10 Years of ROR – Celebration, Voice and Influence
Blog written by Diar Bekteshi, Vice President and Enea Kadriu, member of ROR Group
The group Respect Our Rights (ROR) is led by 24 children from different municipalities of Kosovo, aged 14-17, who represent all children. Since the establishment of the group in 2014, our journey has been an incredible one, full of precious memories. Like any other group we encountered challenging moments that tested our resolve - Do you think you will be overlooked by the governmental representatives? Are you wasting your time, and in the end you will not shed light to anything? - these were some of the many prejudices from those who did not believe in our ideal/purpose.
Since 2014, ROR has devotedly advocated for the rights of children in Kosovo. Today, 10 years after the founding of the group, we feel proud and grateful to all our children and supporters for the trust and support they have provided us. As a group, we have worked to be the voice of every child in Kosovo, especially those who do not have the opportunity to raise their voice for their basic needs and rights.
On Wednesday, 13th of November, we marked this achievement with celebration and reflection, celebrating a decade of dedication. Under the theme 10 Years of ROR – Celebration, Voice and Impact, we organized an event filled with special guests, but the most important were the members and former members of ROR over the years.
Also present were the Prime Minister of Kosovo, Mr. Albin Kurti; Minister of Justice, Mrs. Albulena Haxhiu; Deputy Minister of Education, Mr. Taulant Kelmendi; The Deputy Ambassador of the Austrian Embassy in Kosovo, Mrs. Clarissa Castek; Deputy head for cooperation and development at the Swedish Embassy, Mrs. Ylva Sahlstrand; representatives of public institutions, civil society organizations and the media. **
The event opened with the inspiring speech by Ema Kuçi, ROR President and continued with the welcoming words of the supporting organizations Save the Children, Syri i Vizionit and the Swedish agency, which has generously supported ROR since its establishment.
Then the panel followed, "Let's talk with the Prime Minister" where the children and the Prime Minister shared ideas and discussed the meaningful involvement of children in decision-making, also receiving the Prime Minister's support for our advocacy and cause as a group.
Rina Reçica, one of our members, shared the results of the 'Young Voices 2024' report, which shows that 83% of children want more influence and opportunities to express their views, while only 9% have participated in public consultations during the last two years.
On the other hand, Sose Cermjani shared her experience as a member of ROR, emphasizing:
"Being a member of ROR has increased my awareness of my rights and encouraged me to speak about the needs of the Roma community in Kosovo."
The second part was accompanied by more relaxed conversations, because under the name RetROR, we went back in retropsective together with former members Lekë Morina, Trina Hoti and Drion Shaqiri. As moderator and vice president of the group, it was wonderful to interweave past experiences with the challenges and opportunities we face today, while also appreciating the dedication of those who contributed to the group's successes. During the moderation, I realized how much value this group has for children. As for me, as a member who has just started the journey with ROR, as I listened to Trina describing her journey from the Municipal Children's Assembly of Prishtina to other steps, and recently already engaged in the organization Save the Children, it seemed to me that I saw myself realizing the biggest dream I have. I followed her attentively and with a lot of emotion and thought: "We have similar beginnings, maybe we will have similar endings, because the passion and commitment to advocating children's rights is the same."
During the conversation, we returned to nostalgia, remembering some moments such as the first challenge of a newly founded group. Lekë, a member of ROR since the beginning, laughingly recalled how the first challenge was as to how to name the group:
ROR from its beginning offered warmth and a space for us. It offered us not only a child seat but also the microphone, so he showed us that we have a voice and we can use it to demand our rights. After we met and got involved with the cause, the first challenge was how to name the group!
Meanwhile, Drion continued and argued with conviction that there is no challenge that stops us as a group:
We took lessons from mentors and actively continued advocating for children's participation in decision-making.
Today, as the new generation of ROR, we feel excited and proud to continue this wonderful journey. We reflect by listening to each other's stories and say with one voice that this is our home where we feel safe, become stronger together, create new friendships and prepare professionally.
This event reminded us that, despite the challenges that may await us, the commitment and dedication of each of us are key to building a fairer and more equal society for children.
This was just a first step to an even better future. We both say to all ROR members who are now and those who will join in the future: always fight for your rights and never stop! Children are not assets dependent on anyone, they are the voice of the world!
We call on all adults to support us, not only by sharing important topics to address, but also by providing financial support to advance our causes. Only with your help can we continue to create lasting change for children's rights.
ROR has been an inspiration for the establishment of other child-led groups that already exist in Kosovo. Among them are: Zëri Ynë, Hëna, Um za Decu, Tim Mladih Glasova, the Children's Environmental Assembly, as well as the Children's Municipal Assemblies.
