Careers

Termat e Referencës

 

Përmirësimi i qasjes dhe cilësisë së Zhvillimit dhe Kujdesit në Fëmijëri të Hershme (ZhKFH) në Kosovë

Pesë (5) Mobilizues/e të Komunitetit për ZHKFH nga një (1) në lokacionet si më poshtë:

Zhegër, Nerodime, Gllogjan, Poslishte dhe Gjonaj

 

IHistoriku

Save the Children në Kosovë (SCiK) në fushën e arsimit, fokusohet në zhvillimin e kujdesit bazë në fëmijëri të hershme dhe në arsimin bazë. Deri më sot, SCiK ka bërë përpjekje të mëdha për të përmirësuar aspekte të ndryshme të sistemit të arsimit në Kosovë, fillimisht në cilësinë e praktikave gjithëpërfshirëse në institucione parashkollore, parafillore dhe fillore, dhe është një avokat i fuqishëm për promovimi e Zhvillimit dhe Kujdesit në Fëmijëri të Hershme (KZhFH) në një aspekt më të gjerë dhe më gjithëpërfshirës. SCiK punon me autoritetet qendrore dhe komunale në promovimin e integrimit të shërbimeve që ofrohen nga departamente të ndryshme (arsim, shëndetësi, mirëqenie sociale) dhe në stimulimin e pjesëmarrjes aktive të prindërve dhe komuniteteve për të siguruar zotërim dhe qëndrueshmëri lokale.

 

IIInformata të përgjithshme për projektin

Përmirësimi i qasjes dhe cilësisë në Zhvillimin dhe Kujdesin në Fëmijëri të Hershme në Kosovë është një projekt i financuar nga Save the Children Itali. Objektiva specifike e këtij projekti është përmirësimi i qasjes në shërbime cilësore KZhFH që fuqizojnë zhvillimin gjithëpërfshirës të vajzave dhe djemve të moshës 0-6 vjeç përmes qendrave KZHFH me bazë në komunitet në zonat rurale dhe për të mbështetur institucionet parashkollore. Ai implementohet në Prizren, Pejë, Klina, Junik, Gjakovë, Ferizaj, Mitrovicë e jugut, Gjilan dhe Prishtinë.

 

IIObjektiva

Përmes kësaj iniciative SCiK synon të lehtësojë dhe të promovojë më tej modelin e ri me bazë në komunitet të shërbimeve ZHKFH në zonat rurale, për fëmijët që nuk kanë qasje në shërbimet ekzistuese. Objektiva e përgjithshme është ndërlidhja me anëtarët e komunitetit në përgjithësi dhe më prindërit/kujdestarët e fëmijëve të moshës 0-6 vjec,  për të promovuar rëndësinë e shërbimeve të integruara ZHKFH dhe për të planifikuar dhe koordinuar ofrimin e shërbimeve në mes të ofruesve të shërbimeve arsimore, shëndetësore dhe të mirëqenies sociale, me qëllim që të plotësohen nevojat e fëmijëve që jetojnë në fshatrat afër qendrave të ZHKFH me bazë në komunitet:

 

1.       Ferizaj, fshati Nerodime (Shkolla: Konstandin Kristoforidhi)

2.       Peje, fshati Gllogjan (Shkolla: Migjeni)

3.       Prizren, fshati Gjonaj (Shkolla: Zenun Qoqaj)

4.       Prizren, fshati Poslishte (Shkolla: Hasim Maliqaj)

5.       Gjilan, fshati Zheger (Shkolla: Agim Ramadani)

 

III. Detyrat dhe përgjegjësitë

Mobilizuesi/ja e komunitetit për ZHKFH është përgjegjës për:

 

·         Promovimin e projekteve tona në komunitete dhe krijimin e vetëdijesimit për kujdesin në fëmijëri të hershme, zhvillim dhe arsimim, mbrojtje të fëmijëve dhe çështje të ndërlidhura me shëndet/higjienë/ushqim në mesin e anëtarëve të komunitetit,

·         Monitorimin dhe mbështetjen e të gjitha aktiviteteve programore në terren, duke mbajtur takime të rregullta me prindër, shkolla dhe institucione vendore dhe ofrues të shërbimeve për të identifikuar çështjet dhe duke propozuar zgjidhje për adresimin e tyre.

