Trainer/ Trajner

Wednesday 5 May 2021

 

TERMS OF REFERENCE 

One (1) trainer to design and deliver a training on the development of digital competencies of teachers and parents / caregivers in Kosovo

1.     Background        

Save the Children is the world’s leading independent organization for children. We work in around 120 countries to inspire breakthroughs in how the world treats children and achieve immediate and lasting change in their lives. In Kosovo, Save the Children (SCiK) works through direct interventions and partnerships to establish good practices; build capacities of duty bearers and local civil society organizations to respond to the needs of children. We also advocate for legislation and policies that incorporate inclusive practices and have appropriate financial mechanisms to support systemic responses and achieve results for all children.

 2.     Scope of the assignment

 Immediately after school closure in March 2020 for the purpose of curbing the spread of COVID-19 in Kosovo, SCiK was committed to supporting the Ministry of Education in providing distance learning for children with disabilities. SCiK supported the Ministry of Education, among others, in developing and maintaining the “ArsimiGjitheperfshires.rks-gov.net” online platform. This platform provides learning activities for children and assistive materials for parents / caregivers, teachers and assistants of children with disabilities.

 Through its “Promoting Inclusive Education in Kosovo” project, SCiK aims to continue supporting distance learning by orienting its interventions in addressing the needs identified in the field.  One of those needs is about enhancing the digital competencies of teachers and parents / caregivers – with special emphasis on parents / caregivers of children with disabilities and other marginalized groups, in order to improve the quality of inclusive education in the context of COVID-19 and improve the conditions of cooperative learning.

 3.     Purpose of the assignment

 In order to develop the digital competencies of teachers and parents / caregivers, to improve the learning outcomes of children with disabilities in the context of COVID-19, SCiK intends to train around 300 teachers and parents / caregivers of children with disabilities on the use of online platforms being used in Kosovo for educational-learning purposes.

 To this end, SCiK is looking to hire a Local Trainer to design and deliver a half-day training module to develop and enhance the digital competencies of teachers and parents / caregivers of children with disabilities in Kosovo. The training is planned to be provided online and will last for around four (4) hours.

 The targeted participants of this training include teachers and parents / caregivers who have had very little contact with digital devices and need guidance to expand their repertoire, or who have started using digital devices but without following a comprehensive or sustainable approach.

 After the training, the participants are expected to be able to use technology and digital services to increase interaction with students and/or parents / caregivers, individually and collectively, in or outside learning sessions, and use digital technology to provide timely guidance and assistance.

 4.     Tasks, responsibilities and timeline

 The trainer will be hired for a total of 24 working days, during the period between 17 May – 30 July 2021, as specified in the table below:

No.

Tasks

Working days

Timeline

1

Design a half-day training module to develop digital competencies of teachers and parents / caregivers, including the following:

a)     design materials for participants;

b)     prepare a presentation to be used during the training;

c)      design pre- and post-tests in the format to be provided by SCiK.

2

May 2021

2

Deliver half-day trainings for teachers and parents / caregivers from at least the following municipalities: Mitrovica, Ferizaj, Gjilan, Peja, Gjakova, Prizren and Prishtina.

21

May – July 2021

3

Develop a final report on the assignment, including an analysis of pre- and post-tests, and its submission along with the invoice for completion of all tasks.

1

Up to 7 days after delivering all the trainings

 

Total:

24

 

 The timeline is negotiable only if both parties agree.

 5.     Remuneration

 SCiK will pay the Trainer with a gross daily fee, from which income taxes and pension contributions will be deducted and paid, in accordance with the Kosovo Law. Payment terms are in accordance with Save the Children International payment policy. All payments will be made by bank transfer within Kosovo.

 The trainer will invoice SCiK for the fee, in accordance with the narrative reporting timeline (see submission timeline above). SCiK will make the payment by bank transfer to the Trainer's bank account within fourteen (14) business days upon receipt of the satisfactory invoice of the Trainer.

 6.     Trainer profile

 The trainer must have the following required skills and knowledge:

 §  University Degree from the Faculty of Information Technology. Master Degree in ICT or Technological Sciences would be an asset.

 §  Proven experience in delivering trainings on the field of Information Technology.

 §  Ability to produce high-quality results within the set timeline.

 §  Excellent command of Albanian and English (written / spoken).

 §  Ability to make visual presentations of data (including tables and similar charts) for purposes of understanding.

 §  Ability to produce well-written, reader-friendly reports, demonstrating excellent analytical and communication skills.

 7.     Save the Children Child Safeguarding Policy

 As a condition to entering into a consultancy agreement, the applicant must sign Save the Children International’s Child Safeguarding Policy and abide by the terms and conditions thereof.