This is just our beginning; ROR will work with love and dedication for all children!
ALB
10 vjet ROR – Festë, Zë dhe Ndikim
Blog i shkruar nga Diar Bekteshi, Nënkryetar dhe Enea Kadriu, anëtare e Grupit ROR
Grupi Respect Our Rights (ROR) udhëhiqet nga 24 fëmijë nga komuna të ndryshme të Kosovës, të moshave 14-17 vjeç që përfaqësojnë të gjithë fëmijët. Që nga krijimi i grupit në vitin 2014, rrugëtimi ynë ka qenë një udhëtim i jashtëzakonshëm,i mbushur me plotë kujtime të çmuara. Ashtu si çdo fillim tjetër edhe ne hasëm në momente sfiduese që na testuan vendosmërinë - Mendoni se do të përfilleni nga qeveritarët? Po shpenzoni kohën tuaj, dhe në fund nuk do të ndritni asgjë? - këto ishin disa nga paragjykimet e shumta nga ata të cilët nuk besonin në idealin/qëllimin tonë.
Që prej vitit 2014, ROR ka avokuar me përkushtim për të drejtat e fëmijëve në Kosovë. Sot, 10 vite pas themelimit të grupit, ndihemi krenar dhe falenderues, ndaj të gjithë fëmijëve dhe mbështetësve tanë për besimin dhe përkrahjen që na kanë ofruar. Si grup, kemi punuar për të qenë zëri i çdo fëmije në Kosovë, veçanërisht i atyre që nuk kanë mundësi të ngrisin zërin për nevojat dhe të drejtat e tyre themelore.
Gjatë së mërkurës, me 13 nëntor ne shënuam këtë arritje me festë dhe reflektim, duke kremtuar një dekadë përkushtimi. Nën mbishkrimin 10 Vjet ROR – Festë, Zë dhe Ndikim, organizuam një ngjarje të mbushur me të ftuar specialë, por më të rëndësishmit ishin anëtarët dhe ish-anëtarët e ROR-it, ndër vite.
Të pranishëm ishin edhe Kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti; Ministrja e Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu; Zëvendës-Ministri i Arsimit, z. Taulant Kelmendi; Zëvendës-Ambasadorja e Ambasadës Austriake në Kosovë, znj. Clarissa Castek; Zëvendës-shefja për bashkëpunimi dhe zhvillim në Ambasadën Suedeze, znj. Ylva Sahlstrand; përfaqësues të institucioneve publike, organizata të shoqërisë civile dhe media. **
Ngjarja u hap me fjalimin inspirues nga Ema Kuçi, Kryetaree ROR dhe vazhdoi me fjalët përshëndetëse të organizatave mbështetëse Save the Children, Syri i Vizionit dhe agjencisë suedeze, e cila ka mbështetur ROR zemërgjerësisht që nga themelimi.
Më pas vijoi paneli “Hajde folim me Kryeministrin” ku fëmijët dhe Kryeministri ndanë ide dhe diskutuan për përfshirjen kuptimplotë të fëmijëve në vendimmarrje, duke marrë edhe mbështetjen e Kryeministrit për avokimin dhe kauzën tonë si grup.
Rina Reçica, një nga anëtaret tona, ndau rezultate të raportit 'Zërat e Rinj 2024', që tregon se 83% e fëmijëve dëshirojnë më shumë ndikim dhe mundësi për të shprehur pikëpamjet e tyre, ndërsa vetëm 9% kanë marrë pjesë në konsultime publike gjatë dy viteve të fundit.
Në anën tjetër, Sose Cermjani ndau përvojën e saj si anëtare e ROR-it, duke theksuar:
"Të jem anëtare e ROR-it më ka rritur vetëdijen për të drejtat e mia dhe më ka nxitur të flas për nevojat e komunitetit Rom në Kosovë."
Pjesa e dytë u shoqërua nga biseda më të relaksuara, sepse me emrin RetROR, u kthyem në kohë në bashkë me ish-anëtarët Lekë Morina, Trina Hoti dhe Drion Shaqiri. Si moderator dhe nënkryetar i grupit ishte e mrekullueshme të gërshetoja përvojat e kaluara me sfidat dhe mundësitë që kemi ne sot, duke vlerësuar gjithashtu përkushtimin e atyre që kontribuan për sukseset e grupit. Gjatë moderimit e kuptoja se sa shumë vlerë ka ky grup për fëmijët. Ndërsa për mua si anëtare e cila sapo ka nisur rrugëtimin me ROR-in, teksa dëgjoja Trinën duke përshkruar rrugëtimin e saj nga Asamblea Komunale e Fëmijëve të Prishtinës në hapa të tjerë, tashmë e angazhuar edhe në organizatën Save the Children, më dukej se po shikoja veten time duke realizuar ëndrrën më të madhe që kam. E ndoqa me vëmendje dhe emocione të shumta e mendova: “Fillimet i kemi të ngjashme mbase do të kemi edhe përfundimet të tilla, sepse pasioni dhe përkushtimi për avokimin për të drejtat e fëmijëve është i njëjtë."
