Termat e Referencës

Wednesday 13 April 2022

 

 

Termat e Referencës

Kompani/ Individ për Ri-dizajnimin e Website Uebfaqes Ekzistuese së Save the Children në Kosovë

 

1.    Informata        

Save the Children është organizata kryesore botërore e pavarur për fëmijët. Ne punojmë në rreth 120 vende për të frymëzuar përparime në atë se si bota i trajton fëmijët dhe për të arritur ndryshime të menjëhershme dhe të qëndrueshme në jetën e tyre.

Save the Children në Kosovë punon me anë të ndërhyrjeve direkte dhe krijimit të praktikave të mira; ngritjes së kapaciteteve të shoqërisë civile dhe bartësve të detyrave lokale për t'iu përgjigjur nevojave të fëmijëve. Ne gjithashtu avokojmë për legjislacion dhe politika që përfshijnë praktika gjithëpërfshirëse dhe që i kanë mekanizmat e duhur financiar për t’i mbështetur reagimet sistematike dhe në këtë mënyrë për të arritur ndryshime afatgjata pozitive për të gjithë fëmijët.

Për të përmirësuar dhe zgjeruar ndërgjegësjmin e publikut mbi programet e saj, SC Kosova/o synon të ridizajnojë uebfaqen e saj ekzistuese në mënyrë që të pasqyrojë brendin, misionin, vizionin, vlerat dhe mandatin e organizatës sipas Udhëzimeve së Brandingut Global të Save the Children dhe Strategjisë së Brendit të Save the Children në Kosovë. Prandaj, SCK kërkon të ndryshojë/përditësojë përmbajtjen, strukturën, formatin dhe navigimin e  së saj për të përmirësuar performancën dhe për të tërhequr më shumë vizitorë.

2.    Fushëveprimi i Angazhimit

Save the Children International në Kosovë kërkon një individ/kompani për te ridizajnuar uebfaqen e saj ekzistuese me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit për punën e saj, përmirësimit të reputacionit dhe besimit, fuqizimit të dallueshmërisë së identitetit të saj dhe rritjes së rëndësisë së saj në mesin e publikut të gjerë përmes komunikimit dhe sjelljes së saj duke i reflektuar vlerat thelbësore të organizatës.

Qëllimi i  së ridizajnuar është të ndihmojë në komunikimin ose përcimin e misionit të SCK-së në mënyrë më efektive dhe për të arritur një audiencë më të gjerë. Për këtë, uebfaqja duhet të jetë e organizuar mirë dhe miqësore për fëmijët dhe përdoruesit, si dhe të ofrojë navigim të qartë. Uebfaqja gjithashtu do të përditësohet vazhdimisht nga Save the Children me informacione të reja dhe përditësime të tjera përkatëse për të shënuar momente të ndryshme historike gjatë punës së saj.

3.    Rezultatet e Pritshme

Puna e kryer e këtij angazhimi do mbështesë procesin e ridizajnimi të  ekzistuese së Save the Children në Kosovë. Për më tepër, si rezultat i këtij angazhimmi rezulatet e pritshme janë:

·      Dizajnimi i nje uebfaqeje miqësore për fëmijët dhe përdoruesit ku ku Mekanizmat për Mbrojtjen e Fëmijës janë lehtësisht të qasshme

Struktura e Uebsite:

o   Ballina (home) ku të gjtiha të rejat e fudnit janë përditësuara.

o   Rreth nesh që ofron informacion të qartë mbi Historinë e Save the Children; Bordi; ekipi; organizatat tona partnere dhe Lajmet dhe Njoftimet më të fundit.

o   Programet tona ofron informacion mbi fushat tematike që punon Save the Children Kosova/o, ku punon dhe informacione për projektet e saj.

o   Burimet/Librari ku publikohen të gjitha raportet e fundit, broshurat, videot, historitë/blogjet e suksesit dhe materiale të tjera të dukshme.

o   Na kontaktoni që përmban detajet e kontaktit, si dhe një hartë të integruar që tregon vendndodhjen/adresën e Save the Children Kosova/o.

 

·         Rezultatet e tjera të pritura:

·         Siguria teknologjisë së komunikimit (përdorimi I WSS (WebSocket Secure)

·         Gjuha e Uebfaqes (Web): Uebfaqja është krijuar për tri (3) gjuhë (Angleze, Shqipe dhe Serbe), me mundësi të insertimit të linqeve (vegzave).

·         Dizajni: Brendia e  duhet të jetë e thjeshtë, vizualisht dhe estetikisht tërheqës, navigim të thjeshtë. Dizajnimi i  duhet t’i përgjigjet edhe renderimit në telefona mobil.