 8.     Application

 Interested candidates should submit the following documents for application via email to procurementkosovo@savethechildren.org, with the subject line: Digital Competency Trainer.

 ·        Curriculum Vitae (CV);

 ·        Short proposal (one page) about training structure and methodology;

 ·        Financial offer in EUR containing the gross daily fee for the performance of tasks according to the dynamic plan, on which tax deductions are applied.

 The application deadline is 11 May 2021, at 16:00 CET.

_________

 TERMAT E REFERENCËS 

 Një (1) trajner për hartimin dhe ofrimin trajnimit për zhvillimin e kompetencave dixhitale të mësimdhënësve dhe prindërve / kujdestarëve ligjor në Kosovë

 1.     Historiku            

 Save the Children është organizata jo-qeveritare lidere në botë për të drejtat e fëmijës. Ne punojmë në rreth 120 vende për të frymëzuar përparime drejt mënyrave se si bota i trajton fëmijët dhe për të arritur ndryshime të menjëhershme dhe të qëndrueshme në jetën e tyre. Save the Children në Kosovë (SCiK) zbaton programin e saj përmes ndërhyrjeve direkte dhe krijimit të praktikave të mira; ngritjes së kapaciteteve të shoqërisë civile dhe bartësve të detyrave lokale për t'iu përgjigjur nevojave të fëmijëve. Ne gjithashtu avokojmë për politika dhe praktika gjithëpërfshirëse si dhe për mekanizma të duhur financiar për t’i mbështetur reagimet sistematike dhe në këtë mënyrë për të arritur ndryshime afatgjata pozitive për të gjithë fëmijët.

 2.     Fushëveprimi i angazhimit

 Menjëherë pas mbylljes së shkollave në mars 2020 me qëllim frenimin e përhapjes së COVID-19 në Kosovë, SCiK është angazhuar në mbështetjen e Ministrisë së Arsimit në ofrimin mësimit në distancë për fëmijët me aftësi të kufizuara. Ndër tjerash, SCiK ka përkrahur Ministrinë e Arsimit në zhvillimin dhe mirëmbajtjen e online-platformës “ArsimiGjitheperfshires.rks-gov.net”. Kjo platoformë ofron aktivitete mësimore për fëmijë dhe materiale ndihmëse për prindër / kujdestarë ligjor, mësimdhënës dhe asistentë të fëmijëve me aftësi të kufizuara.

 Përmes projektit të saj “Promovimi i arsimit gjithëpërfshirës në Kosovë”, SCiK synon që të vazhdoj të mbështes arsimin në distancë duke orjentuar ndërhyrjet e saj në adresimin e nevojave të identifikuara në teren. Njëra nga keto nevoja ka të bëjë me fuqizimin e kompetencave dixhitale të mësimdhënësve dhe prindërve / kujdestarëve ligjor – me theks të veçantë tek prindërit / kujdestarët ligjor të fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe nga grupet tjera të margjinalizuara – me qëllim të përmirësimit të cilësisë së arsimit gjithëpërfshirës në kontekst të COVID-19 si dhe përmirësimit të kushteve për të mësuarit bashkëpunues.

 3.     Objektivi i angazhimit

 Me qëllim të zhvillimit të kompetencave dixhitale të mësimdhënësve dhe prindërve / kujdestarëve ligjor, për të përmirësuar rezultatet e të nxënit të fëmijëve me aftësi të kufizuara në kontekst të COVID-19, SCiK synon të trajnoj rreth 300 mësimdhënës dhe prindër / kujdestarë ligjor të fëmijëve me aftësi të kufizuara në përdorimin e platformave online të cilat janë duke u përdorur në Kosovë për qëllime edukative-arsimore.

 Për këtë arsye, SCiK kërkon të angazhoj një Trajner lokal për të hartuar dhe ofruar një modul trajnimi gjysëm-ditor me qëllim zhvillimin dhe përmirësimin e kompetencave dixhitale të mësimdhënsve dhe prindërve / kujdestarëve ligjor të fëmijëve me aftësi të kufizuara në Kosovë. Trajnimi planifikohet të ofrohet online dhe të zgjasë rreth katër (4) orë.

 Pjesëmarrësit e shënjestruar të këtij trajnimi përfshijnë mësimdhënës dhe prindër / kujdestarë ligjor të cilët kanë pasur shumë pak kontakte me mjetet dixhitale dhe kanë nevojë për udhëzime për të zgjeruar repertorin e tyre; apo të cilët kanë filluar të përdorin mjete dixhitale por pa ndjekur një qasje gjithëpërfshirëse ose të qëndrueshme.

