Save the Children in Kosovo Holds the First Partner Meeting for Year 2018

Thursday 5 April 2018

Save the Children in Kosovo held its first two-day local partner meeting for the year 2018. Representatives from the 22 Save the Children partner organizations were present in the meeting.

 

During this two day meeting, the partners had the opportunity to learn, discuss, and get a better understanding of our new organizational structure, our geographical focus in Kosovo, communication chain and flow between partners and Save the Children. They also had the opportunity to attend a refresher session on our Child Safeguarding Policy, and get informed on the narrative and financial reporting formats with a focus on the reporting procedures for planning and monitoring processes for various events and activities.

 

The second day provided hands-on knowledge with regards to reporting procedures and the non-governmental organizations' obligations to the Tax Administration of Kosovo. Representatives from the Tax Administriation of Kosovo provided detailed information on the wages and pension contributions tax, rent tax, the VAT - refund of VAT, corporate tax, as well as on reporting purchases.

   

Save the Children works with local partners in Kosovo to strengthen their capacities to safeguard user interests at the service delivery level, and to represent the marginalized groups in planning and monitoring processes, while promoting and advocating for pro-child and pro-youth policies.

________________

Save the Children në Kosovë mbajti takimin e parë dy-ditor me partnerët vendorë për vitin 2018. Të pranishëm në këtë takim ishin përfaqësues nga 22 organizata partnere të Save the Children në Kosovë.

Gjatë këtij takimi dy-ditor, partnerët patën mundësinë të mësojnë, diskutojnë, dhe të kuptojnë më mirë strukturën tonë të re organizative, fokusin tonë gjeografik në Kosovë, si dhe zinxhirin e komunikimit midis partnerëve dhe Save the Children. Poashtu ata patën rastin të ndjekin një sesion rifreskues mbi Politikën tonë për Mbrojtjen e Fëmijëve, si dhe të informohen mbi formatet e raportimit narrativ dhe financiar, duke u fokusuar në procedurat e raportimit të planifikimit dhe monitorimit të proceseve të ngjarjeve dhe aktiviteteve të ndryshme.

Dita e dytë ofroi më shumë njohuri në lidhje me procedurat e raportimit dhe obligimet e OJQ-ve ndaj Administratës Tatimore të Kosovës. Përfaqësues nga Administrata Tatimore e Kosovës informuan pjesëmarrësit rreth tatimit në paga dhe kontribute pensionale, rreth tatimit në qira, rreth TVSh-së dhe – Rimbursimit të TVSh-së, rrethtatimit në korporata, si dhe rreth procedurave të raportimit të blerjeve.

Save the Children punon me partnerë lokalë në Kosovë me synim të përforcimit të kapaciteteve të  tyre për t’i mbrojtur interesat e përdoruesve në nivelin e ofrimit të shërbimeve, dhe për të siguruar përfaqësimin e denjë të grupeve të margjinalizuara në proceset e planifikimit dhe monitorimit, duke promovuar dhe avokuar për politikat pro-fëmijë dhe pro-rini.