TOR: Kompani / individ(ë) për kryerjen e një vlerësimi të nevojave për shëndetin mendor dhe mbështetje psiko-sociale (ShMMPS) për grupe të ndryshme të synuara dhe për të hartuar intervenime/trajnime për ndërtimin e kapaciteteve

Thursday 4 June 2020

                                                                         Termat e Referencës

Kompani / individ(ë) për kryerjen e një vlerësimi të nevojave për shëndetin mendor dhe mbështetje psiko-sociale (ShMMPS) për grupe të ndryshme të synuara dhe për të hartuar intervenime/trajnime për ndërtimin e kapaciteteve

I. Historiku

Save the Children është organizata kryesore e pavarur në botë për fëmijët. Ne punojmë në rreth 120 vende për të frymëzuar përparime drejt mënyrave se si bota i trajton fëmijët dhe për të arritur ndryshime të menjëhershme dhe të qëndrueshme në jetën e tyre.

Save the Children në Kosovë punon me anë të intervenimeve direkte dhe krijimit të praktikave të mira, ngritjes së kapaciteteve të shoqërisë civile dhe bartësve të detyrave lokale për t'iu përgjigjur nevojave të fëmijëve. Ne gjithashtu avokojmë për legjislacion dhe politika që përfshijnë praktika gjithëpërfshirëse dhe që i kanë mekanizmat e duhur financiar për t’i mbështetur reagimet sistematike dhe në këtë mënyrë për të arritur ndryshime afatgjata pozitive për të gjithë fëmijët.

II. Informacione të përgjithshme mbi projektin

Projekti "Forcimi i Organizatave Vendore të Shoqërisë Civile 2017-2021" i financuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), ka për qëllim forcimin e organizatave vendore dhe rajonale të shoqërisë civile dhe sigurimin e mbrojtjes së fëmijëve përmes krijimit të sistemeve të reagimit për Mbrojtjen e Fëmijëve (MF) dhe përmes përkrahjes së sistemeve dhe mekanizmave për Qeverisje të të Drejtave të Fëmijëve (QDF).

III. Objektivi

Save the Children në Kosovë po kërkon për kompani / individ (ë) për kryerjen e një vlerësimi të shpejtë të nevojave për të identifikuar nevojat që lidhen me mbështetjen psiko-sociale / shëndetin mendor për grupet e synuara siç janë anëtarët e personelit të SCiK, OSHC-të partnere, prindërit / kujdestarët, akterët dhe fëmijët gjatë dhe pas pandemisë COVID-19.

Rezultati i këtij vlerësimi duhet të shërbejë si ndihmë për kompaninë / individin(ët) në hartimin e aktiviteteve kryesore dhe programeve për ndërtimin e kapaciteteve për të gjitha grupet e lartpërmendura për t'i mbështetur ata në tejkalimin e sfidave të përjetuara si rezultat i pandemive dhe izolimeve.

IV. Detyrat, përgjegjësitë dhe afatet kohore

Deri në njëzet (20) ditë pune gjatë periudhës 22 qershor 2020 deri më 30 shtator 2020.

Nr.

Detyrat

Ditët

Afati i dorëzimit/kryerjes

1

-          Hulumtim i të dhënave / rishikim i të dhënave sekondare mbi efektet e pandemive dhe izolimeve në të gjitha kategoritë e synuara nga projekti.

 

-          Intervista online me informatorët kryesorë me të gjitha grupet e synuara (stafi i SCiK, akterët, OSHC-të partnere, prindërit / kujdestarët dhe fëmijët) për të identifikuar nevojat e tyre për mbështetje lidhur me ShMMPS gjatë dhe pas pandemive, përfshirë këtu kthimin e sigurt në vendin e tyre të punës, institucionet arsimore, rutinën e përditshme dhe gjëra të tilla.

 

-          Përgatitja e një dokumenti me nevoja kryesore të identifikuara për miratimin e SCiK për temat që do të hartohen dhe mbulohen.

Të përcaktohet së bashku me Kompaninë / Individët

Korrik 2020

2

Dizajnimi dhe ofrimi i ngjarjeve inovative për trajnime / ndërtim të kapaciteteve bazuar në nevojat e identifikuara dhe temat e sugjeruara më poshtë për të gjitha grupet e synuara:

 

-           Si t’i dallojmë shenjat e stresit / tensionit nervor / PTSD?

