Thirrje për aplikim: Ekspert/Kompani hulumtuese

Wednesday 7 October 2020

 

TERMAT E REFERENCËS

 

Konsulent vendor / Kompani hulumtuese për një analizë gjithëpërfshirëse të situatës së fëmijëve me aftësi të kufizuara gjatë COVID-19 në Kosovë

 

INFORMATA RRETH PROJEKTIT

Save the Children është organizata e pavarur lidere në botë për fëmijët. Ne punojmë në rreth 120 vende për të frymëzuar përparime drejt mënyrave se si bota i trajton fëmijët dhe për të arritur ndryshime të menjëhershme dhe të qëndrueshme në jetën e tyre. Në Kosovë, Save the Children punon me anë të ndërhyrjeve direkte dhe partneriteteve për të krijuar praktika të mira dhe për t’i ngritur kapacitetet e bartësve të detyrave dhe organizatave të shoqërisë civile për t'iu përgjigjur nevojave të fëmijëve. Ne gjithashtu avokojmë për legjislacion dhe politika që përfshijnë praktika gjithëpërfshirëse dhe që i kanë mekanizmat e duhur financiar për t’i mbështetur reagimet sistematike dhe për të arritur rezultate për të gjithë fëmijë.

Projekti i Save the Children “Aksioni për Arsim Gjithëpërfshirës (2018-2020)” ka për qëllim që vajzat dhe djemtë me aftësi të kufizuara ta gëzojnë të drejtën e tyre për arsim gjithëpërfshirës dhe të shfaqin shkathtësitë, qëndrimet dhe njohuritë të cilat iu duhen për t’u zhvilluar dhe për të shkëlqyer.

 

FUSHËVEPRIMI I DETYRËS 

Save the Children në Kosovë është duke kërkuar shërbimet e një konsulenti lokal / kompanie hulumtuese për të kryer një analizë të situatës së fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe fëmijëve të prindërve / kujdestarëve me aftësi të kufizuara gjatë pandemisë COVID-19 në Kosovë. Analiza e situatës duhet t'u japë përgjigje pikave të mëposhtme:

·         Të kuptuarit e thellë të ndikimit të COVID-19 në situatën e fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe fëmijëve të prindërve / kujdestarëve me aftësi të kufizuara në Kosovë duke kryer mbledhjen e të dhënave primare, dhe duke analizuar politikat, strategjitë, trendet sociale dhe ekonomike.

·         Të kuptuarit e thellë të efekteve të COVID-19 në shëndetin, rehabilitimin dhe ofrimin e shërbimeve sociale për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe fëmijët e prindërve / kujdestarëve me aftësi të kufizuara.

·         Të kuptuarit e thellë të ndikimit të COVID-19 në të mësuarit e fëmijëve me lloje të ndryshme të aftësive të kufizuara dhe fëmijëve të prindërve / kujdestarëve me aftësi të kufizuara.

·         Të kuptuarit e thellë se sa të qasshme dhe efektive kanë qenë informatat në lidhje me COVID-19, masat mbrojtëse dhe planet e gatishmërisë dhe reagimit për fëmijët me lloje të ndryshme të aftësive të kufizuara dhe fëmijët e prindërve / kujdestarëve me aftësi të kufizuara.

·         Identifikimi dhe analizimi i sfidave dhe praktikave dhe normave të dëmshme që ndikojnë tek fëmijët me lloje të ndryshme të aftësive të kufizuara, fëmijët e prindërve / kujdestarëve me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre  gjatë pandemisë COVID-19.

·         Ofrimi i informatave thelbësore për partnerët joqeveritarë që t’i përdorin në planifikimin dhe ndërhyrjet e tyre për të adresuar nevojat e fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe fëmijëve të prindërve / kujdestarëve me aftësi të kufizuara.

·         Rekomandimi i strategjive kryesore kombëtare për integrimin e prioriteteve për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe fëmijët e prindërve / kujdestarëve me aftësi të kufizuara në agjendën e reagimit ndaj COVID-19.

