"YES, CHILDREN CAN!": OUR CALL FOR PROMOTING THE RIGHTS OF CHILDREN WITH DISABILITIES IN KOSOVO / "PO, FËMIJËT MUNDEN!": THIRRJA JONË DREJT PROMOVIMIT TË TË DREJTAVE TË FËMIJËVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA NË KOSOVË

Wednesday 21 November 2018

OUR WORK IN PROMOTING THE RIGHTS OF CHILDREN WITH DISABILITIES IN KOSOVO 

 

PUNA JONË DREJT PROMOVIMIT TË TË DREJTAVE TË FËMIJËVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA NË KOSOVË

Children with disabilities represent one of the most marginalized groups in Kosovo. These children, like their parents or legal guardians, face stigmatization, discrimination and marginalization on a daily basis. Often deprived of education and quality services, they constantly face violations of even their most basic rights, being highly vulnerable to violence, abuse and exploitation.

Fëmijët me aftësi të kufizuara përfaqësojnë një nga grupet më të margjinalizuara në Kosovë. Këta fëmijë, sikurse edhe prindërit dhe kujdestarët e tyre, përballen me stigmatizim, diskriminim dhe margjinalizim në baza ditore. Shpeshherë të deprivuar nga edukimi, përfitimi në shërbime dhe shkelja e të drejtave tjera elementare, ata janë dukshëm më të cënueshëm ndaj dhunës, abuzimit dhe shfrytëzimit.

_____

The need for better rehabilitation centers, which offer high quality services to children with disabilities in Kosovo is stark. There is a lack of accurate data on children with disabilities in Kosovo, however, it is estimated that 45,000 children in Kosovo have a disability (aged 0-18). Only 10% of them receive quality services, including education, health, and other social services. Ever since 1994, Save the Children in Kosovo has been working hard and doing whatever it takes to support and protect children with disabilities. Through various projects and advocacy efforts, we are calling on the government to improve their policies and regulations and work towards removing the stigma surrounding children with disabilities as well as their families. Our goal is to empower these boys and girls and provide them with the opportunity to fully develop, learn, and fulfil their potential and dreams.

Nevoja për qendra më të mira rehabilitimi, të cilat ofrojnë shërbime me cilësi të lartë për fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuara në Kosovë është e lartë. Ndonëse mungojnë të dhënat e sakta të numrit të fëmijëve me aftësi të kufizuara në Kosovë, vlerësohet se 45,000 fëmijë në Kosovë janë me ndonjë aftësi të kufizuar (0-18 vjeç). Vetëm 10% e tyre marrin shërbime cilësore, duke përfshirë arsimin, shëndetësinë dhe shërbimet e tjera sociale. Save the Children në Kosovë ka punuar shumë dhe vazhdon të punojë në mbështetjen dhe mbrojtjen e fëmijëve dhe personave me aftësi të kufizuara. Nëpërmjet projekteve të ndryshme dhe avokimit, ne po i bëjmë thirrje qeverisë që të përmirësojë politikat dhe rregulloret e tyre dhe të punojë më shumë drejt heqjes së stigmës me të cilën fëmijët me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre përballen çdo ditë. Qëllimi ynë është t’i fuqizojmë këta djem dhe vajza dhe t'u japim atyre mundësinë për të mësuar dhe për të përmbushur potencialin dhe ëndrrat e tyre.

_____

Through our regional “Community-based services for children with disabilities” project, implemented in Kosovo since January 2016, we have been supporting two community-based rehabilitation centers in Kosovo: HandiKOS Ferizaj and HandiKOS Gjakova. The project, which is implemented in five Eastern-European Countries (Kosovo, Albania, Georgia, Armenia, Bosnia and Herzegovina) aims to increase the quality and number of services offered to children and persons with disabilities attending the two centers and change people’s perceptions and attitudes towards children with disabilities. Click here to learn more about the project and results achieved so far (available in Albanian only).

 

Përmes projektit tonë rajonal “Shërbimet e Bazuara në Komunitet për Fëmijët me Aftësi të Kufizuara, i cili zbatohet në Kosovë që nga Janari i vitit 2016, ne kemi mbështetur dy qendra rehabilitimi me bazë në bashkësi: HandiKOS Ferizaj dhe HandiKOS Gjakova. Ky projekt, i cili zbatohet në pesë shtete të Evropës Lindore (Kosovë, Shqipëri, Gjeorgji, Armeni, Bosnje dhe Hercegovinë), ka për qëllim përmirësimin e cilësisë dhe numrit të shërbimeve që u ofrohen fëmijëve dhe personave me aftësi të kufizuara që marrin shërbime në këto dy qendra si dhe ndryshimin e mendimeve dhe sjelljeve të shoqërisë ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara. Klikoni këtu për të lexuar një përmbledhje të projektit dhe për të mësuar më shumë rreth rezultateve të arritura deri më tani (dokumenti vetëm në Shqip).

