Save the Children ndihmon grupet më të cenuara nga COVID-19

Monday 28 September 2020

Prishtinë, 28 shtator 2020: Ndërsa beteja me COVID-19 po vazhdon,  zyra e Save the Children në Kosovë u del në ndihmë përfituesëve më të goditur nga pandemia e koronavirusit.

Save the Children sot ka filluar me shpërndarjen e pakove edukative dhe higjienike; si dhe tabletëve anembanë Kosovës me qëllim të ofrimit të mbështetjes ndaj fëmijëve nga grupet më të goditura nga pandemia e COVID-19. Duke parë nevojat në terren, Save the Children ka siguruar 250 tabletë elektronik për fëmijë me aftësi të kufizuar dhe fëmijë nga komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian për të ngritur qasjen e të gjithë fëmijëve në procesin arsimor duke i mbajtur të sigurt nga pandemia. Përveç kësaj, do të sigurohet qasje në internet për tre muaj për 68 familje si dhe mbështetje për 212 fëmijë me aftësi të kufizuar përmes ndarjes së pakove edukative si dhe atyre higjienike për 200 familje nga komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë.

Drejtori i zyrës vendore të Save the Children në Kosovë, z. Ahmet Kryeziu u shpreh “Jemi  shumë te  lumtur që ne si Save the Children po mbështesim fëmijët dhe familjet e tyre që janë prekur më së shumti  nga pandemia dhe përmes këtyre pakove,  po ndihmojmë ata për të vazhduar mësimin, në shkollaapo ne distance. . Situata ekzistuese pamundëson fëmijët që të kenë qasje në kujdes shëndetësor dhe ushqyerje të shëndetshme, ndikon që fëmijët të mos përvetësojnë njohuri të reja si dhe ndikon në varfërimin e mëtejmë por dhe në ekspozimin e tyre ndaj dhunës. Mbesim të përkushtuar që t’i ndihmojmë të gjithë fëmijët në forma të ndryshme që ata ta tejkalojnë më lehtë këtë situatë të krijuar si pasojë e pandemisë”.

Save the Children është organizatë ndërkombëtare e themeluar para më shumë se 100 vjetësh dhe punon në Kosovë e anëkënd botës me qëllim që çdo fëmije i sigurohet e drejta për mbijetesë, edukim dhe pjesëmarrje të barabartë në shoqëri.