·         Identifikimi i mangësive kryesore në të dhëna dhe kontributi në gjenerimin e provave që mund të përmirësojnë reagimin ndaj COVID-19 për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe fëmijtët e prindërve / kujdestarëve me aftësi të kufizuara.

·         Identifikimi i fushave të reja ose në zhvillim e sipër të shqetësimeve në lidhje me fëmijët me aftësi të kufizuara dhe fëmijët e prindërve / kujdestarëve me aftësi të kufizuara, të tilla si shëndeti mendor, mbështetja psikosociale, puna e fëmijëve, ndarjet / institucionalizimi, martesat e hershme, shtatzënia në adoleshencë, etj.

·         Të kuptuarit e thellë të rolit të organizatave përfaqësuese të personave me aftësi të kufizuara, duke përfshirë këtu shoqatat e prindërve, në ndërgjegjësimin dhe avokimin për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Analiza e situatës është e përshtatshme për një audiencë më të gjerë që përfshin organe qeveritare, partnerë zhvillimorë, organizata të shoqërisë civile, avokatin e popullit, fëmijët dhe familjet, akademikët, akterët e sektorit privat, mediat dhe të tjerët. Procesi i hartimit të analizës së situatës përfshinë angazhimin me qeverinë dhe akterët kryesorë, përfshirë fëmijët me aftësi të kufizuara dhe fëmijët e prindërve / kujdestarëve me aftësi të kufizuara. Kjo analizë shërben si mundësi për të promovuar dialog kuptimplotë midis akterëve kryesorë të të drejtave të fëmijëve në vend për çështjet e fëmijëve.

 METODOLOGJIA

Metodologjia duhet t’iu përmbahet Udhëzimeve të Save the Children për Analiza të Situatave, të cilat duhet të ndahen gjatë takimit fillestar.

Konsulenti lokal / kompania hulumtuese duhet të përdorë burime primare dhe sekondare për mbledhjen e të dhënave. Një listë e literaturës së brendshme relevante do të ndahet me aplikantin e suksesshëm, e cila duhet të përfshihet në raportin përfundimtar. Raporti përfundimtar duhet t’i referohet literaturës së jashtme si dhe të sigurojë triangulimin e të dhënave. Së paku, të dhënat duhet të ndahen sipas moshës, gjinisë, dhe aftësisë së kufizuar duke përdorur Pyetjet e shkurtra të Grupit të Uashingtonit (the Washington Group Short Set of Questions) dhe Modulin e Funksionimit të Fëmijëve të UNICEF-it. Kriteret e tjera të ndarjes së të dhënave (lokacioni, kombësia, statusi i cenueshmërisë, etj.) dhe metodologjia e saktë do të vendoset gjatë takimit fillestar. 

Metodologjia duhet të përfshijë:

-       Rishikimi e dokumenteve me të dhëna dhe prova ekzistuese që janë në dispozicion në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar mbi temat të zgjedhura të botuara në studime, hulumtime, vlerësime dhe raporte studimi. 

-       Rishikimi i dokumenteve dhe analiza krahasuese e legjislacionit në dispozicion, politikave sociale, strategjive qeveritare dhe alokimit të buxhetit dhe analiza e dokumenteve të shpenzimeve publike.

-       Shënime mbi temat specifike për të cilat Save the Children dhe akterët e tjerë kanë njohuri të kufizuara ose nuk kanë njohuri aspak (p.sh. analiza gjinore e pabarazive; shëndeti mendor, migrimi etj.).

-      Intervistat e informatorëve kyc, Diskutime në Grupe Fokusi me akeorë që hartojnë dhe zbatojnë politika publike dhe me organizatat përfaqësuese të personave me aftësi të kufizuara

-      Intervista të përshtatshme dhe të qasshme nga fëmijët dhe diskutime në fokus grupe me fëmijë me lloje të ndryshme të aftësive të kufizuara, prindër / kujdestarë të fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe fëmijë të prindërve / kujdestarëve me aftësi të kufizuara.

