Rrite me Dashni


Për Fushatën

Konventa e OKB-së për të drejtat e fëmijës dhe ligjet e tjera ndërkombëtare thonë që shtetet duhet të ndalojnë ndëshkimin trupor të fëmijëve, dhe gjithnjë e më shumë shtete po i ndryshojnë ligjet e tyre që përcaktojnë ndalimin e ndëshkimit trupor të fëmijëve. Ekziston një listë e shteteve që tashmë kanë ndaluar plotësisht ndëshkimin trupor të fëmijëve në: www.endcorporalpunishment.org/progress/prohibiting-states/. Fushata 'Rrite me Dashni' është fushatë që implementohet nga Save the Children në partneritet me Syri i Vizionit dhe financohet nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar-SIDA për të avokuar për ndalimin me ligj të çdo lloj dhune ndaj fëmijëve.

 Kliko këtu për ta shikuar videon e fushatës

 Kjo fushatë ka për qëllim:

  • të kontribuoj në përmirësimin e infrastrukturës ligjore mbi parandalimin e dhunës ndaj fëmijës,
  • të rris vetëdijën e fëmijëve, të rriturve, si dhe ti fuqizoj institucionet mbi ndalimin e ndëshkimit trupor në çdo ambient,
  • të ofroj metoda alternative per rritjën e fëmijës.

 

Informata shtesë

Mësoni më shumë rreth ndëshkimit trupor tek fëmijët dhe për disiplinën pozitive si një metodë alternative të prindërimit. 

Shih vegëzat më poshtë: