drejta mbështeten në parimet dhe standardet e të drejtave themelore të njeriut. Programi i të Drejtave të Fëmijëve (PDF) bazohet në këto dhe në parimet e përgjithshme të Konventës së OKB-së për të Drejtat e Fëmijës (KOKBDF). Përveç kësaj, Save the Children si organizatë lidere për të drejtat e fëmijëve, ka zero tolerancë ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit të fëmijëve nga çdo përfaqësues i organizatës dhe akterëve. Poashtu, organizata është po aq e përkushtuar të bëjë gjithçka që mundet për ta shmangur lëndimin apo aksidentet e paqëllimshme të fëmijëve si rezultatet i ndonjë prej aktiviteteve të projekteve.

Kjo reflektohet qartë në kuadër të Politikës së Save the Children për Mbrojtjen e Fëmijëve (MB). Për ta mbështetur këtë politikë, Save the Children ka zhvilluar një mori standardesh, procedurash, udhëzimesh dhe mjetesh. Në përputhje me këtë, Save the Children në Kosovë dëshiron ta zhvillojë një pako të të drejtave të fëmijëve që ofron informata të qarta dhe të vazhdueshme për zbatimin e programit të të drejtave të fëmijëve dhe standardeve të mbrojtjes së fëmijëve në praktikë.

Kjo pako synon të mbledhë, kontekstualizojë dhe nxisë praktika positive dhe kapacitetet e OSHC-ve partnere në programin dhe realizimin e të drejtave të fëmijëve për të sjellur ndryshim për fëmijët në Kosovë, Moldavi, Ukrainë, Maqedoni të Veriut dhe Serbi. Pakoja e të drejtave të fëmijëve duhet ta ndjekë strukturën e udhëzimeve, mjeteve dhe politikave që bazohen në Programin e Save the Children për të Drejtat e Fëmijëve (MDF). Qendra Burimore e Save the Children do të jetë baza kryesore e hulumtimit. Kompania/Individi konsulent i përzgjedhur do të mbështetet, sipas nevojës, me burime shtesë të hulumtimeve sekondare nga ekipi i Save the Children në Kosovë.

Pakoja e zhvilluar do ta ketë strukturën e mëposhtme:

-        Prezantimi i pakos (qëllimi, kush mund ta përdorë, si)

-        Programi i të Drejtave të Fëmijëve

o   Hyrje në MDF

o   Analiza e Situatës së të Drejtave të Fëmijëve

o   Programi/Cikli i MDF

§  Parimet udhëzuese të MDF

§  Planifikimi

§  Monitorimi, Vlerësimi, Mësimet dhe Komentet vlerësuese

§  Avokimi për të drejtat e fëmijëve

§  MDF në situata emergjente

-        Mbrojtja e fëmijëve

o   Vlerësimi dhe lehtësimi i riskut

o   Hartimi/Përforcimi i politikës dhe procedurave të mbrojtjes së fëmijëve

o   Përpilimi i planit dhe strukturës operative të MF

o   Përdorimi i standardeve të pjesëmarrjes së sigurt të fëmijëve

o   MF në komunikimin dhe mediat online

-        Përfundimi  

IV. Metodologjia

Kompania/Individi(ët) e/i përzgjedhur do të bëjë hulumtim të analizës së të dhënave sekondare të udhëzimeve, raporteve, mjeteve dhe procedurave të hartuara në programin e të drejtave të fëmijëve dhe mbrojtjes së fëmijëve dhe, duke e përdorur atë hulumtim, do ta zhvillojë pakon e të drejtave të fëmijëve në gjuhën angleze.

V. Detyrat, përgjegjësitë dhe afatet kohore

Detyra duhet të realizohet gjatë nëntorit dhe dhjetorit 2021. Detyra konsiderohet të jetë përfunduar kur të jetë realizuar detyra me cilësi të kënaqshme dhe të miratuar nga Save the Children.

Nr.

Detyrat

Ditët

Afati kohor i realizimit

1

Përgatitja dhe finalizimi i Fushëveprimit të Punës dhe hartimi i planit të veprimit për realizimin e detyrës

2 ditë pune

19/11/2021

2

Studimi i të dhënave sekondare për politikat, mjetet dhe procedurat e MDF dhe MF

4 ditë pune

26/11/2021

3

Zhvillimi dhe dorëzimi i pakos së të drejtave të fëmijëve

5 ditë pune

03/12/2021

4

Finalizimi i pakos dhe prezantimi i saj tek Save the Children

1 ditë

03/12/2021

 

Numri total i ditëve:

12 ditë pune

VI. Politika e Save the Children për Mbrojtjen e Fëmijëve

Si kusht për të hyrë në një marrëveshje konsulence, aplikuesi duhet të nënshkruajë Politikën e Save the Children International për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe t’i respektojë qëllimet dhe kushtet e saj.

VII. Shpërblimi /Termat e pagesës

SCiK do ta shpërblejë konsulentin/individin me tarifë ditore bruto (nga e cila do të ndalen dhe paguhen tatimet në të ardhura dhe kontributi pensional, bazuar në Ligjin e Kosovës) ose/dhe me shumë pa TVSH për kompani. SCiK do ta kryejë pagesën nëpërmjet transferit bankar në llogarinë bankare pas përfundimit të detyrës dhe dorëzimit të listës së ditëve të punës/faturës së plotësuar.

VIII. Profili i kompanisë/individit(ëve)

Kompania/Individi(ët) duhet t’i kenë shkathtësitë dhe njohuritë esenciale si më poshtë:

·        Diplomë Master në një Shkencë Sociale përkatëse, Studime zhvillimore ose në një fushë tjetër relevante. PhD do të jetë përparësi shtesë.

·        Njohuri të gjera për zhvillimet globale në fushën e të drejtave të njeriut, mbrojtjen e fëmijëve, qeverisjen e të drejtave të fëmijëve, avokimin për politika dhe për punën e Organizatave të Shoqërisë Civile do të jetë përparësi shtesë;

·        Njohuri të dëshmuar për kontekstin e fushave të targetuara të projektit

·        Shkathtësi të shkëlqyeshme analitike, hulumtuese, të shkrimit dhe të komunikimit;

·        Performanca e kaluar: Aplikuesit duhet të dëshmojnë që kanë përvojë të mjaftueshme në detyra të ngjashme me punën për të cilën janë duke ofertuar sa i përket fushëveprimit dhe kompleksitetit, dhe përvojë të dëshmuar në realizimin e detyrave hulumtuese

·        Komunikim të rrjedhshëm (të shkruar dhe të folur) në gjuhën angleze.

IX. Aplikimi

Kompanitë/Kandidatët e interesuar ftohen të aplikohen duke e dërguar aplikimin e tyre jo më vonë se 11 nentor 2021 në ora 16:30 në adresën procurementkosovo@savethechildren.org me titullin: Pakoja e të Drejtave të Fëmijëve (Child Rights Package)

a.      Propozimi teknik duhet t’i ketë këto hollësi: Përshkrimin e detyrës dhe aktiviteteve të saj, Metodologjinë dhe qasjen që do të përdoret, Planin e punës me afat të qartë kohor, Përshkrimin e ekipit që do ta kryejë punën, me CV për stafin kryesor dhe rolet e specifikuara në mënyrë të qartë për çdo pjesëtar të ekipit (nëse ka)

b.      Propozimi financiar për çdo ditë pune duke përfshirë ofertën në shumë neto pa TVSH dhe pas zbritjes së të gjitha detyrimeve ligjore në vendin e origjinës;

c.     Curriculum Vitae.

d.      Certifikata e Biznesit (për Kompanitë)

 

___________
 

Projektni zadatak (na engleskom Terms of Reference)

Kompanija/pojedinac (pojedinci) za izradu paketa prava deteta

(Alatke i dobre prakse za programiranje prava deteta i zaštitu dece za partnerske OCD)

 

I. Uvod  

Save the Children je vodeća svetska nezavisna organizacija za decu. Radimo u oko 120 zemalja kako bismo inspirisali otkrića u načinu na koji se svet odnosi prema deci i postigli trenutne i trajne promene u njihovim životima.