-           Si t’i gjindeni pranë dikujt në jetën tuaj gjatë kohës së stresit, duke vendosur kufij të qartë?

-           Si t’i mbrojmë të drejtat e njeriut dhe interesat më të mira të grave, vajzave, djemve dhe burrave gjatë dhe pas pandemive?

-           Si të sigurohet përfshirja e faktorëve gjinorë?

-           Si ta mbrojmë dinjitetin dhe ta promovojmë vetë-efikasitetin përmes pjesëmarrjes kuptimplotë, fuqizimit dhe zotërimit?

-           Si t’i rregullojmë emocionet tona dhe të bashkërendohemi me to?

-           Si të qëndrojmë të përqendruar në qëllimet tona afatgjata të prindërimit dhe mësimdhënies?

-          Të kuptojmë se si mendojnë dhe ndjejnë fëmijët tanë duke marrë parasysh moshën dhe temperamentin e tyre dhe të përpiqemi të bëjmë më të mirën që t’u sigurojmë vazhdimisht ngrohtësi dhe strukturë?

-          Si të shmanget stigmatizimi pas COVID-19?

-          Si t'i mbështesim fëmijët, prindërit për procesin e "kthimit në shkollë"?

Harimi i raportit përfundimtar të angazhimit

Të përcaktohet së bashku me Kompaninë / Individët

Korrik-Shtator 2020

 

Numri i përgjithshëm i ditëve të punës:

Deri në 20 ditë

 


Raporti përfundimtar:
Eksperti do ta kryejë raportin përfundimtar bazuar në modelin e dhënë nga SCiK.

V. Kompensimi / Kushtet e pagesës

SCiK do ta kompensojë kompaninë / individët me tarifë bruto ditore, nga e cila tatimet mbi të ardhurat dhe kontributi pensional do të mbahen dhe do të paguhen, bazuar në Ligjin e Kosovës. Pagesa do të bëhet përmes transferit bankar brenda Kosovës.

SCiK do ta bëjë pagesën përmes transferit bankar në llogarinë bankare brenda shtatë (7) ditëve të punës pas pranimit të raporteve përfundimtare të detyrës dhe faturës përkatëse. 

VI. Profili i Kompanisë / Individëve / Ekspertëve

Eksperti duhet t’i posedojë aftësitë dhe njohuritë thelbësore ashtu si në vazhdim:

·         Diplomë universitare (MA ose PhD) në fushën e psikologjisë ose shëndetit mendor;

·         Njohuri për të drejtat e fëmijëve dhe nevojat e tyre;

·         Shkathtësi të shkëlqyera analitike, udhëheqëse, trajnuese, dhe shkathtësi në shkrim dhe komunikim;

·         Performanca e kaluar: Aplikantët duhet të dëshmojnë se kanë përvojë të mjaftueshme në detyra të ngjashme me punën për të cilën ofertojnë për sa i përket fushëveprimit dhe kompleksitetit dhe përvojë të dëshmuar në kryerjen e detyrave kërkimore.

VII. Aplikacioni

Kompanitë / Kandidatët e interesuar janë të mirëpritur të aplikojnë duke e dërguar aplikacionin e tyre jo më vonë se 10.06.2020 në ora 16:00 në e-mail adresën: procurementkosovo@savethechildren.org.

a.       Propozimi teknik duhet t’i ketë këto detaje: Të kuptuarit e detyrës dhe punëve që lidhen me të, Metodologjia dhe qasja që do të përdoren, Plani Operacional me një afat të qartë kohor, Pasqyra e ekipit që do ta zbatojë punën, me CV për personelin kryesor dhe role të specifikuara qartë për secilin anëtar të ekipit (nëse ka)

b.       Propozimi financiar përfshirë ofertën në shumën bruto pa TVSH (para çdo zbritjeje ligjore) për çdo ditë pune;

c.       Curriculum Vitae (CV).

d.       Certifikata e biznesit ( per kompani)

__________________________

Terms of Reference 

Company / individual(s) to conduct a needs assessment on mental health & psychosocial support (MHPSS) for different targeted groups and developcapacity building interventions/trainings 

I. Background

Save the Children is the world's leading independent organization for children. We work in around 120 countries to inspire breakthroughs in the way the world treats children and to achieve immediate and lasting change in their lives.

