Termat e Referencës

Wednesday 13 April 2022

 

Termat e Referencës

Kompani/ Individ për zhvillimin e një Strategjisë së Brendit

1.    Informata       

Save the Children është organizata kryesore botërore e pavarur për fëmijët. Ne punojmë në rreth 120 vende për të frymëzuar përparime në atë se si bota i trajton fëmijët dhe për të arritur ndryshime të menjëhershme dhe të qëndrueshme në jetën e tyre.

Save the Children në Kosovë punon me anë të ndërhyrjeve direkte dhe krijimit të praktikave të mira; ngritjes së kapaciteteve të shoqërisë civile dhe bartësve të detyrave lokale për t'iu përgjigjur nevojave të fëmijëve. Ne gjithashtu avokojmë për legjislacion dhe politika që përfshijnë praktika gjithëpërfshirëse dhe që i kanë mekanizmat e duhur financiar për t’i mbështetur reagimet sistematike dhe në këtë mënyrë për të arritur ndryshime afatgjata pozitive për të gjithë fëmijët.

Në vitin 2021, SC Kosova ka realizuar një hulumtim sa i përket brendit të saj brenda vendit për të kuptuar perceptimet e publikut për brendin duke i përfshirë edhe fushat tematike mbi të cilat Save the Children në Kosovë punon. Në lidhje me kontekstin e vendit (madhësia e vendit, skena konkurruese e OJQ-ve, historia e Save the Children, pozicioni në treg, etj.) hulumtimi i brendit lokal jep një pasqyrë të fuqisë së brendit së SC, identitetit të saj të brendit dhe rëndësisë së fushave të saj të punës për publikun e gjerë në nivel lokal dhe global. Bazuar në këto gjetje synohet të zhvillohet një Strategji e Brendit.

2.    Fushëveprimi i Angazhimit

Save the Children Kosova/o kërkon një individ/ekspert/kompani për të zhvilluar një strategji të brendit me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit për punën e saj, përmirësimit të reputacionit dhe besimit, fuqizimit të dallueshmërisë së identitetit të saj dhe rritjes së rëndësisë së saj në mesin e publikut të gjerë përmes komunikimit dhe sjelljes së saj duke i reflektuar vlerat thelbësore të organizatës.

Qëllimi i Strategjisë së Brendit është të analizojë pozicionimin e brendit të SC Kosova dhe njohurinë e publikut mbi të; të ndihmojë në formimin dhe komunikimin e vizionit dhe misionit të tij; të ndihmojë në maksimizimin e ndikimit të tij dhe potencialin për mbledhjen e fondeve dhe për t'u lidhur me audiencat e synuara në mënyrë më efektive; dhe të përkthejë elementët e brendit në plane dhe strategji për të hyrë në treg në nivel lokal dhe ndërkombëtar.

3.    Rezultatet e Pritshme

Rezultati apo puna nga ky angazhim do mbështesë krijimin e një Strategjie të Brendit për Save the Children në Kosovë. Për më tepër, si rezultat i këtij angazhimmi rezulatet e pritshme janë:

Analizimi i Raportit Hulumtues së Brendit i zhvilluar në vitin 2021 dhe rekomandimet e zhvilluara t’i dorëzohen SCK.

·         Shqyrtimi i udhëzimit ekzistuese të brendit global së SCI për të përcaktuar se duhet zbatuar ato në kontekstin vendor.

·         Zhvillimi dhe dorëzimi i së paku 3 koncepteve kreative për një strategji të plotë të brendit dhe marketingut që përcon thelbin e programeve të SCK te donatorët dhe audiencat e synuara.

·         Zhvillimi i 3 raundeve të plota rishikimesh, komentesh dhe ndryshimesh me ekipin e PDQ për të rënë dakord për opsionin më të mirë

·         Testimi i konceptit të zgjedhur në një seminar me stafin e SCK.

·         Prodhimi i 3 propozimeve për zbatimin e konceptit të zgjedhur.

·         Strategjia përfundimtare e brendit është rafinuar dhe dorëzuar në SCK.

·         Paraqitja e një plani të zbatimit me faza para stafit.

·         Zhvillimi i një sesioni trajnimi për stafin se si të projektohen më së miri: brendi, misioni, vizioni, vlerat dhe mandati në të gjitha platformat e komunikimit (të shkruar, të printuar ose dixhital).

4.    Kohëzgjatja e konsulencës dhe afati kohor

Angazhimi dhe produktet e kërkuara duhet të përfundojnë deri më 15 Qershor 2022.

5.    Kualifikimet e Nevojshme

Kompania duhet të ketë kualifikimet e mëposhtme:

·         Shkathtësi për të ofruar produkte të kualitetit të lartë në kohë;

·         Shkathtësi për të prodhuara të dhëna vizualisht të kuptueshme;

·         Shkathtësi hulumtuese dhe analitike.

·         Aftësia për të ofruar një produkt me cilësi të lartë në kohën e duhur;

·         Aftësia për të prodhuar një paraqitje vizuale të të dhënave të lehtë për t'u kuptuar duke përfshirë tabela dhe grafikë;

·         Ekspertizë dhe përvojë profesionale në zhvillimin e  strategjisë se brendit, komunikimit dhe/ose marketingut dhe zhvillimin kreativ për sektorin jofitimprurës.

·         Përvojë e dëshmuar dhe e matshme në rritjen e ndikimit apo angazhimit përmes prodhimit të materialeve të komunikimit dhe marketingut.

·         Kuptimi dhe analizimi i misionit të Save the Children, fushat tematike dhe kontekstit ndërkombëtar.

 

 6. Politika e Save the Children për Mbrojtjen e Fëmijëve:

Si kusht për të hyrë në një marrëveshje konsulence, eksperti duhet të nënshkruajë Politikën e Save the Children International për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe të respektojë qëllimet dhe kushtet e saj.

7. Aplikimi

Luteni të dorëzoni ofertën tuaj përmes procurementkosovo@savethechildren.org me subjektin: “Brand Strategy". 

8.Oferta juaj duhet të përfshij:

·         Propozim për dukjen e strategjise se brendit si dhe karakteristikat e saj;

·         Certifikata e Regjistrimit (vetëm për kompani);

·         Shembuj nga puna e kaluar e fushës së njëjtë, përfshirë edhe kontaktet e të paktën dy referencave;

·         Ofertën financiare për angazhimin, e cila nuk duhet të përfshijë TVSH.

Afati I fundit për dorësimin e Aplikimit tuaj është: 22 Prill 2022, në orën 16:30

9.Kriteret përzgjedhëse

Aplikimet do të vlerësohen duke u bazur në kriteret vlerësuese të përshkruara më poshtë:

Kriteri

Pesha

Pikët maksimale

Propozimi I dukjes së Strategjisë së Brendit

30%

30

Shembuj nga angazhimet e kaluara në fushën e njejtë

20%

20

Ofertuesi demonstron aktivitete OSE ka procese të vendosura brenda organizatës së tyre, që synojnë përmirësimin e qëndrueshmërisë. (P.sh. zyrat pa letra, teknologjia e gjelbër në zyra, politikat, programet e trajnimit, programet e komunikimit me komunitetin etj.).

10%

10

Oferta Financiare

40%

40

Totali

100%

100