A Win for Children and People with Disabilities in Gjakova

Thursday 7 June 2018

 

If we were to look at which groups face the most marginalization, discrimination, and stigmatization on a daily basis in Kosovo, children and people with disabilities would undoubtly be the ones to suffer the hardest from this sad reality, deprived of almost all basic rights. Committed to help build a society in which disabled children's needs and rights are properly met and respected, their aspirations supported, and their dream fulfilled, we are proud to announce that this year, marking International Children’s Day (June 1st), in close cooperation with the Municipality of Gjakova, we have enabled the opening of the new building of the community-based rehabilitation center “HandiKOS” in Gjakova. The Municipality of Gjakova has provided 49% of the funds needed for the construction and functionalization of this center whereas Save the Children in Kosovo has provided 51%.

  

On this very special occasion, Ms. Brilanda Ballata, Manager of HandiKOS Gjakova, thanked Save the Children and the Municipality of Gjakova for their support and help, emphasizing the significant impact that such help has in the lives of children and people attending the center. Mr. Ahmet Kryeziu, Country Director of Save the Children in Kosovo stated that collaborations of the like are more than necessary in ensuring that every child in Kosovo enjoys the right to survival, protection, education, development, and participation. Moreover, speaking about the importance of the full integration of people with disabilities within the society, Mr. Ardian Gjini, Mayor of Gjakova, said that among other things, the prosperity of Kosovo’s society is heavily measured by the way it treats children and people with disabilities and emphasized that the Municipality of Gjakova will continue working towards improving that. The event was followed with various beautiful performances of children attending the center.

  

    

The new rehabilitation day care center which will be managed by the professional staff of our partner “HandiKOS” Gjakova. The center, which is fully equipped with the necessary equipment and materials, will offer a range of services to children and people with disabilities living in the Municipality of Gjakova, including physiotherapy, informal education, psychological support, and counseling services for both children and parents. Whereas the old building of the “HandiKOS” rehabilitation center only consisted of two improvised small rooms and offered very poor working conditions, the new building offers space for the provision of various services in a much higher quality and for a larger number of children.

  

  

The need for such a rehabilitation center, which offers high quality services to children with disabilities in Kosovo is stark. There is a lack of accurate data on children with disabilities in Kosovo, however, it is estimated that 45,000 children in Kosovo have a disability (aged 0-18). Only 10% of them receive quality services, including education, health, and other social services. Save the Children in Kosovo has been working hard and doing whatever it takes to support and protect children with disabilities. Through various projects and advocacy efforts, we are calling on the government to improve their policies and regulations and work towards removing the stigma surrounding children with disabilities as well as their families. Increased awareness and change in public attitudes towards children with disabilities is also key to assure that discrimination does not prevent them from learning and progressing. Our goal is to empower these boys and girls and provide them with the opportunity to fully develop, learn, and fulfil their potential and dreams.

The construction of the new rehabilitation center was made possible by Save the Children's “Community-based services for children with disabilities” regional project, implemented in Kosovo since January 2016. The project aims to address systemic gaps regarding children with disabilities in five Eastern European countries (Kosovo, Albania, Georgia, Armenia, Bosnia and Herzegovina), by increasing the quality of services delivered to children with disabilities, increasing social acceptance as well as equal access to education for children with disabilities. 

_____________

Një Fitore e Madhe për Fëmijët dhe Personat me Aftësi të Kufizuara në Gjakovë

Nëse do të shihnim se cilat grupe përballen më së shumti në margjinalizim, diskriminim dhe stigmatizim në baza ditore në Kosovë, fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuara padyshim do të ishin ata që vuajnë më së shumti nga ky realitet i hidhur, të privuar nga pothuajse të gjitha të drejtat themelore. Të vendosur për të kontribuar në ndërtimin e një shoqërie ku përmbushen dhe respektohen nevojat dhe të drejtat e fëmijëve me aftësi të kufizuara, mbështeten ambiciet e tyre, si dhe realizohen ëndrrat e tyre, ne ndihemi krenar të ju njoftojmë se këtë vit, me shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve (1 Qershori), në bashkëpunim me Komunën e Gjakovës, kemi mundësuar hapjen e ndërtesës së re të qendrës së rehabilitimit me bazë në bashkësi "HandiKOS" në Gjakovë. Komuna e Gjakovës ka siguruar 49% të fondeve të nevojshme për ndërtimin dhe funksionalizimin e kësaj qendre, ndërsa Save the Children në Kosovë ka siguruar 51%.

