Termat e references/ Projektni zadatak

Thursday 2 September 2021

Termat e Referencës

 Kompani / individ për fasilitimin, marrjen e shënimeve dhe raportim gjatë seminarit për rishikim përfundimtar për projektet "Forcimi i Organizatave Vendore të Shoqërisë Civile 2017-2021" dhe "Forcimi i Organizatave Rajonale të Shoqërisë Civile 2017-2021".

I.          HISTORIKU

Save the Children është organizata kryesore e pavarur në botë për fëmijët. Ne punojmë në rreth 120 vende për të nxitur progres në mënyrën se si bota i trajton fëmijët dhe për të arritur ndryshime të menjëhershme dhe të qëndrueshme në jetën e tyre.

Save the Children në Kosovë punon me anë të ndërhyrjeve të drejtpërdrejta dhe angazhohet në krijimin e praktikave të mira, ngritjen e kapaciteteve të shoqërisë civile dhe personave përgjegjës vendorë për t'iu përgjigjur nevojave të fëmijëve. Ne gjithashtu avokojmë për legjislacionin dhe politikat në mënyrë që ato të përfshijnë praktika gjithëpërfshirëse dhe të kenë mekanizma të përshtatshëm financiarë për t’i mbështetur përgjigjet sistemike dhe kështu të arrihen ndryshime pozitive afatgjata për të gjithë fëmijët.

Projektet "Forcimi i Organizatave Vendore të Shoqërisë Civile 2017-2021" dhe "Forcimi i Organizatave Rajonale të Shoqërisë Civile 2017-2021", financuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), synojnë forcimin e organizatave vendore dhe rajonale të shoqërisë civile dhe mbrojtjen e fëmijëve përmes krijimit të sistemeve fleksibile për Mbrojtjen e Fëmijëve (MF) dhe përmes mbështetjes së sistemeve dhe mekanizmave për Qeverisjen e të Drejtave të Fëmijëve (QDF).

II.          QËLLIMI I DETYRËS

Save the Children në Kosovë do të organizojë një seminar përfundimtar mësimor me organizatat partnere për të mbledhur dhe dokumentuar historinë e rezultateve/ndryshimeve më të rëndësishme dhe mësimeve kryesore, duke shqyrtuar rolin, kontributin dhe përfitimet e/për organizatat partnere. Procesi duhet të sigurojë respektimin e plotë të standardeve etike dhe atyre të mbrojtjes. Pjesëmarrësit e seminarit për rishikim përfundimtar do të jenë përfaqësues nga organizatat e lartpërmendura partnere vendore dhe rajonale të shoqërisë civile, stafi i SCI që është përfshirë në këtë program, afër 25 pjesëmarrës. Seminari për rishikim përfundimtar me organizatat partnere të OSHC-ve do të mbahet në javën e fundit të shtatorit, prej datë 27 shtator deri më 30 shtator. Seminari do të bazohet në diskutime.

Një seminar tjetër do të zhvillohet ndaras me fëmijët përfitues të programit, me rreth 10 pjesëmarrës.

Për këtëarsye, Save the Children në Kosovë po kërkon një kompani / individ për të fasilituar, mbajtur shënime dhe raportuar në gjuhën angleze gjatë seminareve të konsultimit përfundimtar, të cilat do të zhvillohen përmes një platforme virtuale gjë që mundëson që të kemi hapësirë të sigurt me sesione ndërveprimi në grupe dhe përkthim simultan.

III.          OBJEKTIVI I DETYRËS

Save the Children në Kosovë po kërkon shërbimet e një kompanie / individi si në vijim:

a)      Dy fasilitues: Fasilituesit do ta hartojnë strukturën dhe agjendën e dy (2) seminareve sipas një grupi pyetjesh nxitëse dhe një kornize të teorisë së ndryshimit (TeN) të programit /logjika e intervenimit (shih pjesën 4); do t’i fasilitojnë seminaret konsultative përfundimtare sipas pyetjeve kryesore të paraqitura më poshtë dhe temave të tjera përkatëse që mund të dalin nga takimi fillestar me kontraktorin; dhe do të shkruajnë një raport që i përmbledhë gjetjet e seminareve konsultative përfundimtare sipas shënimeve të mbajtësve të shënimeve. Për të parë ndarjen e detyrave në ditë të punës, shih pjesën 5.

b)      Dy mbajtës të shënimeve: Mbajtësit e shënimeve do të mbajnë shënime gjatë seminareve konsultative përfundimtare; dhe do t’i përpilojnë dhe dorëzojnë ato shënime te Save the Children në Kosovë. Për të parë ndarjen e detyrave në ditë të punës, shih pjesën 5.