·         Administrimi I Uebfaqes . Të jetë lehtësisht I administrueshëm. Një punonjës I caktuar nga SCK duhet të trajnohet në administrimin e uebfaqës pas krijimit të saj.

·         Pronësia dhe menaxhimi i uebfaqes . Administruesi duhet të ketë qasje në shtimin dhe apo ndryshimin e përmbajtjes, shtoj apo ndryshoj përdoruesit e autorizuar.

·         Audienca e synuar: Uebfaqja në parim targeton të rrituri, fëmijët, prindërit, ofruesit e kujdesit.

·         Copyright. Të gjitha materialet e zhvilluara Brenda kësaj konsulence / angazhimi (përfshirë fotografitë, videot, tekstin, etj.) janë në autorësi të SCK. Të njëjtat nuk mund re-prodhohen, kopijohen, transmetohen në asnjë formë (elektornike, mekanike, apo grafike) pa miratimin paraprak të SCK.

·         Vizibiliteti. Fonti, ngjyrat, fotografitë dhe logoja e Save the Children duhet të vendosen në përmbajtjen e krijuar sipas udhëzimeve të Brendit Global të Save the Children.

4.    Kohëzgjatja e konsulencës dhe afati kohor

Angazhimi dhe produktet e kërkuara duhet të përfundojnë deri më 30 Qershor 2022.

5.    Kualifikimet e Nevojshme

 

Kompania duhet të ketë kualifikimet e mëposhtme:

§  Përvojë të dëshmuar në zhvillimin e softverëve, kërkesat specifike të softverëve

§  Përvojë të dëshmuar në krijimin e softverëve përmes Square Space, Wix; dhe/ose WordPress.

§  Përvojë e dëshmuar në instalimin, vendosjen dhe administrimin e platformës Microsoft Ëindoës Server; Internet Information Services instalimi dhe menaxhimi;

§  Përvojë e dëshmuar në sistemet informative;

§  Përvojë në krijimin e sistemeve Multi-tier;

§  Përvojë e dëshmuar në krijimin e Web Services për SOAP dhe REST WebAPI;

§  Shkathtësi në dokumentimin e sistemeve, kodimin burimor, manualet e përdorimit dhe dokumentime tjera teknike;

§  Përvojë në kompletimin e zgjidhjeve softverike për klientelë institucionale dhe në nivel nacional;

§  Aftësi të dëshmuara për të dizajnuar raporte dinamike dhe statike në Microsoft Business Intelligence Studio përfshrië edhe grafe;

§  Shkathtësi për të ofruar produkte të kualitetit të lartë në kohë;

§  Përvojë në teknologjinë informative, përfshirë edhe identifikimin dhe implementimin e karakteristikave softverike;

§  Shkathtësi për të prodhuara të dhëna vizualisht të kuptueshme;

 

  1. Politika e Save the Children për Mbrojtjen e Fëmijëve:

Si kusht për të hyrë në një marrëveshje konsulence, eksperti duhet të nënshkruajë Politikën e Save the Children International për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe të respektojë qëllimet dhe kushtet e saj.

6.    Aplikimi

Luteni të dorëzoni ofertën tuaj përmes procurementkosovo@savethechildren.org me subjektin: Website Redesign.”

Oferta juaj duhet të përfshij:

·         Propozim për dukjen e web si dhe karakteristikat e saj;

·         Certifikata e Regjistrimit (vetëm për kompani).

·         Shembuj nga puna e kaluar e fushës së njëjtë, përfshirë edhe kontaktet e të paktën dy referencave;

·         Ofertën financiare për angazhimin, e cila nuk duhet të përfshijë TVSH.

Afati I fundit për dorësimin e Aplikimit tuaj është: 22 prill 2022, ne orën 16:30

7.    Kriteret përzgjedhëse

Aplikimet do të vlerësohen duke u bazur në kriteret vlerësuese të përshkruara më poshtë:

Kriteri

Pesha

Pikët maksimale

Propozimi I dukjes së Web

30%

30

Shembuj nga angazhimet e kaluara në fushën e njëjtë

20%

20

Ofertuesi demonstron aktivitete OSE ka procese të vendosura brenda organizatës së tyre, që synojnë përmirësimin e qëndrueshmërisë. (P.sh. zyrat pa letra, teknologjia e gjelbër në zyra, politikat, programet e trajnimit, programet e komunikimit me komunitetin etj.).

10%

10

Oferta Financiare

40%

40

Totali

100%

100