Në këtë rast shumë të veçantë, znj. Brilanda Ballata, Menaxhere e HandiKOS në Gjakovë, falënderoi Save the Children dhe Komunën e Gjakovës për mbështetjen dhe ndihmën e tyre, duke theksuar ndikimin e madh e të rëndësishëm që kjo ndihmë ka në jetën e fëmijëve dhe njerëzve të cilët frekuentojnë qendrën. Z. Ahmet Kryeziu, Drejtor Vendor i Save the Children në Kosovë tha se bashkëpunime të tilla janë më se të nevojshme për të siguruar që çdo fëmijë në Kosovë gëzon të drejtën e mbijetesës, mbrojtjes, arsimit, zhvillimit dhe pjesëmarrjes të barabartë. Për më tepër, duke folur për rëndësinë e integrimit të plotë të personave me aftësi të kufizuara në shoqëri, Z. Ardian Gjini, kryetar i komunës së Gjakovës, tha se ndër të tjera, zhvillimi i shoqërisë tonë matet nga mënyra se si ne i trajtojmë fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuara dhe theksoi se Komuna e Gjakovës po punon drejt përmirësimit të  kësaj. Ngjarja vazhdoi me shfaqje të ndryshme të bukura të fëmijëve që frekuentojnë qendrën e HandiKOS-it në Gjakovë.

Qendra e re e kujdesit ditor rehabilitues do të menaxhohet nga stafi profesional i partnerit tonë "HandiKOS" Gjakova. Qendra, e pajisur plotësisht me pajisjet dhe materialet e nevojshme, do të ofrojë një gamë shërbimesh për fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuara që jetojnë në Komunën e Gjakovës, duke përfshirë fizioterapinë, arsimin joformal, mbështetjen psikologjike, si dhe sesione këshilluese për fëmijë dhe prindër. Ndërsa ndërtesa e vjetër e qendrës së rehabilitimit "HandiKOS" përbëhej vetëm nga dy dhoma të vogla të improvizuara dhe ofronte kushte shumë të vështira pune, ndërtesa e re e cila ka hapësirë mjaft të madhe, mundëson ofrimin e shërbimeve të ndryshme në një cilësi shumë më të lartë dhe për një numër shumë më të madh të fëmijëve.

Nevoja për një qendra të tilla rehabilitimi, të cilat ofrojnë shërbime me cilësi të lartë për fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuara në Kosovë është e lartë. Ndonëse mungojnë të dhënat e sakta të numrit të fëmijëve me aftësi të kufizuara në Kosovë, vlerësohet se 45,000 fëmijë në Kosovë janë me ndonjë aftësi të kufizuar (0-18 vjeç). Vetëm 10% e tyre marrin shërbime cilësore, duke përfshirë arsimin, shëndetësinë dhe shërbimet e tjera sociale. Save the Children në Kosovë ka punuar shumë dhe vazhdon të punojë në mbështetjen dhe mbrojtjen e fëmijëve dhe personave me aftësi të kufizuara. Nëpërmjet projekteve të ndryshme dhe avokimit, ne po i bëjmë thirrje qeverisë që të përmirësojë politikat dhe rregulloret e tyre dhe të punojë më shumë drejt heqjes së stigmës me të cilën fëmijët me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre përballen çdo ditë. Rritja e vetëdijes dhe ndryshimi i perceptimeve dhe qëndrimeve publike ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara është gjithashtu faktor kyç për të siguruar që diskriminimi nuk e pengon zhvillimin dhe përparimin e tyre. Qëllimi ynë është t’i fuqizojmë këta djem dhe vajza dhe t'u japim atyre mundësinë për të mësuar dhe për të përmbushur potencialin dhe ëndrrat e tyre.

Ndërtimi i qendrës së re rehabilituese u mundësua nga projekti rajonal i Save the Children “Shërbimet me bazë në bashkësi për fëmijët me aftësi të kufizuara” i cili zbatohet në Kosovë që nga janari i vitit 2016. Ky projekt i cili zbatohet në pesë vende të rajonit (Kosovë, Shqipëri, Gjeorgji, Armeni, dhe Bosne dhe Hercegovinë), ka për qëllim rritjen e cilësisë së shërbimeve të ofruara për fëmijët me aftësi të kufizuara, ndryshimin e mendimeve dhe sjelljeve të shoqërisë ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara, si dhe mundësimin e gjithëpërfshirjes së fëmijëve me aftësi të kufizuara në edukim.