 IV.          TEMAT DHE PYETJET PËR DISKUTIM

Seminaret konsultative përfundimtare do të bazohen në diskutime, ku organizatat vendore dhe rajonale partnere të shoqërisë civile ftohen që t’i rishikojnë, mbledhin dhe dokumentojnë rezultatet/arritjet dhe mësimet e nxjerra më të rëndësishme, Zhvillimi i Kapaciteteve Organizative - OCD, dhe veprimet prioritare që rrjedhin nga projektet e tyre. Fëmijët përfitues të programit do të ftohen në një seminar të veçantë për të diskutuar për ndikimin, mësimet e nxjerra dhe temat prioritare mbi të drejtat e fëmijëve dhe mbrojtjen e fëmijëve që kanë ndikuar në pozicionimin e tyre në shoqërinë civile gjatë kohëzgjatjes së programit dhe më gjerë. Seminaret do të mundësojnë që pjesëmarrësit të mësojnë nga njëri-tjetri gjë që mund të lehtësojë tutje ngritjen e kapaciteteve.

Seminaret përfundimtare me organizatat partnere (dhe fëmijët) do të identifikojnë dhe konsolidojnë rezultatet/ndryshimet dhe mësimet më të rëndësishme (për programin, organizatat partnere dhe fëmijët), nxitësit kryesorë për suksesin ose mossuksesin në forcimin e kapaciteteve të organizatave partnere, në situatën e fëmijëve, efektivitetin, efikasitetin, qëndrueshmërinë dhe rëndësinë e programit, dhe me këtë rast të identifikohen edhe ndryshimet më të rëndësishme (programore ose operacionale) që kanë çuar në Rezultate dhe ndryshime cilësore gjatë periudhës pesëvjeçare të programit. Raporti përfundimtar do të përpilohet bazuar në përgjigjet e marra gjatë seminareve konsultative përfundimtare në pyetjet e mëposhtme nxitëse si në vijim:

·        A e ka arritur programi qëllimin dhe rezultatet e synuara?

·        Cilat janë ndryshimet dhe rezultatet më domethënëse? Për kë dhe pse?

·        Cili ishte roli dhe kontributi i partnerëve përkatës? (Organizatat e drejtuara nga gratë, organizatat e drejtuara nga fëmijët, rrjetet dhe të tjera) Roli i fëmijëve?

·        Cilat janë mësimet më të rëndësishme që janë nxjerrë gjatë kohëzgjatjes së programit? (për secilën organizatë) (programatike dhe operacionale)

·        Cilat metoda dhe mjete kanë rezultuar me ndikim më të madh?

·        Çfarë rëndësie ka përfundimi i programit për organizatën partnere?

·        Si do të vazhdojnë organizatat partnere t’i ruajnë rezultatet pozitive? Cilat janë parakushtet kryesore për këtë dhe si të arrihet kjo?

·        Cilat janë pikat e forta, mundësitë e reja dhe mësimet e nxjerra që organizatat partnere do t’i kenë parasysh në të ardhmen?

·        Cilat janë aktivitetet dhe veprimet e mundshme që duhet përfunduar?

Plotësimi i pyetjeve nxitëse është kornizë për diskutimin dhe dokumentimin e rezultateve dhe mësimeve përfundimtare që do të sigurojnë hapësirë për identifikimin dhe vërtetimin e rezultateve kryesore dhe ndryshimeve me organizatat partnere duke krahasuar fazën fillestare (''pikënisja'') dhe rezultatet/ ndryshimet të vërejtura gjatë vitit të fundit (2021) sipas TeN/logjikës së intervenimit gjatë shqyrtimit të dëshmive dhe cilësisë së rezultateve dhe mësimeve kryesore.