 Pas përfundimit të trajnimit, synohet që pjesëmarrësit të jenë në gjendje të përdorin teknologji dhe shërbime dixhitale për të rritur ndërveprimin me nxënësit dhe/apo prindërit / kujdestarët ligjor, individualisht dhe kolektivisht, brenda dhe jashtë sesioneve mësimore; si dhe të përdorin teknologji dixhitale për të ofruar udhëzime dhe ndihmë me kohë.

 4.     Detyrat, përgjegjësitë dhe afatet kohore

 Trajneri do të angazhohet për gjithsej 24 ditë pune, gjatë periudhës mes 17 maj - 30 korrik 2021, siç specifikohet në tabelen më poshtë:

Nr.

Detyrat

Ditë pune

Afatet kohore

1

Hartimi i një modul trajnimi gjysëm-ditor për zhvillimin e kompetencave dixhitale të mësimdhënësve dhe prindërve / kujdestarëve ligjor, përfshirë:

a)     hartimin e materialeve për pjesëmarrësit;

b)     përgatitjen e prezantimit që do të përdoret gjatë trajnimit;

c)      hartimin e para- dhe pas-pyetësorëve në formatin që do të ofrohen nga SCiK.

2

Maj 2021

2

Ofrimi i trajnimeve gjysëm-ditore për mësimdhënës dhe prindër / kujdestarë ligjor nga së paku këto komuna: Mitrovicë, Ferizaj, Gjilan, Pejë, Gjakovë, Prizren dhe Prishtinë.

21

Maj – korrik 2021

3

Përgatitja e raportit përfundimtar mbi angazhimin, duke përfshirë analizën e para- dhe pas-pyetësorëve, si dhe dorëzimi i tij së bashku me faturën për realizimin e të gjitha detyrave.

1

Deri në 7 ditë nga përfundimi i ofrimit të të gjitha trajnimeve.

 

Gjithsej:

24

 

 Afatet kohore janë të negociueshme vetëm nëse për këtë pajtohen të dyja palët.

 5.     Pagesa

 SCiK do të paguaj Trajnerin me një tarifë ditore bruto, nga e cila do të zbriten dhe paguhen tatimet në të ardhura dhe kontributet pensionale, në bazë të Ligjit të Kosovës. Kushtet e pagesës janë sipas politikës për pagesë të Save the Children International. Të gjitha pagesat do të bëhen përmes transferit bankar brenda Kosovës.

 Trajneri do të faturojë SCiK-në për tarifën, në përputhje me afatin kohor për raportim narrativ (shih afatin kohor për dorëzim më sipër). SCiK do ta bëjë pagesën përmes transferit bankar në llogarinë bankare të Trajnerit brenda katërmbëdhjetë (14) ditëve të punës pas pranimit të faturës së kënaqshme të Trajnerit.

 6.     Profili i trajnerit

 Trajneri duhet t’i ketë aftësitë dhe njohurinë te nevojshme vijuese:

 §  Diplomë universitare në Fakultetin e Teknologjisë Informative. Diploma Master në TIK apo Shkencat Teknologjike do të ishte aset.

 §  Përvojë e dëshmuar në mbajtjen e trajnimeve në fushën e teknologjisë Informative.

 §  Aftësi për të prodhuar rezultate me cilësi të lartë dhe brenda afateve kohore.

 §  Zotërim të shkëlqyeshëm të gjuhës shqipe dhe angleze (gjuhën e shkruar / e folur).

 §  Aftësi për të bërë prezantime vizuale të të dhënave (duke përfshirë tabela dhe grafikone të ngjashëm) për qëllime kuptueshmërie.

 §  Aftësi për të prodhuar raporte të shkruara mirë, të lehta për lexuesit, duke demonstruar aftësi të shkëlqyera analitike dhe të komunikimit.

 7.     Politika e Save the Children për Mbrojtjen e Fëmijës

 Si kusht për të hyrë në një marrëveshje konsulence, trajneriduhet të nënshkruaj Politikën e Save the Children International për Mbrojtjen e Fëmijës dhe të respektoj qëllimet dhe kushtet e saj.

 8.     Aplikimi

 Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet vijuese për aplikim  përmes postës elektronike në procurementkosovo@savethechildren.org, me subjekt: Trajner për kompetencat dixhitale.

 ·        Curriculum Vitae (CV);

 ·        Propozim i shkurtër (një faqe) për strukturën dhe metodologjinë e trajnimit;

 ·        Ofertën financiare në EUR që përmban tarifën ditore bruto për kryerjen e detyrave sipas planit dinamik, mbi të cilën aplikohen edhe zbritjet tatimore.

 Afati i fundit për aplikim është më 11 maj 2021, në ora 16:00 CET.

 

#