Një metodologji e propozuar më në detaje duhet të dorëzohet në Save the Children si pjesë e pakos së aplikimit

 

MENAXHIMI I ANALIZËS SË SITUATËS 

Detyra është ngarkuar nga Save the Children në Kosovë, në përputhje me politikat e saj të prokurimit dhe kërkesat për shërbime. Aplikuesido të jetë përgjegjës/e për produktet e përshkruara në Termat e Referencës dhe duhet t’iu përmbahet afateve kohore.

Analiza e situatës duhet t’i përmbahet Udhëzimeve të Save the Children për Analiza të Situatave, të cilat do të ndahen gjatë takimit fillestar. Aplikuesido të jetë përgjegjës/e për adresimin e të gjitha komenteve nga Save the Children gjatë kësaj kohe për të siguruar që vlerësimi është i cilësisë së lartë.

 

REZULTATET E PRITURA

Rezultatet e pritura nga kjo detyrë përfshijnë:

  •  Raporti përfundimtar. Raporti përfundimtar duhet të përfshijë të gjitha pjesët e përshkruara në Modelin e Analizës së Situatës së Save the Children dhe të respektojë Udhëzimet e Save the Children për Analiza të Situatave. Raporti konsiderohet i përfunduar pasi të gjitha komentet e Save the Children të adresohen nga aplikanti. Raporti duhet të jetë në gjuhën angleze.
  •  Tre përmbledhje tematike mbi arsimin, shëndetin dhe ushqyerjen, dhe mbrojtjen e fëmijëve. Çdo përmbledhje tematike duhet të jetë e gjatë deri në 5 faqe dhe të mbulojë një nga temat e mëposhtme: arsimin, shëndetin dhe ushqyerjen, dhe mbrojtjen e fëmijëve. Përmbledhjet tematike duhet të nxjerrin në pah gjetjet nga Analiza e Situatës në fushat tematike përkatëse, dhe gjithashtu duhet të përfshijnë mesazhe kyçe të avokimit. Përmbledhjet duhet të jenë në gjuhën angleze.
  •  Mjetet për mbledhjen e të dhënave. Të gjitha mjetet për mbledhjen e të dhënave, duke përfshirë por pa u kufizuar në anketa, intervistat / pyetjet në grupe fokusi, duhet të ndahen dhe aprovohen së bashku me Save the Children.
  •  Të dhëna të papërpunuara. Të gjitha dosjet e të dhënave të papërpunuara, duke përfshirë, por pa u kufizuar në incizime të intervistave/grupeve të fokusit, transkriptimet e intervistave / grupeve të fokusit, anketat, bazat e të dhënave të anketave, duhet të ndahen me Save the Children.

AFATI KOHOR

Detyra duhet të realizohet mes periudhës  tetor 2020 dhe dhjetor 2020, për gjithsej dyzetë e pesë (45) ditë pune. Detyra konsiderohet e përfunduar pasi aplikanti t’i ketë adresuar të gjitha komentet e Save the Children.

KUALIFIKIMET E APLIKANTIT

Aplikantët e interesuar duhet t’i posedojnë kualifikimet e mëposhtme: 

  •   Diplomë Master në fushën e arsimit apo në shkenca shoqërore ose studime të aftësive të kufizuara;
  •   Përvojë paraparake në realizimin e hulumtimeve akademike cilësore e sasiore me cilësi të lartë ose hulumtime me të rritur dhe fëmijë me aftësi të kufizuara;
  •    Përvojë paraprake në realizimin e vlerësimeve me cilësi të lartë të projekteve zhvillimore që lidhen me të drejtat e personave me aftësi të kufizuara;
  •   Përvojë të dëshmuar të metodologjive dhe komunikimit që lidhet me përfshirjen e personave me aftësi të kufizuar; Përvojë të mëparshme të përdorimit (mbledhjes dhe analizimit) të të dhënave të ndara sipas aftësisë së kufizuar duke përdorur Pyetjet e Grupit të Uashingtonit dhe modulet e Funksionimit të Fëmijëve të UNICEF-it;
  •   Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës angleze dhe shqipe (të shkruar / të folur). Gjuha serbe do të ishte përparësi;     Aftësi për të hartuar raporte të ngjeshura dhe të shkruara mirë, në format të përshtatshëm për lexuesin, duke shfaqur shkathtësi të shkëlqyeshme analitike;
  •  Përvojë në punë direkte me fëmijë me aftësi të kufizuara