Pyetjet shtesë, dhe materiali tjetër përkatës i projektit, do të ndahen me aplikantët/et e suksesshëm pas nënshkrimit të kontratës.

 V.          AFATET KOHORE

Seminaret konsultative përfundimtare do të fasilitohen gjatë javës së fundit të shtatorit, prej datës 27 deri më 30 shtator, përmes platformës virtuale (kjo do të vendoset nga SCI dhe organizatat partnere). Përgatitja për seminarin do të bëhet paraprakisht, ndërsa shkrimi i raportit do të bëhet pas seminarit.

Mbajtësit e shënimeve duhet t'i ndajnë shënimet finale me Save the Children në Kosovë jo më vonë se tre (3) ditë pune pas seminareve. Fasilituesit duhet ta finalizojnë dhe dorëzojnë raportin përfundimtar në Save the Children në Kosovë jo më vonë se pesë (5) ditë pune pas përpunimit të shënimeve finale.

Nr

Detyrat kronologjike

Ditët e punës

Afati i Dorëzimit

1

Struktura dhe agjenda e seminarit

1 ditë për fasilitues

Deri më 24 Shtator

2

Fasilitimi i seminareve konsultative përfundimtare

3 ditë për fasilitues

27 - 29 shtator

3

Marrja e shënimeve gjatë seminarit të rishikimit përfundimtar

3 ditë për mbajtës të shënimeve

27 - 29 shtator

4

Përpilimi, modifikimi dhe përfundimi i shënimeve

1.5 ditë për mbajtës të shënimeve

Deri më 1 Tetor

5

Përmbledhja e raportit përfundimtar

1 ditë për mbajtës të shënimeve

Deri më 6 tetor

 

VI.          REZULTATET E PRITURA

Rezultatet e pritura të detyrës janë paraqitur si më poshtë:

1.      Seminar dy-ditor me organizatat partnere të shoqërisë civile

Seminaret konsultative përfundimtare duhet të fasilitohen sipas udhëzimeve të dhëna nga Save the Children në Kosovë dhe të jenë interaktive dhe të bazuara në diskutime. Çdo sllajd, agjendë ose dokumente të tjera mbështetëse të përdorura gjatë seminarit, duhet të ndahen me Save the Children në Kosovë paraprakisht dhe pastaj të  miratohen për përdorim.

2.      Seminar njëditor me fëmijë

Seminaret konsultative përfundimtare me fëmijët duhet të fasilitohen sipas standardeve etike dhe mbrojtëse të SCI të cilat jepen nga Save the Children në Kosovë dhe të jenë interaktive dhe të bazuara në diskutime. Çdo sllajd, agjendë ose dokumente të tjera mbështetëse të përdorura gjatë seminarit, duhet të ndahen me Save the Children në Kosovë paraprakisht dhe pastaj të  miratohen për përdorim.

3.      Një grup shënimesh të redaktuara dhe të finalizuara për mbajtës të shënimeve

Çdo mbajtës i shënimeve duhet të mbajë shënime gjatë gjithë seminareve dhe t’i kapë të gjitha të dhënat e ndara nga pjesëmarrësit. Më pas, secili mbajtës i shënimeve duhet t’a redaktojë dhe përfundojë grupin e tyre të shënimeve në mënyrë që ato të jenë të lexueshme dhe të kuptueshme. Shënimet duhet të organizohen sipas temave të agjendës së seminarit. Një grup shënimesh finale për mbajtës të shënimeve duhet të ndahen me Save the Children në Kosovë tre (3) ditë pune pas seminareve konsultative përfundimtare.

4.      Një raport përfundimtar që i përmbledhë gjetjet e seminareve konsultative përfundimtare

Fasilituesit duhet t’i rishikojnë shënimet finale dhe të përpilojnë një raport që i përmbledhë gjetjet kryesore sipas temave të agjendës së seminarit. Gjetjet duhet të ndërlidhen me temat dhe pyetjet e diskutimit gjatë seminareve. Shablloni i raportit do të ndahet me aplikantët. Raporti përfundimtar duhet të ndahet me Save the Children në Kosovë pesë (5) ditë pune pas marrjes së shënimeve finale dhe miratimit të tyre.