_____

 

From January 2016, the number of services offered in these two centers has increased significantly. Whereas at the end of 2015, the centers offered only two (2) types of services, now they offer seven (7), including physiotherapy, ergotherapy, informal education, support and counselling for both children and parents, home-based services, and services offered in the toy library now available in both HandiKOS Gjakova and HandiKOS Ferizaj. The number of children with disabilities benefiting from such integrated services has grown from 55 at the end of 2015 (30 in Gjakova and 25 in Ferizaj) to 207 (105 in Gjakova and 102 in Ferizaj). Moreover, Save the Children in Kosovo offers various capacity-building trainings to the staff of HandiKOS centers, aiming to expand staff’s knowledge and skills on better identifying children’s individual needs, and in offering high-quality physical and intellectual rehabilitation services tailored based on the specific needs of each child attending the centers.

Që nga janari i vitit 2016 e deri më tani, numri i shërbimeve që ofrojnë këto dy qendra është rritur dukshëm. Në fund të vitit 2015 janë ofruar vetëm dy (2) lloje të shërbimeve, kurse tani ofrohen shtatë (7) të tilla, duke përfshirë: fizioterapi, edukim joformal, mbështetje dhe këshillim psikologjik për fëmijë dhe prindër, shërbimet në shtëpi, dhe shërbimet në bibliotekën e lodrave, që tanimë është funksionale edhe në HandiKOS Ferizaj dhe në HandiKOS gjakova. Numri i fëmijëve me aftësi të kufizuara që kanë përfituar nga qasja në shërbimet e integruara është rritur nga 55 në fund të vitit 2015 (30 në Gjakovë dhe 25 në Ferizaj) në 207 (105 në Gjakovë dhe 102 në Ferizaj). Poashtu, Save the Children në Kosovë u ofron trajnime avancimi të ndryshme stafit të qendrave HandiKOS, që kanë për qëllim zgjerimin e njohurive dhe shkathtësive të stafit në këto qendrat për të identifikuar nevojat e fëmijëve, si dhe për të ofruar një gamë të gjerë të shërbimeve të integruara, duke përfshirë referimet te shërbimet e tjera relevante.

_______

OPENING OF THE NEW 'HANDIKOS' REHABILITATION CENTER IN GJAKOVA

 

HAPJA E QENDRËS SË RE REHABILITUESE ‘HANDIKOS’ NË GJAKOVË

On June 1st, 2018, marking International Children’s Day, in close cooperation with the Municipality of Gjakova, this project has enabled the opening of the new building of the community-based rehabilitation center “HandiKOS” in Gjakova. The Municipality of Gjakova has provided 49% of the funds needed for the construction and functionalization of this center whereas Save the Children in Kosovo has provided 51%. The new rehabilitation day care center which will be managed by the professional staff of our partner “HandiKOS” Gjakova. The center, which is fully equipped with the necessary equipment and materials, will offer a range of services to children and people with disabilities living in the Municipality of Gjakova, including physiotherapy, informal education, psychological support, and counseling services for both children and parents. Whereas the old building of the “HandiKOS” rehabilitation center only consisted of two improvised small rooms and offered very poor working conditions, the new building offers space for the provision of various services in a much higher quality and for a larger number of children.

Më 1 Qershor 2018, me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, në bashkëpunim me Komunën e Gjakovës, kemi mundësuar hapjen e ndërtesës së re të qendrës së rehabilitimit me bazë në bashkësi "HandiKOS" në Gjakovë. Komuna e Gjakovës ka siguruar 49% të fondeve të nevojshme për ndërtimin dhe funksionalizimin e kësaj qendre, ndërsa Save the Children në Kosovë ka siguruar 51%. Qendra e re e kujdesit ditor rehabilitues do të menaxhohet nga stafi profesional i partnerit tonë "HandiKOS" Gjakova. Qendra, e pajisur plotësisht me pajisjet dhe materialet e nevojshme, do të ofrojë një gamë shërbimesh për fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuara që jetojnë në Komunën e Gjakovës, duke përfshirë fizioterapinë, arsimin joformal, mbështetjen psikologjike, si dhe sesione këshilluese për fëmijë dhe prindër. Ndërsa ndërtesa e vjetër e qendrës së rehabilitimit "HandiKOS" përbëhej vetëm nga dy dhoma të vogla të improvizuara dhe ofronte kushte shumë të vështira pune, ndërtesa e re e cila ka hapësirë mjaft të madhe, mundëson ofrimin e shërbimeve të ndryshme në një cilësi shumë më të lartë dhe për një numër shumë më të madh të fëmijëve.

