Termat e referencës: Dy (2) Mobilizues të Komunitetit

Wednesday 11 November 2020

 

Termat e Referencës

Dy (2) Mobilizues/e të Komunitetit për qendrat me bazë në komunitet mbi kujdesin, zhvillimin dhe edukimin në fëmijerinë e hershme

(fshatrat: Përlepnicë dhe Cërmjan)

        I.            Historiku

Save the Children në Kosovë (SCiK) në fushën e edukimit dhe arsimit, fokusohet në zhvillimin e kujdesit bazë në fëmijëri të hershme dhe në arsimin bazë. Deri më sot, SCiK ka bërë përpjekje të mëdha për të përmirësuar aspekte të ndryshme të sistemit të arsimit në Kosovë, fillimisht në cilësinë e praktikave gjithëpërfshirëse në institucione parashkollore, parafillore dhe fillore, dhe është një avokat i fuqishëm për promovimin e kujdesit, zhvillimit dhe edukimit në fëmijërinë e hershme (KZhFEH) në një aspekt më të gjerë dhe më gjithëpërfshirës.

      II.            Informata të përgjithshme për projektin

Përmirësimi i qasjes dhe cilësisë së kujdesit, zhvillimit dhe edukimit në fëmijëri të hershme- KZhEFH në Kosovëështë një projekt i financuar nga Save the Children Itali. Objektiva specifike e këtij projekti është përmirësimi i qasjes në shërbime cilësore që fuqizojnë zhvillimin gjithëpërfshirës të vajzave dhe djemve të moshës 0-5 vjeç përmes qendrave me bazë në komunitet në zonat rurale dhe për të mbështetur institucionet parashkollore. Projekti implementohet në Prizren, Pejë, Klinë, Junik, Gjakovë, Ferizaj, Mitrovicë, Gjilan dhe Prishtinë.

    III.            Objektiva

Përmes kësaj iniciative Save the Children synon të lehtësojë dhe të promovojë më tej modelin e ri me bazë në komunitet të shërbimeve KZhEFH në zonat rurale, për fëmijët që nuk kanë qasje në shërbimet ekzistuese. Objektiva e përgjithshme e këtij angazhimi është ndërlidhja me anëtarët e komunitetit në përgjithësi dhe me prindërit/kujdestarët e fëmijëve të moshës 0-5 vjec,  për të promovuar rëndësinë e shërbimeve të integruara dhe për të planifikuar dhe koordinuar ofrimin e shërbimeve në mes të ofruesve të shërbimeve edukative, shëndetësore dhe të mirëqenies sociale, me qëllim që të plotësohen nevojat e fëmijëve që jetojnë në fshatrat afër qendrave me bazë në komunitet në:

1.       Fshatin Përlepnicë, Gjilan, ShFMU “ Skënderbeu”

2.       Fshatin Cërmjan, Gjakovë, ShFMU Ali Hasi”

 

    IV.            Detyrat dhe përgjegjësitë

·         Promovimi e projektit në komunitet dhe krijimi i vetëdijesimit për kujdesin në fëmijëri të hershme, zhvillim dhe edukim, mbrojtje të fëmijëve dhe çështje të ndërlidhura me shëndet/higjienë/ushqim në mesin e anëtarëve të komunitetit

·         Identifikimi e fëmijëve të moshës 3-5 vjeç

·         Identifikimi, monitorimi dhe mbështetja e të gjitha aktiviteteve programore në terren, duke mbajtur takime të rregullta me prindër, shkolla dhe institucione vendore dhe ofrues të shërbimeve

·         Mbledhja e të dhënave të të gjithë përfituesve të arritur gjatë gjithë projektit

·         Kontribuon në mënyrë aktive në furnizimin e bibliotekës me materiale dhe mjete mësimore, organizon dhe mbikëqyr huazimin e këtyre materialeve nga prindërit/kujdestarët

·         Mbështet organizimin e sesoneve me prindër në bashkëpunim me edukatorët parashkollorë

·         Mbështet mësimdhënësit parashkollorë në përgatitjen e materialeve edukative

·         Komunikon rregullisht me prindër/kujdestarë dhe me komunitetin, dhe i mbështet ata në adresimin e çështjeve të shërbimeve të caktuara

·         Realizon vizita në shtëpi dhe i këshillon prindërit/kujdestarët për ZHKFH dhe u jep atyre informata për shërbimet në dispozicion për fëmijët me probleme shëndetësore dhe/ose sociale. 

      V.            Kualifikimet e kërkuara

·         Diploma e shkollës së mesme

·         Banor i komunitetit në lokacionin përkatës dhe njohës i gjuhës së shumicës së fëmijëve të cilët do të ndjekin institucionin parashkollor

·         Përvojë e dëshmuar në punën e komunitetit

·         Aftësi të mira ndër-personale dhe aftësi për punë ekipore

·         Njohje bazë e kompjuterit (interneti, email, word, excel)

    VI.            Fushëveprimi, afati kohor & pagesa /Kushtet e pagesës

Mobilizuesi i Komunitetit do të punojë 10 ditë në muaj me fëmijët dhe familjet e tyre në komunitet dhe Qendrat e ZHKFH me bazë në komunitet, që ndodhen në Përlepnicë dhe Cërmjan.

Mobilizuesi i komunitetit do të angazhohet gjatë periudhës janar 2021 deri më 30 qershor 2022

Pagesa për shërbimet do të bëhet për çdo muaj, pas dorëzimit të pasqyrës së vijueshmërisë dhe një raporti të kënaqshëm narrativ.

 

  VII.            Përgjegjësitë e “Save the Children”

·         Sigurimin e një plani pune për implementimin e detyrës së caktuar.

·         Ofrimin e trajnimeve të nevojshme.

·         Sigurimin e informatave për shërbimet e integruara KZhEFH.

·         Ofrimin e mbështetjes së përgjithshme në kryerjen e detyrave.

·         Mbulimin e shpenzimeve telefonike deri në shumën prej 15.00 euro në muaj.

Mobilizuesi i komunitetit, sipas detyrës, do t’i raportojë koordinatorit gjeografik të komunës përkatëse.

Kërkesat dhe udhëzimet për raportim do të sigurohen sipas formatit të përcaktuar për raportim nga SCiK.

Aplikimi:

Kandidatët e interesuar ftohen të dorëzojnë dokumentet vijuese për aplikim nëscik@savethechildren.org, jo më vonë se 25.11.2020 në ora 16:00.

a.       CV

b.       Letër motivimi

c.       Diploma e shkollës së mesme/Diploma e Universitetit