 

POLITIKA E SAVE THE CHILDREN PËR MBROJTJEN E FËMIJËVE

Si kusht për të hyrë në një marrëveshje konsulence, aplikantiduhet të nënshkruajë Politikën e Save the Children International për Mbrojtjen e Fëmijës dhe të respektoj termat dhe kushtet e saj.

APLIKIMI  

Aplikantët e interesuar ftohen të dorëzojnë aplikacionin me dokumentet e mëposhtme në adresën procurementkosovo@savethechildren.org, duket përdorur titullin “Analiza e Situatës së Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara” jo më vonë se 16 tetor 2020 në ora 16:00:

1.     CV

2.     Përmbledhja (maksimumi 2  faqe) që përshkruan metodologjinë e propozuar për realizimin e detyrës;;

3.     Buxheti i detajuar, me kostot e propozuara në Euro (bruto), para çdo zbritjeje ligjore (për konsulentë) dhe pa TVSh (për kompani).

4.     Dy letra të referencës nga angazhime të mëparshme në detyra/punë të ngjashme;

5.     Certifikata e biznesit (për kompani);

KRITERET E PËRZGJEDHJES

Aplikacionet e dorëzuara do të vlerësohen sipas kritereve të vlerësimit të paraqitura më poshtë: 

Kriteret

Vlera

Pikët maksimale

Teknike

Diplomë Master në fushën e arsimit apo në shkenca shoqërore ose studime të aftësive të kufizuara;

5%

5

Përvojë paraparake në realizimin e hulumtimeve akademike cilësore e sasiore me cilësi të lartë ose hulumtime me të rritur dhe fëmijë me aftësi të kufizuara;

10%

10

Përvojë paraprake në realizimin e vlerësimeve me cilësi të lartë të projekteve zhvillimore që lidhen me të drejtat e personave me aftësi të kufizuara;

10%

10

Përvojë të dëshmuar të metodologjive dhe komunikimit që lidhet me përfshirjen e personave me aftësi të kufizuar; Përvojë të mëparshme të përdorimit (mbledhjes dhe analizimit) të të dhënave të ndara sipas aftësisë së kufizuar duke përdorur Pyetjet e Grupit të Uashingtonit dhe modulet e Funksionimit të Fëmijëve të UNICEF-it

10%

10

Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës angleze dhe shqipe (të shkruar / të folur). Gjuha serbe do të ishte përparësi;

5%

5

Aftësi për të hartuar raporte të ngjeshura dhe të shkruara mirë, në format të përshtatshëm për lexuesin, duke shfaqur shkathtësi të shkëlqyeshme analitike;

10%

10

Përvojë në punë direkte me fëmijë me aftësi të kufizuara

10%

10

Oferta financiare

40%

40

Gjithsej

100%

100

_______

TERMS OF REFERENCE

Local Consultant / Research Company for a Comprehensive Situation Analysis on Children with Disabilities during COVID-19 in Kosovo

 

PROJECT BACKGROUND

Save the Children is the world's leading independent organization for children. We work in around 120 countries to inspire breakthroughs in how the world treats children and achieve immediate and lasting change in their lives. In Kosovo, Save the Children works through direct interventions and partnerships to establish good practices and build capacities of duty bearers and local civil society organizations to respond to the needs of children. We also advocate for legislation and policies that incorporate inclusive practices and have appropriate financial mechanisms to support systemic responses and achieve results for all children.