·         Mbledhjen e të dhënave të të gjithë përfituesve të arritur gjatë gjithë projektit.

 

 IV. Rezultatet e pritura

Rezultatet e pritura nga Mobilizuesi/ja e komunitetit për ZHKFH:

 1.       Funksioni organizativ

 

•    Merr një rol aktiv në mobilizimin dhe organizimin e krijimit të shërbimeve të fëmijërisë së hershme në komunitet dhe në Qendrën e ZHKFH me bazë në komunitet;

•     Koordinon komunikimin midis prindërve/kujdestarëve dhe shkollës, duke u krijuar atyre mundësi që të angazhohen në mënyrë aktive në zhvillimin dhe arsimimin e fëmijëve të moshës 0-6 vjeç;

•   Ndihmon në përcaktimin dhe ruajtjen e nevojave për bibliotekë burimore, e cila do të përdoret nga prindërit/kujdestarët;

•    Kontribuon në mënyrë aktive në furnizimin e bibliotekës me materiale dhe mjete mësimore, organizon dhe mbikëqyr huazimin e këtyre materialeve nga prindërit/kujdestarët.

 

2.       Puna me kolegë

 

•  Në bashkëpunim me mësimdhënësit parashkollorë mbështet organizimin dhe implementimin e seancave mujore për një grup nënash dhe fëmijësh në qendrën ZHKFH me bazë në komunitet;

•   Mbështet mësimdhënësit parashkollorë në përgatitjen e materialeve mësimdhënëse, të cilat do të jenë në dispozicion për prindërit/kujdestarët që të punojnë me fëmijët në klasë dhe në shtëpi;

 

3.       Puna me familje

 

•  Identifikon/përgatit aktivitete për fëmijët e moshës 0-3 vjeç dhe u ofron nënave informata rreth aktiviteteve të ZHKFH, të cilat mund t’i bëjnë me fëmijët e tyre në shtëpi;

•  Ndihmon në organizimin dhe merr pjesë, bashkë me grupin e fëmijëve, në aktivitete dhe ngjarje kulturore të organizuara nga shkolla (programe, ekspozita, ekskursione dhe ngjarje të tjera të ngjashme) duke i përfshirë vazhdimisht prindërit/kujdestarët;

•  Komunikon rregullisht me prindër/kujdestarë dhe me komunitetin, dhe i mbështet ata në adresimin e çështjeve të shërbimeve të caktuara;

•  Kryen vizita në shtëpi dhe i këshillon prindërit/kujdestarët për ZHKFH dhe u jep atyre informata për shërbimet në dispozicion për fëmijët me probleme shëndetësore dhe/ose sociale

• Angazhohet në mënyrë aktive në rritjen e bashkëpunimit në mesin e mësimdhënësve, prindërve/kujdestarëve dhe fëmijëve dhe institucioneve të tjera përkatëse për planifikimin dhe ofrimin e shërbimeve të ZHKFH, me kontributin e anëtarëve të tjerë të komunitetit.

 

4.       Puna me ofruesit e shërbimeve

 

•  Planifikon dhe organizon implementimin e seancave mujore për një grup nënash dhe fëmijësh, duke bashkëpunuar ngushtë me ofruesit e shërbimeve shëndetësore dhe sociale në qendrën ZHKFK me bazë në komunitet.

