Termat e References (TeR): Pesë (5) Mobilizuese/Asistente të komunitetit për KZhFH, nga një (1) në lokacionet si më poshtë: Barilevë (Prishtinë), Demjan 2 (Gjakovë), Ozdrim (Pejë), Zhabar (Mitrovicë), dhe Lubavec (Skenderaj)

Thursday 27 October 2022

Përmirësimi i qasjes dhe cilësisë së Kujdesit dhe Zhvillimit gjatë Fëmijërisë së Hershme-KZhFH në Kosovë

 

Termat e References (TeR)

Pesë (5) Mobilizuese/Asistente të komunitetit për KZhFH, nga një (1) në lokacionet si më poshtë:

Barilevë (Prishtinë), Demjan 2 (Gjakovë), Ozdrim (Pejë), Zhabar (Mitrovicë), dhe Lubavec (Skenderaj)

 

Informata mbi Save the Children

Save the Children është organizata kryesore e pavarur në botë që punon për fëmijët. Save the Children beson se çdo fëmijë e meriton një të ardhme. Në mbarë botën, ne punojmë çdo ditë për t'u ofruar fëmijëve një fillim të shëndetshëm në jetë, mundësinë për të mësuar dhe për t'u mbrojtur nga dëmet. Kur ndodhin kriza dhe fëmijët janë më të cenueshmit, ne jemi gjithmonë ndër të parët që reagojmë dhe të fundit që largohemi. Ne sigurojmë që nevojat unike të fëmijëve të plotësohen dhe zëri i tyre të dëgjohet. Ne ofrojmë rezultate të qëndrueshme për miliona fëmijë, përfshirë edhe ata që janë më të vështirë për t'u arritur.

 

Ne bëjmë gjithçka që nevojitet për fëmijët – çdo ditë dhe në kohëra krizash – duke transformuar jetën e tyre dhe të ardhmen e përbashkët.

 

Vizioni ynë: Një botë në të cilën çdo fëmijë gëzon të drejtën për mbijetesë, mbrojtje, zhvillim dhe pjesëmarrje.

Misioni ynë: Arritja e progresit në mënyrën se si bota i trajton fëmijët dhe për të arritur ndryshime të menjëhershme dhe të qëndrueshme në jetën e tyre.

Vlerat tona: Llogaridhënia, ambicia, bashkëpunimi, kreativiteti dhe integriteti.

Ne jemi të përkushtuar që burimet tona të përdoren në mënyrë sa më efikase, në mënyrë që t'i fokusojmë ato në arritjen e ndikimit maksimal për fëmijët.

 

Informata të përgjithshme rreth projektit

 

Objektivi specifik i këtij projekti është të përmirësohet qasja dhe cilësia e shërbimeve KZhFH që promovojnë zhvillimin holistik të fëmijëve të moshës 0-6 vjeçare. Në përputhje me këtë objektiv, projekti synon t’i promovojë praktikat më të mira në lidhje me zhvillimin dhe kujdesin për fëmijët që ndjekin nivelin parashkollor dhe qendrat me bazë në komunitet (qendrat e KZhFH). Save the Children synon ta arrijë këtë objektiv duke rritur kapacitetet profesionale të edukatorëve në disa fusha kyçe, dhe në këtë mënyrë, të përmirësojë cilësinë e arsimit të ofruar për parashkollorët dhe qendrat e KZHFH në komunat e synuara.

 

Objektivi

 

Përmes kësaj nisme SCiK synon të lehtësojë dhe të promovojë më tej modelin e ri me bazë në komunitet të shërbimeve KZhFH në zonat rurale, për fëmijët që nuk kanë qasje në shërbimet ekzistuese. Objektiva e përgjithshme është ndërlidhja me anëtarët e komunitetit në përgjithësi dhe më prindërit/kujdestarët e fëmijëve të moshës 0-6 vjec,  për të promovuar rëndësinë e shërbimeve të integruara KZHFH dhe për të planifikuar dhe koordinuar ofrimin e shërbimeve në mes të ofruesve të shërbimeve arsimore, shëndetësore dhe të mirëqenies sociale, me qëllim që të plotësohen nevojat e fëmijëve që jetojnë në fshatrat afër qendrave të KZhFH me bazë në komunitet:  