Save the Children’s project “Action for Inclusive Education (2018-2020)” aims to have girls and boys with disabilities enjoy their right to quality inclusive education, and demonstrate the skills, attitudes and knowledge they need to develop and thrive.

 

SCOPE OF THE ASSIGNMENT

 Save the Children in Kosovo is seeking the services of a local consultant / research company to conduct a situation analysis on children with disabilities and children of parents / caregivers with disabilities during COVID-19 in Kosovo. The situation analysis must answer to the following points:

·         Develop a deep understanding of the impact of COVID-19 on the situation of children with disabilities and children of parents / caregivers with disabilities in Kosovo by conducting primary data collection, and analyzing policies, strategies, social and economic trends.

·         Develop a deep understanding of the effects of COVID-19 on the health, rehabilitation, and social service provision for children with disabilities and children of parents / caregivers with disabilities.

·         Develop a deep understanding of the impact of COVID-19 on the learning of children with different types of disabilities and children of parents / caregivers with disabilities.

·         Develop a deep understanding on how accessible and effective information about COVID-19, protective measures, and preparedness and response plans has been for children with different types of disabilities and children of parents / caregivers with disabilities.

·         Identify and analyze the challenges and harmful practices and norms that affect children with different types of disabilities, children of parents / caregivers with disabilities and their families uniquely during COVID-19.

·         Provide essential information to non-government partners to be used in their planning and interventions to address the needs of children with disabilities and children of parents / caregivers with disabilities.

·         Recommend key national strategies to integrate priorities for children with disabilities and children of parents / caregivers with disabilities into the COVID-19 response agenda.

·         Identify critical data gaps and contribute to the generation of evidence that can improve the COVID-19 response to children with disabilities and children of parents / caregivers with disabilities.

·         Capture new or emerging area of concerns regarding children with disabilities and children of parents / caregivers with disabilities, such as mental health, psychosocial support, child labor, separations /institutionalization, early marriage, teenage pregnancy etc.

·         Develop a deep understanding of the role of representative organizations of persons with disabilities, including parents’ associations in raising awareness and advocating for children with disabilities.

The situation analysis is relevant to a wider audience which includes government bodies, development partners, civil society organizations, ombudspersons, children and families, academia, private sector actors, media and others. The process of developing the situational analysis therefore anticipates engagement with the government and key stakeholders, including children with disabilities and children of parents / caregivers with disabilities. It serves as an opportunity to promote meaningful dialogue between the main child rights actors in the country on children’s issues.

 

METHODOLOGY

The analysis must abide by Save the Children’s Situation Analysis Guidelines, which will be shared during the inception meeting.

The local consultant / research company must use both primary and secondary data collection sources. A list of relevant internal literature will be shared with the successful applicant, which must be included in the final report. The final report must cross-reference external literature as well to ensure data triangulation. At a minimum, data must be disaggregated by age, gender and disability, using the Washington Group Short Set of Questions and UNICEF Child Functioning Module. Other disaggregation criteria (location, ethnicity, vulnerability status, etc.) and the exact methodology will be agreed upon during the inception meeting.

 

The methodology must include:

-       Desk review of existing nationally and internationally available data and evidence on selected topics published in studies, research, evaluation and survey reports.

-       Desk review and comparative analysis of available legislation, social policy, government strategies and budget allocation and analysis of public expenditure documents.

-       Background notes on specific topics for which Save the Children and other actors have limited or no knowledge (e.g. gender analysis of disparities; mental health, migration etc.).

-      Key informant interviews, Focus Group Discussions with actors who shape and implement public policies and representative organizations of persons with disabilities

-      Child friendly and accessible Interviews and focus groups discussions with children with different types of disabilities, parents / caregivers of children with disabilities, and children of parents / caregivers with disabilities.

A more detailed proposed methodology must be submitted to Save the Children as part of the application package.

 

SITUATION ANALYSIS MANAGEMENT

The assignment is commissioned by Save the Children in Kosovo, in line with its procurement policies and service requirements. The applicant will be responsible for the deliverables outlined in the Terms of Reference and must abide by the timeline.