 

VII.          BUXHETI

Kompanitë / individët e interesuar duhet të paraqesin një buxhet të detajuar, ku përshkruajnë kostot e propozuara për këtë detyrë në valutën Euro (shuma bruto). Kompanitë duhet ta paraqesin ofertën e tyre pa TVSH. Buxheti i propozuar duhet t’i mbulojë të gjitha kostot e kësaj detyre.

VIII.          KUALIFIKIMET E KONSULENTIT / KOMPANISË

Aplikantët e interesuar për kryerjen e kësaj detyre duhet t’i kenë kualifikimet e mëposhtme:

¾     Njohuri e thellë dhe përvojë në kryerjen e konsultimeve / vlerësimeve përfundimtare të projekteve të ngjashme dhe planifikimit të programeve në shkallë të lartë me një numër të madh të organizatave partnere vendore dhe rajonale

¾     Fasilituesi/anëtarët e ekipit fasilitues duhet të kenë diplomë Master në njërën nga fushat në vijim: komunikim, shkenca shoqërore, administratë publike, studime joqeveritare, studime menaxheriale; të drejtat e njeriut, studime në fushën  e ekonomisë dhe politikave, studime zhvillimore dhe studimet ndërdisiplinore (preferohet niveli PhD).

¾     Aftësi të forta dhe të dëshmuara fasilitimi dhe përvojë e mëparshme në fasilitimin e seminareve interaktive dhe të bazuara në diskutime për të nxjerrë mësime për vlerësime

¾     Aftësi për të hartuar raporte të shkruara mirë, në format të përshtatshëm për lexuesit, me aftësi të shkëlqyera analitike dhe komunikuese në gjuhën angleze

¾     Njohje e shkëlqyer e gjuhës angleze dhe shqipe (në të shkruar / folur). Njohja e gjuhës serbe do të konsiderohej si përparësi;

¾     Aftësi për të hartuar raporte të shkruara mire dhe qartë, në format të përshtatshëm për lexuesit, me aftësi të shkëlqyera analitike.

IX.          POLITIKA E SAVE THE CHILDREN PËR MBROJTJEN E FËMIJËVE

Si kusht për të lidhur marrëveshje konsulence, kompania / individët duhet ta nënshkruajnë Politikën për Mbrojtje të Fëmijëve  të Save the Children International dhe t'i përmbahen termave dhe kushteve të saj.

X.          APLIKACIONI

Aplikantët e interesuar janë të ftuar të aplikojnë duke dërguar email në procurementkosovo@savethechildren.org, me titull "Seminaret Përfundimtare" duke i bashkangjitur dokumentet e mëposhtme, jo më vonë se me datën 16 shtator 2021, deri në orën 10:00 të mëngjesit CET:

1.      CV-t / portofolio i kompanisë; 

2.      Letra e motivimit, maksimum dy faqe, ku theksohet interesimi juaj për kryerjen e kësaj pune siç përshkruhet në këto Terma të Referencës;

3.      Përmbledhje ku përshkruhet metodologjia e propozuar për fasilitimin e seminarit (kjo kërkesë është vetëm për fasilituesit);

 4.      Shembull i vlerësimeve të mëparshme përfundimtare të kryera nga kompania / individët e propozuar (kjo kërkesë është vetëm për fasilituesit);

 5.      Buxheti i propozuar për kryerjen e detyrës në tërësi.

 ______

Projektni zadatak (na engleskom Terms of Reference)

 Za kompanije/ pojedince za omogućavanje, vođenje beležaka i izveštavanje tokom završne radionice za pregled „Jačanje lokalnih organizacija civilnog društva 2017-2021“ i „Regionalno jačanje organizacija civilnog društva 2017-2021“.

 I.          UVOD

Save the Children je vodeća svetska nezavisna organizacija za decu. Radimo u oko 120 zemalja kako bismo inspirisali otkrića u načinu na koji se svet odnosi prema deci i postigli trenutne i trajne promene u njihovim životima.