1.        Prishtinë, fshati Barilevë (SHFMU “Ali Kelmendi”)

2.        Gjakovë, fshati Demjan 2 (SHFMU “Pjetër Bogdani”)

3.        Pejë, fshati Ozdrim (SHFMU "Sami Frashëri")

4.        Mitrovicë, fshati Zhabar (SHFMU “Shaban Idrizi”)

5.        Skenderaj, fshati Lubavec (SHFMU “Enver Haliti”) 

 

Shërbimet të cilat do të ofrohen nga Mobilizuesi/ja / Asistent/ja e Komunitetit për KZhFH

 

·        Promovimin e projekteve tona në komunitete dhe krijimin e vetëdijesimit për kujdesin në fëmijëri të hershme, zhvillim dhe arsimim, mbrojtje të fëmijëve dhe çështje të ndërlidhura me shëndet/higjienë/ushqim në mesin e anëtarëve të komunitetit,

·        Monitorimin dhe mbështetjen e të gjitha aktiviteteve programore në terren, duke mbajtur takime të rregullta me prindër, shkolla dhe institucione vendore dhe ofrues të shërbimeve për të identifikuar çështjet dhe duke propozuar zgjidhje për adresimin e tyre.

·        Mbledhjen e të dhënave të të gjithë përfituesve të arritur gjatë gjithë projektit.

 

Përvoja dhe aftësitë e nevojshme

 

·        Banor i komunitetit në lokacionin përkatës dhe njohës i gjuhës së shumicës së fëmijëve të cilët do të ndjekin qendren me bazë në komunitet për KZhFH.

·        Përvojë e dëshmuar në punë komunitare.

·        Aftësi të mira ndër-personale dhe aftësi për punë ekipore.

·        Njohje bazë e kompjuterit (interneti, email, word, excel).

·        Diploma e fakultetit të edukimit apo ngjashëm konsiderohet si përparësi.

Afati

 

Mobilizuesi/ja / Asistent/ja e Komunitetit do të punojë 10 ditë në muaj me fëmijët dhe familjet e tyre në komunitet dhe Qendrat e KZHFH me bazë në komunitet, sipas një plani të punës të dakorduar me stafin e SciK.

Mobilizuesi/ja e komunitetit do të angazhohet me marrëveshje për shërbime gjatë periudhës prej 1 Dhjetor 2022 deri më 30 Nëntor 2024.

 

Perditesimi i statusit/Raportimi

 

·        Dorëzimi mujor i evidencës së ditëve të punës

·        Dorëzimi mujor i një raporti të kënaqshëm narrativ

 

Mobilizuesi/ja / Asistent/ja e komunitetit, sipas detyrës, do t’i raportojë Koordinatorit gjeografik të secilës komunë. Kërkesat dhe udhëzimet për raportim do të sigurohen sipas formatit të përcaktuar për raportim nga SCiK.

Pagesa për shërbimet do të bëhet për çdo muaj, pas dorëzimit të pasqyrës për vijueshmëri dhe një raporti të kënaqshëm narrativ.

Detyrat e punës

 

1.         Funksioni organizativ

 

§  Merr një rol aktiv në mobilizimin dhe organizimin e krijimit të shërbimeve të fëmijërisë së hershme në komunitet dhe në Qendrën e KZhFH me bazë në komunitet;

§  Koordinon komunikimin midis prindërve/kujdestarëve dhe shkollës, duke u krijuar atyre mundësi që të angazhohen në mënyrë aktive në zhvillimin dhe arsimimin e fëmijëve të moshës 0-6 vjeç;

§  Ndihmon në përcaktimin dhe ruajtjen e nevojave për bibliotekë burimore, e cila do të përdoret nga prindërit/kujdestarët;

§  Kontribuon në mënyrë aktive në furnizimin e bibliotekës me materiale dhe mjete mësimore, organizon dhe mbikëqyr huazimin e këtyre materialeve nga prindërit/kujdestarët.