 

V. Kualifikimet e kërkuara

·         Diploma e shkollës së mesme

·         Banor i komunitetit në lokacionin përkatës dhe njohës i gjuhës së shumicës së fëmijëve të cilët do të ndjekin institucionin parashkollor

·         Përvojë e dëshmuar në punën e komunitetit

·         Aftësi të mira ndër-personale dhe aftësi për punë ekipore

·         Njohje bazë e kompjuterit (interneti, email, word, excel)

VI. Fushëveprimi, afati kohor & pagesa /Kushtet e pagesës

Mobilizuesi/ja e Komunitetit do të punojë 10 ditë në muaj me fëmijët dhe familjet e tyre në komunitet dhe Qendrat e ZHKFH me bazë në komunitet, që ndodhen në:

·         Lokacioni I: Ferizaj, fshati Nerodime (Shkolla: Konstandin Kristoforidhi)

·         Lokacioni II:  Peje, fshati Gllogjan (Shkolla: Migjeni)

·         Lokacioni III: Prizren, fshati Gjonaj (Shkolla: Zenun Qoqaj)

·         Lokacioni IV:  Prizren, fshati Poslishte (Shkolla: Hasim Maliqaj)

·         Lokacioni V: Gjilan, fshati Zheger (Shkolla: Agim Ramadani)

 

Mobilizuesi/ja e komunitetit do të angazhohet me marrëveshje për shërbime gjatë periudhës prej 6 korrik 2020 deri më 30 qershor 2022.

 

Pagesa për shërbimet do të bëhet për çdo muaj, pas dorëzimit të pasqyrës për vijueshmëri dhe një raporti të kënaqshëm narrativ.

 

VII. Përgjegjësitë e “Save the Children”

Organizata është përgjegjëse për:

·         Sigurimin e një plani pune për implementimin e detyrës së caktuar;

·         Ofrimin e trajnimeve të nevojshme për ZHKFH dhe shërbime mbështetëse, të obligueshme për çdo Mobilizues të komunitetit;

·         Sigurimin e informatave për shërbimet e integruara ZHKFH;

·         Ofrimin e mbështetjes së përgjithshme në kryerjen e detyrave.

·         Mbulimin e shpenzimeve telefonike deri në shumën prej 15.00 euro në muaj

 

Mobilizuesi/ja e komunitetit, sipas detyrës, do t’i raportojë Koordinatorit gjeografik të secilës komunë. Kërkesat dhe udhëzimet për raportim do të sigurohen sipas formatit të përcaktuar për raportim nga SCiK.

 

Aplikimi:

 

Kandidatët e interesuar ftohen të dorëzojnë dokumentet vijuese për aplikim në scik@savethechildren.org jo më vonë se 30.06.2020 në ora 16:00.

a.       CV

b.       Letër motivimi

c.       Diploma e shkollës së mesme/Diploma e Universitetit

 

 

 

Office Assistant

JOB TITLE:   Office Assistant TEAM/PROGRAMME: HR & Administration LOCATION: PristinaGRADE: 5 Post: National CHILD SAFEGUARDING: Level 3:  the role holder will have contact with children and/or...

Date advertised: 2 Jul 2020

Closing date: 10 Jul 2020 - 23:59 CEST

Location: Prishtina, Kosovo

Department: Business Support

Type: Fixed-term contract

Schedule: Full-time

View full details »

Director of Program Development and Quality

ROLE PURPOSE:As a member of the Senior Management Team (SMT) in Iraq, the Director of Program Development and Quality (PDQ) is responsible for driving cross-functional engagement in the development...

Date advertised: 30 Jun 2020

Closing date: 14 Jul 2020 - 22:59 CEST

Location: Erbil, Iraq

Department: Programme, Development and Quality

Type: Fixed-term contract

Schedule: Full-time

View full details »

Program Operations Director

Program Operations Director The Opportunity   The Operations Director shares in the overall responsibility for the direction and coordination of the Syria Response programmes. The Operations...

Date advertised: 23 Jun 2020

Closing date: 13 Jul 2020 - 22:59 CEST

Location: Amman, Jordan

Department: Programme Operations

Type: Fixed-term contract

Schedule: Full-time

View full details »