Save the Children na Kosovu radi na direktnim intervencijama i uspostavljanju dobre prakse, izgradnji kapaciteta civilnog društva i lokalnih nosilaca dužnosti da odgovore na potrebe dece. Takođe se zalažemo za zakonodavstvo i politike koje će uključivati inkluzivne prakse i imati odgovarajuće finansijske mehanizme za podršku sistemskim odgovorima i stoga postići dugotrajne pozitivne promene za svu decu.

Projekti „Jačanje lokalnih organizacija civilnog društva 2017-2021“ i „Regionalno jačanje organizacija civilnog društva 2017-2021“, koje finansira Švedska agencija za međunarodnu razvojnu saradnju (SIDA), imaju za cilj jačanje lokalnih i regionalnih organizacija civilnog društva i osiguranje zaštite dece kroz uspostavljanje odgovarajućih sistema zaštite dece (CP) i kroz podršku sistemima i mehanizmima za upravljanje pravima deteta (CRG).

II.          SVRHA ZADATKA

Save the Children na Kosovu će organizovati završnu radionicu o učenju sa partnerskim organizacijama radi prikupljanja i dokumentovanja istorijskog prikaza najznačajnijih ishoda/promena i ključnih saznanja, uz ispitivanje uloge, doprinosa i koristi za partnerske organizacije. Proces mora osigurati potpuno poštovanje etičkih i standarda zaštite. Učesnici završne radionice za pregled biće predstavnici gore navedenih lokalnih i regionalnih partnerskih organizacija civilnog društva, osoblje SCI uključeno u ovaj program sa približno 25 učesnika. Stvarna radionica pregleda krajnjih linija sa partnerskim organizacijama OCD-a će se održati u nedelji od 27. do 30. septembra. Radionica će biti zasnovana na diskusiji.

Još jedna zasebna radionica će se sprovesti sa decom korisnicom programa, sa približno 10 polaznika.

U tu svrhu, Save the Children na Kosovu traži kompaniju / pojedince  koji treba da olakšaju, vode beleške i izveštavaju na engleskom jeziku tokom završnih radionica za konsultacije, koje će se odvijati putem virtuelne platforme koja pruža siguran prostor za interaktivne sesije sa grupama i simultani prevod.

III.          CILJ OVOG ZADATKA

Save the Children na Kosovu traži usluge kompanije / pojedinaca kako bi obezbedili sledeće:

a)      Dva fasilitatora: Fasilitatori će osmisliti strukturu i dnevni red dve (2) radionice u skladu sa skupom podsticajnih pitanja i okvirom programske teorije promena (ToC)/logike intervencije (videti odeljak 4); omogućiti završne radionice za konsultacije u skladu sa dole navedenim ključnim pitanjima i drugim relevantnim temama koje mogu proizaći iz početnog sastanka sa izvođačem zadatka; i napisati izveštaj koji rezimira zaključke sa završnih radionica prema beleškama zapisničara. Za detalje o radnim danima pogledajte odeljak 5.

b)   Dva zapisničara: Zapisničari će voditi beleške tokom završnih radionica za konsultacije; i kasnije sastaviti i dostaviti te beleške za Save the Children na Kosovu. Za detalje o radnim danima pogledajte odeljak 5.

IV.          TEME ZA DISKUSIJU I PITANJA

Završne konsultativne radionice će biti radionice zasnovane na diskusijama, gde se lokalne i regionalne partnerske organizacije civilnog društva pozivaju da pregledaju, prikupe i dokumentuju najznačajnije rezultate/ishode i saznanja, Razvoj organizacionih kapaciteta - OCD, i prioritetne akcije koje proizilaze nakon završetka njihovih projekata. Deca korisnici programa biće pozvani na posebnu radionicu da prikupe i razgovaraju o najznačajnijem uticaju, naučenim lekcijama i prioritetnim temama o pravima deteta i dečijoj zaštiti koji su uticali na njihovo pozicioniranje u civilnom društvu tokom trajanja programa i nakon toga. Radionice će omogućiti ravnopravno učenje i mogu olakšati dalju izgradnju kapaciteta.