Gjatë bashkëbisedimit u rikthyem në nostalogji duke kujtuar disa momente siç mund të jetë sfida e parë e një grupi të sapothemeluar. Leka, anëtar që nga fillimi i ROR-it, duke qeshur kujtoi se si sfida e parë ishte si të quhej grupi:
ROR-i që në fillimet e veta ofroi ngrohtësi dhe një hapësirë për ne. Na ofroi jo vetëm një ulëse për fëmijë por edhe mikrofonin, pra na tregoi se ne kemi zë dhe mund ta përdorim për të kërkuar të drejtat tona. Pasi u takuam, e u mishëruam me kauzën, sfida e parë ishte si t’ia linim emrin grupit!
Ndërsa, Drioni vazhdonte dhe argumentonte me bindje që nuk ka sfidë që na ndal ne si grup:
Ne morëm mësimet nga mentorët dhe vazhduam aktivisht avokimin për pjesëmarrje të fëmijëve në vendimmarrje.
Sot, si gjenerata e re e ROR-it, ndjejmë emocion dhe krenari për të vazhduar këtë rrugëtim të mrekullueshëm. Reflektojmë duke dëgjuar historitë e njëri-tjetrit dhe një zëri themi që kjo është shtëpia jonë ku ne ndihemi të sigurt, bëhemi më të fortë së bashku, krijojmë miqësi të reja si dhe përgaditemi profesionalisht.
Kjo ngjarje na kujtoi se, pavarësisht sfidave që mund të na presin, angazhimi dhe përkushtimi i secilit prej nesh janë kyç për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë dhe më të barabartë për fëmijët.
Ky ishte vetëm një hap i parë për një të ardhme edhe më të mirë. Ne të dy ju themi të gjithë anëtarëve të ROR-it që janë tani dhe ata që do të bashkohen në të ardhmen: luftoni gjithmonë për të drejtat tuaja dhe mos u ndalni asnjëherë! Fëmijët nuk janë asete të varura nga askush, ata janë zëri i botës!
Ne u bëjmë thirrje të gjithë të rriturve që të na mbështesin, jo vetëm duke ndarë tema të rëndësishme për t'i trajtuar, por edhe duke ofruar mbështetje financiare për t’i çuar përpara kauzat tona. Vetëm me ndihmën tuaj, ne mund të vazhdojmë të krijojmë ndryshime të qëndrueshme për të drejtat e fëmijëve.
ROR ka qenë një inspirim për themelimin e grupeve të tjera të udhëhequra nga fëmijët, të cilat tashmë ekzistojnë në Kosovë. Ndër to janë: Zëri Ynë, Hëna, Um za Decu, Tim Mladih Glasova, Asambleja Mjedisore e Fëmijëve, si dhe Asambletë Komunale të Fëmijëve.
Ky është vetëm fillimi ynë; ROR-i do të punojë me plot dashuri dhe përkushtim për të gjithë fëmijët!
SRB
10 Godina ROR – Proslava, Glas I Uticaj
Blog kojeg su napisali Diar Bekteshi, potpredsednik i Enea Kadriu, članica grupe ROR-a
Grupa Respect Our Rights (ROR) koju vodi 24 deteta iz različitih opština Kosova, uzrasta 14-17 godina, koji predstavljaju svu decu. Od nastanka grupe 2014. godine, naše putovanje je bilo neverovatno putovanje, puno dragocenih uspomena. Kao i svaki drugi početak, naišli smo na izazovne trenutke koji su testirali našu odlučnost - Da li mislite da će vas vladini zvaničnici ozbiljno uzeti u obzir? Gubite svoje vreme, a na kraju nećete ništa popraviti? - to su bile neke od mnogih predrasuda onih koji nisu verovali u naš ideal/cilj.