The situation analysis must abide by Save the Children’s Situation Analysis Guidelines, which will be shared during the inception meeting. The applicant will be responsible for addressing any comments by Save the Children in due time to ensure that the evaluation is of high quality.

 

EXPECTED OUTCOMES

The expected outcomes from this assignment include:

·         Final report. The final report must include all sections outlined in Save the Children’s Situation Analysis Template and abide by Save the Children’s Situation Analysis Guidelines. The report is considered final once any and all comments by Save the Children are addressed by the applicant. The report must be in English.

 

·         Three thematic briefs on education, health and nutrition, and child protection. Each thematic brief should be up to 5 pages and cover one of the following themes: education, health and nutrition, and child protection. The thematic briefs should highlight findings from the Situation Analysis on the respective thematic areas, and should include key advocacy messages as well. The briefs must be in English.

·         Data collection tools. All data collection tools,including but not limited to surveys, interview / focus group question sets, must be shared and approved with Save the Children.

·         Raw data. All raw data files, including but not limited to interview / focus group recordings, interview / focus group transcripts, surveys, survey databases, must be shared with Save the Children.

 

TIMELINE

The assignment must be carried out between October 2020 and December 2020, for a total of forty-five (45) working days. The assignment is considered final once any and all comments by Save the Children are addressed by the applicant.

 

QUALIFICATIONS OF THE APPLICANT

Interested applicants must possess the following qualifications:

-       Master’s degree in the field of education or social sciences or disability studies;

-       Previous experience in conducting high-quality quantitative and qualitative academic or research with adults and children with disabilities;

-       Previous experience in conducting high-quality evaluations of development projects relating to disability rights;

-       Proven experience of disability-inclusive methodologies and communication; Previous experiences of using (collecting and analyzing) the disability disaggregated data using the Washington Group Questions and the UNICEF Child Functioning modules;

-       Excellent command of English and Albanian (written / spoken). Serbian would be an asset;

-       Ability to produce concise and well-written reports, in reader-friendly format, demonstrating excellent analytical skills;

-       Experience of working directly with children with disabilities

 

SAVE THE CHILDREN CHILD SAFEGUARDING POLICY

As a condition to entering into a consultancy agreement, the applicantmust sign Save the Children International’s Child Safeguarding Policy and abide by the terms and conditions thereof.

 

APPLICATION

Interested applicants are invited to apply by submitting an application package with the following documents to procurementkosovo@savethechildren.org, using the subject line “Situation Analysis on Children with Disabilities” no later than October 16, 2020 at 16:00:

 

1.     CV

2.     Summary (max. 2 pages) outlining the proposed methodology for conducting the assignment;

3.     Detailed budget, with proposed costs in Euros (gross), before any legal deductions (for consultants) and without VAT (for companies); The budget must include a daily rate inclusive of all expenses;

4.     Two letters of reference from previous engagements in similar assignments / jobs;

5.     Business Certificate (for companies);

 

SELECTION CRITERIA

Submissions will be evaluated in consideration of the evaluation criteria as stated below:

 

Criteria

Weight

Max. Point

Technical

Master’s degree in the field of education or social sciences or disability studies;

5%

5

Previous experience in conducting high-quality quantitative and qualitative academic or research with adults and children with disabilities;

10%

10

Previous experience in conducting high-quality evaluations of development projects relating to disability rights;

10%

10

Proven experience of disability-inclusive methodologies and communication; Previous experiences of using (collecting and analysing) the disability disaggregated data using the Washington Group Questions and the UNICEF Child Functioning modules;

10%

10

Excellent command of English and Albanian (written / spoken). Serbian would be an asset;

5%

5

Ability to produce concise and well-written reports, in reader-friendly format, demonstrating excellent analytical skills;

10%

10

Experience of working directly with children with disabilities

10%

10

Financial offer

40%

40

Total

100%

100

 

 ###