Završne radionice sa partnerskim organizacijama (i decom) identifikovaće i konsolidovati najznačajnije ishode/promene i saznanja (za program, partnerske organizacije i decu), ključne pokretače uspeha ili nazadovanja u jačanju kapaciteta partnerskih organizacija, situaciju za decu , efikasnost, efikasnost, održivost i relevantnost programa, te na tom putu identifikovati najrelevantnija prilagođavanja (programska ili operativna) koja su dovela do kvalitetnih ishoda i promena tokom petogodišnjeg programskog perioda. Konačni izveštaj biće sastavljen na osnovu odgovora dobijenih tokom završnih konsultativnih radionica proizašlih iz sledećih poticajnih pitanja:

·        Da li je program postigao željeni cilj i ishode?

·        Koje su najznačajnije promene i ishodi? Za koga i zašto?

·        Koja je bila uloga i doprinos određenih partnera? (Organizacije koje vode žene, organizacije koje vode deca, mreže i drugo) Uloga dece?

·        Koja su najvažnija učenja? (po vrsti organizacije) (programsko i operativno)

·        Koje metode i alati su ostavili najveći uticaj?

·        Šta završetak/odustajanje od programa znači za partnersku organizaciju?

·        Kako će partnerske organizacije održati pozitivne ishode? Koji su ključni preduslovi i kako do njih doći?

·        Koje su ključne prednosti, mogućnosti i lekcije koje će partnerske organizacije preuzeti?

·        Koje su moguće aktivnosti i radnje na čekanju koje moramo dovršiti?

 

Dopuna podsticajnih pitanja je okvir za diskusiju i dokumentovanje konačnih ishoda i učenja koji će pružiti prostor za identifikaciju i potvrdu ključnih ishoda i promena sa partnerskim organizacijama upoređivanjem osnovne linije („polazišta“) i ishoda/ promene uočene u završnoj godini (2021) prema ToC-u/logici intervencije tokom ispitivanja dokaza i kvaliteta ishoda i ključnih saznanja.

Dodatna pitanja i drugi relevantni projektni materijal će biti podeljeni sa uspešnim podnosiocem aplikacije nakon potpisivanja ugovora.

V.          VREMENSKI OKVIR

Konsultativne završne radionice liniji biće realizovane u periodu od 27. septembra do 30. septembra na virtuelnoj platformi (o čemu će odlučiti SCI i partnerske organizacije). Pripreme za radionicu će se obaviti unapred, a pisanje izveštaja će se obaviti kasnije.

Zapisničari moraju da podele finalne beleške sa Save the Children na Kosovu najkasnije tri (3) radna dana nakon radionica. Fasilitatori moraju finalizirati i dostaviti konačni izveštaj sa Save the Children na Kosovu najkasnije pet (5) radnih dana nakon obrade finalizovanih beleški.

Br

Hronološki red zadataka

Radnih dana

Vremenski okvir za realizaciju

1

Definisanje strukture & agenda

1 dan po fasilitatoru

Do 24 septembra

2

Omogućiti završne konsultativne radionice

3 dana po fasilitatoru

27 – 29 septembar

3

Vodite beleške tokom pregleda završne radionice

3 dana po zapisničaru

27 – 29 septembar

4

Sastaviti, urediti i dovršiti beleške

1.5 dana po zapisničaru

Do 01 oktobra

5

Rezime završnog izveštaja

1 dan po fasilitatoru

Do 06 oktobra

VI.          OČEKIVANI REZULTATI

Očekivani rezultati zadatka navedeni su u nastavku:

1.      Dvodnevna radionica sa partnerskim organizacijama civilnog društva

Konsultativne završne radionice moraju biti realizovane u skladu sa smernicama koje deli Save the Children na Kosovu i moraju biti interaktivne i zasnovane na diskusiji. Svi slajdovi, dnevni red ili drugi prateći dokumenti koji se koriste tokom radionice moraju se prethodno podeliti i odobriti od strane Save the Children na Kosovu.

