TERMAT E REFERENCËS/ TERMS OF REFERENCE

Thursday 7 October 2021

TERMAT E REFERENCËS

Inxhinier i ndërtimtarisë / Arkitekt për vlerësimin dhe mbikëqyrjen e strukturave arsimore

 

Save the Children International, zyra në Kosovë (që këtej e tutje: SCiK), si pjesë të prgramit të saj kërkon të nënshkruaj një Marrëveshje Kornize me një inxhinier të ndërtimtarise / arkitekt lokal (që këtej e tutje: Ofruesi i shërbimit) për të ofruar mbështetje teknike në vlerësimin dhe mbikëqyrjen e punimeve të rehabilitimit dhe rinovimit të strukturave arsimore.

Detyrat, përgjegjësitë dhe kohëzgjatja:

SCiK do të nënshkruaj një Marrëveshja Kornizë me ofruesin e shërbimit për periudhë dy (2) vjeçare. Gjatë kësaj periudhe, Ofruesi i Shërbimit pritet të angazhohet për jo më pak se 40 ditë dhe jo më shumë se 80 ditë pune. Raportet përfundimtare për detyrat duhet të dorëzohet jo më vonë se shtatë (7) ditë pas përfundimit të aktiviteteve të veçanta.

Ofruesi i shërbimeve kërkohet të ofrojë shërbime si në vijim:

¾     Vlerësimin e strukturave arsimore të përzgjedhura për rehabilitim dhe rinovim për të plotësuar kërkesat për ofrimin e shërbimeve të caktuara;

¾     Vlerësimin e nevojave për mobilje dhe pajisje brenda strukturave arsimore të përzgjedhura;

¾     Prodhimin e paramasës/parallogarisë për ndërhyrjet brenda strukturave arsimore të përzgjedhura;

¾     Mbikëqyrja dhe aprovimi/pranimi i punimeve të rehabilitimit dhe rinovimit;

¾     Përgatitja e raporteve përfundimtare për SCiK lidhur me aktivitete të caktuara në Urdhërin e Prokurimit.

Pagesa:

SCiK do ta paguajë ofruesin e shërbimit me një tarifë bruto ditore, prej së cilës do të zbritet tatimi në të ardhura dhe kontributi pensional, në bazë të Ligjit të Kosovës. Pagesa do të bëhet përmes transferit bankar brenda Kosovës.

SCiK do ta bëjë pagesën përmes transferit bankar në llogarinë bankare të ofruesit të shërbimit brenda shtatë (7) ditësh pune pas pranimit të raporteve dhe orarin e angazhimit nga ofruesi i shërbimit. Tarifa e ofruar (për ditë) duhet të përfshijë të gjitha shpenzimet e udhëtimit, komunikimit si dhe shpenzimeve tjera relevante.

Aplikimi:

Kandidatët e interesuar ftohen të aplikojnë duke dërguar aplikacionet e tyre me e-mail jo më vonë se 15.10.2021 në ora 23:59 tek procurementkosovo@savethechildren.org, me subjektin: Inxhinier i ndërtimtarisë / Arkitekt. Aplikimi duhet të përfshijë:

a.      Propozimi financiar përfshirë ofertën në vlerë bruto (para zbritjeve ligjore) për një ditë pune. Tarifa e ofruar do të përfshijë transportin për/nga lokacioni dhe shpenzimet e komunikimit.

b.      Curriculum Vitae.

c.      Tri referenca për punë të ngjashme.

d.      Një dokument i shkurtër që shpjegon shembuj të aktiviteteve që realizohen ose në zyrën e tyre, ose gjatë veprimeve të tyre për të përmirësuar qëndrueshmërinë mjedisore.

 

Kriteret e përzgjedhjes:

Aplikacionet do të vlerësohen duke marrë parasysh kriteret e vlerësimit siç përcaktohet më poshtë:

Kriteret

Pesha

Pikë maksimale

Kapacitetet teknike – Niveli i edukimit dhe përvoja e punës

20%

20

Përvoja e dëshmuar në punë të ngjashme (tri referenca për angazhime të ngjashme)

20%

20

Ofertuesi demonstron aktivitete OSE ka procese brenda organizatës së tyre, që synojnë përmirësimin e qëndrueshmërisë. (P.sh. zyrat pa letra, teknologjia e gjelbër në zyra, politikat, programet e trajnimit, programet e komunikimit me komunitetin, etj.).

10%

10

Oferta financiare

50%

50

Gjithsej

100%

100

 

____________

 

 

TERMS OF REFERENCE

Civil Engineer / Architectto evaluate and supervise rehabilitation and refurbishment of educational structures

 

Save the Children International, Country Office in Kosovo (hereafter: SCiK), as part of its program, is aiming to sign a Framework Agreement with a local Civil Engineer / Architect(hereafter: Service Provider) to provide technical support for conducting assessment and supervision for rehabilitation and refurbishment of educational structures.

 

Tasks, responsibilities and timeframe:

SCiK will sign a two-year Framework Agreement with the Service Provider. During this period, Service Provider is expected to be engaged for not less than 40 and not more than 80 working days. The final assignments reports should be delivered no later than seven (7) days after completion of certain assignments.

The Service Provider is required to deliver the services as specified below:

¾     Evaluate the selected educational structures for rehabilitation and refurbishment intervention to meet the requirements for provision of services;

¾     Assess the needs for additional furniture and equipment within selected educational structures;

¾     Produce Bill of Quantities for interventions within selected educational structures;

¾     Supervise and accept the rehabilitation and refurbishment interventions;

¾     Provide SCiK with a final report on the activities assigned through a Procurement Order.

Remuneration:

SCiK will remunerate the Service Provider on daily gross fee, from which the income taxes and pension contribution will be withheld and paid, based on Kosovo Law. Payment will be made through bank transfer within Kosovo.

SCiK will make the payment through bank transfer in Service Provider’s bank account within seven (7) working days upon receiving the Service Provider’s assignment report and timesheet. The offered fee (per day) shall include all travel, communication and other relevant expenses.

Application:

Interested candidates are welcome to apply by sending their application via e-mail no later than 15.10.2021 at 23:59 hours to procurementkosovo@savethechildren.org, with subject: Civil Engineer / Architect. The application should include:

a.      Financial proposal including offer in gross amount (before any legal deductions) for each working day. The offered fee should include transport to and from the location and communication expenses.

b.      Curriculum Vitae.

c.      Three references for similar work.

d.      A brief document explaining examples of activities they complete either in their office, or during their operations to improve environmental sustainability.

 

Selection Criteria

 Submissions will be evaluated in consideration of the evaluation criteria as stated below:

Criteria

Weight

Max. Point

Technical capacity - Level of education and working experience

20%

20

Proven experience of delivering similar work (three references for similar engagements)

20%

20

The bidder demonstrates activities OR has processes in place within their organization, aimed at improving sustainability.  (E.g. paperless offices, green technology in offices, policies, training programs, community outreach programs etc.).

10%

10

Financial offer

50%

50

Total

100%

100