    

_______

MEET ETNOR: THE BOY WHO WON'T LET HIS DISABILITY DEFINE HIM 

 

TAKOHUNI ME ETNORIN: DJALOSHI QË NUK LEJON QË AFTËSIA E TIJ E KUFIZUAR TA PËRCAKTOJË ATË

 

It is here at the Toy library in the Handikos Centre in Ferizaj, where Etnor loves to spend most of his time. It was only two years ago, in 2016, when Etnor, was able to open his right hand for the first time in his life. “I had lost all hope that Etnor would be able to ever open his right hand. His progress is fascinating!” says Shukrie, Etnor’s mother. The amazing and professional work carried out by the staff of the Handikos center in Ferizaj has enabledEtnor to open both his hands, enabling him to carry out various tasks. Etnor lives in the village of Nerodime. To attend the center, Etnor accompanied by his mother have to walk 4 kilometers. However, despite this, Etnor’s mother Shukrie has been making sure Etnor comes regularly to the center and never misses a class.

Është pikërisht libraria e lodrave në qendrën HandiKOS Ferizaj aty ku Etnorit i pëlqen më së shumti të kalojë kohën e tij. Vetëm dy vite më parë, në vitin 2016, Etnori hapi dorën e tij të djathtë për herë të parë. “Unë kurrë nuk kam pritur që Etnori do të jetë në gjendje të hapë dorën e tij të djathtë. Përmirësimi i tij është i mahnitshëm”, thotë nëna e tij Shukrie. Puna e mahnitshme që po kryhet nga stafi i qendrës së Handikos në Ferizaj ka ndihmuar Etnorin të hapë të dy duart e tij duke mundësuar kryerjen e detyrave të ndryshme. Etnori jeton në fshatin Nerodime. Për të ardhur në HandiKOS, Etnori, shoqëruar nga e ëma e tij, duhet të ecë katër kilometra. Pavarësisht kësaj, nëna e Etnorit, Shukria, sigurohet që Etnori të mos mungojë asnjë ditë në shërbimet që ai merr në këtë qendër.

 _______

OUR “YES, CHILDREN CAN!” CAMPAIGN

 

FUSHATA JONË “PO, FËMIJËT MUNDEN!”

 

Click here to read about the various activities we organized during our “Yes, Children Can!” campaign, which aims to raise awareness on the rights of children with disabilities and the need for their equal inclusion in the society. You can also watch our awareness-raising video-animation that was launched on behalf of our campaign during March 21st – April 2nd 2018.

Click here to watch our most recent video developed under our “Yes, Children Can!” campaign.

Click here to watch the longer documentary which portrays the amazing work being done through the "Community-based services for children with disabilities" project in supporting Handikos' staff in providing professional and high quality services for children and people with disabilities attending the community-based rehabilitation centers - Handikos Gjakova and Handikos Ferizaj.

____

Klikoni këtu për të lexuar më shumë rreth aktiviteteve të ndryshme të organizuar në kuadër të fushatës tonë "Po, Fëmijët Munden!", që ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin e shoqërisë mbi të drejtat e fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe nevojën e tyre për përfshirje të barabartë në shoqëri. Poashtu mund të shikoni video-animacionin, lançuar gjatë periudhës 21 mars - 2 prill 2018.

Kliko këtu për të parë videon më të fundit të zhvilluar në fushatën tonë "Po, Fëmijët Munden!".

Kliko këtu për të parë dokumentarin i cili përshkruan punën e mrekullueshme që po bëhet përmes projektit "Shërbimet me bazë në bashkësi për fëmijët me aftësi të kufizuara" përmes mbështetjes që i ofrohet stafit të qendrave Handikos në ofrimin e shërbimeve profesionale dhe të cilësisë së lartë për fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuara që ndjekin qendrat e rehabilitimit me bazë në bashkësi - Handikos Gjakova dhe Handikos Ferizaj.