2.      Jednodnevna radionica sa decom

Konsultativne završne radionice sa decom moraju biti sprovedene u skladu sa etičkim i zaštitnim standardima SCI koje deli Save the Children na Kosovu i moraju biti interaktivne i zasnovane na diskusiji. Svi slajdovi, dnevni red ili drugi prateći dokumenti koji se koriste tokom radionice moraju se prethodno podeliti i odobriti od strane Save the Children na Kosovu;

3.      Jedan skup uređenih i dovršenih beleški po angažovanom zapisničaru

Svaki zapisničar mora voditi beleške tokom cele radionice i zabeležiti sve doprinose koje razmenjuju učesnici. Nakon toga, svaki zapisničar mora urediti i dovršiti svoj skup beleški kako bi se osigurala čitljivost i sveobuhvatnost. Beleške moraju biti organizovane prema temama dnevnog reda radionice. Jedan set finalizovanih beleški po zapisničaru mora se podeliti sa Save the Children na Kosovu/tri (3) radna dana nakon završnih konsultativnih radionica.

4.      Jedan konačni izveštaj koji rezimira nalaze završnih konsultativnih radionica

Fasilitatori moraju pregledati završne beleške zapisničara i sastaviti izveštaj koji rezimira glavne nalaze prema temama dnevnog reda radionice. Nalazi se moraju odnositi na teme i pitanja diskusije na završnim konsultativnim radionicama. Predložak izveštaja će se deliti sa podnosiocima prijava. Konačni izveštaj mora se podeliti sa Save the Children na Kosovu i  to pet (5) radnih dana nakon prijema finalnih beleški i čekanja na odobrenje.

VII.          BUDŽET

Zainteresovane kompanije/pojedinci moraju dostaviti detaljan budžet, u kojem su navedeni predloženi troškovi za ovaj zadatak u evrima (bruto iznos). Kompanije moraju dostaviti svoju ponudu bez PDV-a. Predloženi budžet mora pokriti čitave troškove ovog zadatka.

VIII.          KVALIFIKACIJE KONSULTANTA / KOMPANIJE

Podnosioci aplikacije zainteresovani za obavljanje ove dužnosti moraju posedovati sledeće kvalifikacije:

¾     Temeljno razumevanje i iskustvo u sprovođenju krajnjih konsultacija / evaluacija sličnih projekata i izrade programa na velikom nivou sa velikim brojem lokalnih i regionalnih partnerskih organizacija

¾     Predloženi fasilitatori / ekipe fasilitatora treba da imaju master diplomu iz jedne od sledećih oblasti: komunikacije, društvene nauke, javna administracija, nevladine studije, menadžerske studije; studije ljudskih prava, ekonomije i politike, razvojne studije i interdisciplinarne studije (poželjno doktorat)

¾     Snažne i dokumentovane veštine fasilitatora i prethodno iskustvo koje omogućavaju interaktivne radionice i radionice zasnovane na diskusijama za generisanje učenja za evaluaciju

¾     Sposobnost izrade dobro napisanih izveštaja, u formatu prilagođenom čitaocima, pokazujući odlične analitičke i komunikacijske veštine na engleskom jeziku

¾     Odlično poznavanje engleskog i albanskog jezika (pisano/u govoru). Srpski predstavlja prednost;

¾     Sposobnost sastavljanja konciznih i dobro napisanih izveštaja, u formatu prilagođenom čitaocima, kojima se pokazuju odlične analitičke sposobnosti.

IX.          SAVE THE CHILDREN CHILD POLITIKA ZA ZAŠTITU DECE

Kao uslov za zaključivanje konsultantskog ugovora, kompanija/pojedinac (pojedinci) moraju potpisati Save the Children International politiku zaštite dece i pridržavati se njenih odredbi i uslova. 

X.          APLIKACIJA (PRIJAVA)

 Zainteresovani podnosioci aplikacije pozivaju se da se prijave slanjem emajla na adresu procurementkosovo@savethechildren.org, sa naslovom “End Line Workshops” podnošenjem sledećih dokumenata, najkasnije do 16. septembra 2021, do 10:00 časova po srednjoevropskom vremenu:

 1.    CV (biografije)/ Portfolio kompanije;

 2.    Propratno pismo, sa najviše dve stranice, koje ističe vaš interes za obavljanje zadatka kako je navedeno u ovom Projektnom zadatku;

 3.    Sažetak u kojem se iznosi predložena metodologija za vođenje radionice (samo za moderatore);

 4.    Uzorak prethodnih završnih evaluacija koje je sprovela predložena kompanija/pojedinci (samo za fasilitatore);

 5.    Predloženi budžet za realizaciju čitavog zadatka.