Save the Children na Kosovu radi na direktnim intervencijama i uspostavljanju dobrih praksi, izgradnji kapaciteta civilnog društva i lokalnih nosilaca dužnosti da odgovore na potrebe dece. Takođe se zalažemo za zakonodavstvo i politike koje će uključiti inkluzivne prakse i imati odgovarajuće finansijske mehanizme za podršku sistemskim odgovorima i na taj način postići dugotrajne pozitivne promene za svu decu.

II. Opšte informacije o projektu

Projekat „Jačanje OCD na Kosovu 2017-2021“, koji sprovodi Save the Children na Kosovu a finansira Švedska agencija za međunarodni razvoj i saradnju (SIDA) ima za cilj da obezbedi zaštitu dece kroz uspostavljanje odgovarajućih sistema zaštite dece (CP) i podršku pravima deteta u vidu Sistema i mehanizama upravljanja (CRG) koje treba uspostaviti. Ovi napori se ogledaju u glavnim ciljevima projekta: 

•                 Deca na Kosovu su zaštićena snažnim, otpornim i brižnim sistemom zaštite dece podržanim snažnim zakonodavstvom protiv fizičkog i ponižavajućeg kažnjavanja (PHP).

•                 Lokalne OCD, deca i druge zainteresovane strane rade i učestvuju u poboljšanju sistema za ostvarivanje prava dece. 

III. Cilj  

Programiranje prava deteta je pristup koji koriste Save the Children i njihove partnerske organizacije za prava deteta kako bi se osiguralo da su njihove aktivnosti zasnovane na i da stalno podstiču ka napred agendu za prava deteta. To znači korišćenje principa prava deteta za planiranje, sprovođenje i praćenje programa sa opštim ciljem poboljšanja položaja dece tako da sva deca – bez obzira ko su – mogu u potpunosti da uživaju svoja prava i žive u društvima koja priznaju i poštuju njihova prava. prava.

Pristupi zasnovani na pravima zasnovani su na osnovnim principima i standardima ljudskih prava. Programiranje prava deteta (CRP) oslanja se na ove i na opšte principe Konvencije UN o pravima deteta (UNCRC). Štaviše, Save the Children kao vodeća organizacija za prava deteta, ima nultu toleranciju prema zlostavljanju i eksploataciji dece od strane bilo kog predstavnika i zainteresovanih strana organizacije. Pored toga, organizacija je podjednako posvećena da učini sve što je u njenoj moći da izbegne nenamernu štetu ili nesreće za decu kao rezultat bilo koje od svojih projektnih aktivnosti.

Ovo je kristalizovano u Politici zaštite dece (CSG) Save the Children. Kao podršku ovoj politici, Save the Children je razvio skup standarda, procedura i uputstava i alata. U skladu sa ovim, Save the Children na Kosovu želi da razvije paket prava deteta koji pruža jasne i dosledne informacije o primeni programa za prava deteta i standarda zaštite dece u praksi.

Ovaj paket ima za cilj da prikupi, kontekstualizuje i usađuje pozitivne prakse i kapacitete partnera OCD u programiranju i pružanju prava deteta kako bi se uticalo na promene za decu na Kosovu, u Moldaviji, Ukrajini, Severnoj Makedoniji i Srbiji. Paket prava deteta treba da prati strukturu smernica, alata i politika koje su zasnovane na programu Save the Children's Program za prava deteta (CRP). Resursni centar Save the Children biće glavna osnova istraživanja. Izabrana kompanija/individualni konsultant će po potrebi biti podržani dodatnim izvorima sekundarnog istraživanja iz tima Save the Children na Kosovu.