 

2.         Puna me kolegë

 

§  Në bashkëpunim me stafin e SCiK, merr pjesë në trajnime obligative dhe mundësi të tjera mësimore;

§  Në bashkëpunim me edukatorët parashkollorë mbështet organizimin dhe implementimin e seancave mujore për një grup nënash dhe fëmijësh në qendrën KZhFH me bazë në komunitet;

§  Mbështet edukatorët parashkollorë në përgatitjen e materialeve mësimdhënëse, të cilat do të jenë në dispozicion për prindërit/kujdestarët që të punojnë me fëmijët në klasë dhe në shtëpi;

§  Mbështet edukatoren e qendrës së KZhFH në kryerjen e aktiviteteve në klasë kur nuk kryen vizita në terren.

 

3.         Puna me familje

 

§  Identifikon/përgatit aktivitete për fëmijët e moshës 0-3 vjeç dhe u ofron nënave informata rreth aktiviteteve të KZhFH, të cilat mund t’i bëjnë me fëmijët e tyre në shtëpi;

§  Ndihmon në organizimin dhe merr pjesë, bashkë me grupin e fëmijëve, në aktivitete dhe ngjarje kulturore të organizuara nga shkolla (programe, ekspozita, ekskursione dhe ngjarje të tjera të ngjashme) duke i përfshirë vazhdimisht prindërit/kujdestarët;

§  Komunikon rregullisht me prindër/kujdestarë dhe me komunitetin, dhe i mbështet ata në adresimin e çështjeve të shërbimeve të caktuara;

§  Kryen vizita në shtëpi dhe i këshillon prindërit/kujdestarët për KZhFH dhe u jep atyre informata për shërbimet në dispozicion për fëmijët me probleme shëndetësore dhe/ose sociale

§  Angazhohet në mënyrë aktive në rritjen e bashkëpunimit në mesin e mësimdhënësve, prindërve/kujdestarëve dhe fëmijëve dhe institucioneve të tjera përkatëse për planifikimin dhe ofrimin e shërbimeve të KZhFH, me kontributin e anëtarëve të tjerë të komunitetit.

 

4.         Puna me ofruesit e shërbimeve

 

§  Planifikon dhe organizon implementimin e seancave mujore për një grup nënash dhe fëmijësh, duke bashkëpunuar ngushtë me ofruesit e shërbimeve shëndetësore dhe sociale në qendrën KZHFK me bazë në komunitet.

 

 

Informata mbi pagesën

 

SCiK do ta rimbursojë konsulentin me një tarifë bruto ditore, nga e cila do të zbriten dhe paguhen taksat mbi të ardhurat dhe kontributet pensionale, në përputhje me legjislacionin në Kosovë. Kushtet e pagesës do të jenë në përputhje me politikën e pagesave të Save the Children.

Të gjitha pagesat do të bëhen përmes transferit bankar brenda Kosovës.

SCiK do ta bëjë pagesën nëpërmjet transfertës bankare në llogarinë bankare të ofruesit të shërbimit brenda katërmbëdhjetë (14) ditëve pas dorëzimit të draftit përfundimtar të udhëzuesit dhe të evidencës së ditëve të punës nga Konsulenti.

Informata tjera të rëndësishme

 

Organizata është përgjegjëse për:

·        Sigurimin e një plani pune për implementimin e detyrës së caktuar;

·        Ofrimin e trajnimeve të nevojshme për KZhFH dhe shërbime mbështetëse, të obligueshme për çdo Mobilizues/Asistent të Komunitetit;

·        Sigurimin e informatave për shërbimet e integruara KZhFH;

·        Ofrimin e mbështetjes së përgjithshme në kryerjen e detyrave;

·        Mbulimin e shpenzimeve telefonike deri në shumën prej 15.00 euro në muaj.

 

Si të aplikoni

Kandidatët e interesuar janë të mirëseardhur të aplikojnë duke dorëzuar dokumentacionin e paraqitur më poshtë në emailin scik@savethechildren.org  me titull emrin e lokacionit për të cilin aplikoni.

 

1.      CV

2.      Letër motivimi

3.      Diploma e Universitetit  

 

Afati i fundit për aplikim është: 10.11.2022.