Save the Children in Kosova/o works on direct interventions and the establishment of good practices, capacity building of civil society and local duty bearers to respond to the needs of children. We also advocate for legislation and policies that will incorporate inclusive practices and have appropriate financial mechanisms to support systemic responses and therefore achieve long lasting positive changes for all children.

II. General information on the project

The projects “Local Civil Society Organization Strengthening 2017-2021” funded by the Swedish International Development Cooperation Agency (SIDA), aim to strengthen local and regional civil society organizations and ensure children's protection through establishing responsive Child Protection (CP) systems and through supporting Child Rights Governance (CRG) systems and mechanisms.

III. Objective

Save the Children in Kosova/o is seeking for a company/Individual(s) to carry out a rapid needs assessment to identify the psycho-social support/mental health needs in the targeted groups such as SCiK staff members, partnering CSOs, parents/caregivers, stakeholders and children during and post pandemic COVID-19. 

The outcome of this assessment should assist the company/individual(s) in designing the key activities and capacity building programs for all above-mentioned targets to support them in overcoming the challenges experienced as a result of pandemics and lockdowns.

IV. Tasks, responsibilities and timeframes

Up to twenty (20) working days throughout the period between 22 June 2020 until 30 September 2020.

No.

Tasks

Days

Delivery timeframe

1

-          Desk research/ Secondary data review on the effects of pandemics and lockdowns in all categories targeted by the project.

-          Key informant online interviews with all targeted groups (SCiK staff, stakeholders, partnering CSOs, parents/Caregivers and children) to identify their needs of MHPSS support during and after pandemics, including the safe return to their workplace, educational institutions, daily routine and similar.

-          Prepare a document with key identified needs for SCiK approvals of the topics to be designed and covered.

To be defined jointly with the Company/Individual(s)

July 2020

2

Design and deliver innovative trainings/capacity building events based on the identified needs and suggested topics below for all targeted groups:

-         How to recognize the signs of stress / burnout / PTSD?

-         How to be there for somebody in your life during times of stress, while setting clear boundaries?

-       How to Protect the human rights and best interests of women, girls, boys and men during and after pandemics?

-       How to Ensure the inclusion of gender considerations?

-       How to Protect dignity and promote self-efficacy through meaningful participation, empowerment and

-       Ownership?

-       How to regulate our own emotions and co-regulate with them?

-       How to stay focused on our long-term parenting and teaching goals?

-       Understand how our children think and feel by considering their age and their temperament, and try our best to consistently provide warmth and structure?

-       How to avoid stigmatization after COVID-19?

-       How to support children, parents for the process of “back to school”?

Draft final report on the assignment

To be defined jointly with the Company/Individual(s)

July-September 2020

 

Total number of days:

Up to 20

 

 

Final report: The expert will complete the final report based on the template provided by SCiK.

V. Remuneration /Terms of payment

SCiK will remunerate the Company/Individual(s) on daily gross fee, from which the income taxes and pension contribution will be withheld and paid, based on Kosovo Law. Payment will be made through bank transfer within Kosovo.

SCiK will make the payment through bank transfer in bank account within seven (7) working days upon receiving the final reports of the assignment and satisfactory invoice

VI. Company/Individual(s)/Expert Profile

The Expert should have the following essential skills and knowledge:

·         Advanced university degree in psychology or mental health field;

·         Knowledge on children’s rights and their needs;

·         Excellent analytical, facilitation, delivering training, writing, and communication skills;

·         Past Performance: Applicants must prove that they have enough experience in assignments comparable with the work they are bidding for in terms of scope and complexity and proven experience in conducting search assignments.

VII. Application

Interested Companies/Candidates are welcome to apply by sending their application no later than 10.06.2020 at 16:00 hours to procurementkosovo@savethechildren.org.

a.       The Technical proposal should have the following details: Understanding of the assignment and its tasks, Methodology and approach to be used, Operational plan with clear timeline, Outline of the team that will implement the work, with CVs for key personnel and clearly specified roles for each team member (if any)

b.       Financial proposal including offer in gross amount free of VAT (before any legal deductions) for each working day;

c.       Curriculum Vitae.

d.       Business Certification (for Companies)

 

_____________________________________