Razvijeni paket će uključivati sledeću strukturu:

-        Upoznavanje sa paketom (namena, ko može da ga koristi, kako)

-        Programiranje prava deteta

o   Uvod u CRP

o   Analiza stanja prava deteta

o   CRP programiranje/ciklus

§  Vodeći principi CRP-a

§  Planiranje

§  Praćenje, evaluacija, učenje i povratne informacije

§  Zastupanje prava deteta

§  CRP u hitnim slučajevima

-        Zaštita dece  

o   Procena i ublažavanje rizika

o   Razvoj/Jačanje politike i procedura zaštite dece

o   Uspostavljanje CSG plana i operativne strukture

o   Usvajanje standarda bezbednog učešća dece

o   CSG u onlajn komunikaciji i medijima

-        Zaključak

IV. Metodologija

Izabrana kompanija/pojedinac (pojedinci) će sprovesti istraživanje sekundarne analize podataka razvijenih smernica, izveštaja, alata i procedura u programiranju prava deteta i zaštiti dece i koristeći to istraživanje za razvoj paketa prava deteta na engleskom jeziku.

V. Zadaci, odgovornosti i vremenski okvir

Zadatak se mora izvršiti tokom novembra i decembra 2021. Zadatak se smatra konačnim nakon što zadatak bude isporučen u zadovoljavajućem kvalitetu i odobren od strane Save the Children.

Br.

Zadaci

Dana

Vremenski okvir za realizaciju

1

Priprema i finalizacija delokruga rada i izrada akcionog plana za sprovođenje zadatka

2 radna dana

10/11/2021

2

Istraživanje sekundarnih podataka o CRP i CSG politikama, alatima i procedurama

4 radnih dana

12/11/2021

3

Izrada i podnošenje paketa za prava deteta  

5 radnih dana

22/11/2021

4

Kompletiranje paketa i prezentacija za Save the Children

1 dan

26/11/2021

 

Ukupna broj dana:

12 radnih dana

VI. Save the Children Politika za zaštitu dece

Kao uslov za zaključivanje konsultantskog ugovora, ekspert/kompanija moraju potpisati Save the Children International Politiku za zaštitu dece i pridržavati se njenih odredbi i uslova.

VII. Naknada /Uslovi plaćanja

SCiK će isplatiti nadoknadu konsultantu/pojedincu na osnovu dnevne bruto zarade (od koje će se zadržavati i plaćati porez na dohodak i penzijski doprinos, na osnovu zakona Kosova) ili/i u iznosu bez PDV-a u slučaju kompanije. SCiK će izvršiti uplatu putem bankovnog transfera na bankovni račun po završetku dodele i podnošenju popunjenog radnog lista/fakture.

VIII. Profil kompanije/pojedinca (pojedinaca)

Kompanija/pojedinac (pojedinci) treba da poseduje sledeće osnovne veštine i znanja:

·        Magistarska diploma iz relevantnih društvenih nauka, studija razvoja ili bilo koje druge relevantne oblasti. Doktorat će biti dodatna prednost.

·        Opsežno poznavanje globalne razvojne arene u oblasti ljudskih prava, zaštite dece, upravljanja pravima deteta, zagovaranja politika i rada Organizacije civilnog društva biće dodatna prednost;

·        Demonstrirano poznavanje konteksta u ciljanim oblastima projekta

·        Odlične analitičke, istraživačke, pismene i komunikacione veštine;

·        Raniji učinak: Kandidati moraju dokazati da imaju dovoljno iskustva u poslovima uporedivim sa poslom za koji konkurišu u smislu obima i složenosti i dokazanog iskustva u obavljanju istraživačkih zadataka

·        Iskazana tečnost u komunikaciji (u pisanoj i usmenoj formi) na engleskom jeziku.

IX. Apliciranje

Zainteresovane kompanije/kandidati mogu da se prijave slanjem aplikacije/prijave najkasnije do 11 novembra 2021 do 16:30 na adresu procurementkosovo@savethechildren.org.na naslovom: Child Rights Package

a.      Tehnički predlog treba da sadrži sledeće detalje: Razumevanje zadatka i njegovih zadataka, Metodologiju i pristup koji će se koristiti, Operativni plan sa jasnim vremenskim okvirom, Nacrt tima koji će realizovati posao, sa biografijom za ključno osoblje i jasno definisanim ulogama za svakog člana tima (ako postoji);

b.      Finansijski predlog za svaki radni dan uključujući ponudu u neto iznosu bez PDV-a i nakon svih zakonskih odbitaka iz zemlje porekla;

c.     Biografija to jest CV.

d.      Poslovni sertifikat (za kompanije)