Od 2014. godine, ROR se predano zalaže za prava dece na Kosovu. Danas, 10 godina od osnivanja grupe, osećamo se ponosni i zahvalni svoj deci i simpatizerima na poverenju i podršci koju su nam ukazali. Kao grupa, radili smo na tome da budemo glas svakog deteta na Kosovu, posebno onih koji nemaju priliku da dignu svoj glas za svoje osnovne potrebe i prava.
Tokom srede, 13. novembra, proslavili smo ovo dostignuće slavljem i razmišljanjem, obeležavajući deceniju posvećenosti. Pod zastavom 10 godina ROR-a – Proslava, glas i uticaj, organizovali smo događaj ispunjen specijalnim gostima, ali najvažniji su bili članovi i bivši članovi ROR-a tokom godina.
Prisutni su bili i premijer Kosova g. Albin Kurti; Ministarka pravde gđa. Albulena Haxhiu; Zamenik ministra obrazovanja g. Taulant Kelmendi; Zamenica ambasadora austrijske ambasade na Kosovu, gđa. Clarissa Castek; Zamenica šefa za saradnju i razvoj u Švedskoj ambasadi, gđa. Ylva Sahlstrand; ; predstavnici javnih institucija, organizacija civilnog društva i medija. **
Događaj je otvoren inspirativnim govorom Eme Kuči, predsednice ROR-a i nastavljen rečima dobrodošlice organizacija koje nas podržavaju kao što su Save the Children, Syri i Vizionit i Švedska agencija, koja velikodušno podržava ROR od njegovog osnivanja.
Zatim je usledio panel „Hajde da razgovaramo sa premijerom“ gde su deca i premijer razmenili ideje i razgovarali o smislenom uključivanju dece u donošenje odluka, a takođe su dobili podršku premijera za naše zalaganje i cilj kao grupa.
Rina Rečica, jedna od naših članica, podelila je rezultate izveštaja „Mladi glasovi 2024“, koji pokazuju da 83% dece želi više uticaja i mogućnosti da izraze svoje stavove, dok je samo 9% učestvovalo u javnim konsultacijama tokom poslednje dve godine.
Sa druge strane, Sose Cermjani je prenela svoje iskustvo kao članica ROR-a, ističući:
„To što sam članica ROR-a povećalo je moju svest o mojim pravima i podstaklo me da govorim o potrebama romske zajednice na Kosovu.“
Drugi deo je bio praćen opuštenijim razgovorima, jer smo se pod imenom RetROR vratili u prošlost zajedno sa bivšim članovima Leke Morina, Trina Hoti i Drion Šaćiri. Kao moderator i potpredsednik grupe, bilo je divno preplitati prošla iskustva sa izazovima i prilikama sa kojima se danas suočavamo, a istovremeno ceniti posvećenost onih koji su doprineli uspesima grupe. Tokom moderiranja shvatila sam koliku vrednost ova grupa ima za decu. Što se mene tiče, kao člana koja je tek krenula na put sa ROR-om, dok sam slušala Trinu kako opisuje svoj put od dečije Skupštine opštine Priština do drugih koraka, već angažovane u organizaciji Save the Children, učinilo mi se da sam videla samu sebe kako ostvarujem najveći san koji imam. Pratila sam ga pažljivo i sa mnogo emocija, pomislila: „Imamo slične početke, možda ćemo imati i slične krajeve, jer je strast i posvećenost zalaganju za prava deteta ista.“
Tokom razgovora vratili smo se nostalgiji, prisećajući se nekih trenutaka kao što je recimo bio prvi izazov novoosnovane grupe. Leka, član ROR-a od početka, kroz smeh se prisećao kako je prvi izazov bio kako nazvati ovu grupu:
ROR je od svojih početaka nudio toplinu i prostor za nas. Ponudio nam je ne samo jednu stolicu za dete, već i mikrofon, pa nam je pokazao da imamo glas i možemo njime da tražimo svoja prava. Nakon što smo se upoznali i uključili u cilj, prvi izazov je bio kako nazvati grupu!
U međuvremenu, Drion je nastavio i vrlo uvereno tvrdio da ne postoji izazov koji bi nas mogao zaustaviti kao grupu:
Naučili smo lekcije od mentora i aktivno smo nastavili da se zalažemo za učešće dece u donošenju odluka.
Danas, kao nova generacija ROR-a, osećamo se uzbuđeno i ponosno što nastavljamo ovo divno putovanje. Razmišljamo slušajući priče jedni drugih i u jedan glas kažemo da je ovo naš dom gde se osećamo bezbedno, zajedno jačamo, stvaramo nova prijateljstva i profesionalno se pripremamo.
Ovaj događaj nas je podsetio da je, uprkos izazovima koji nas mogu sačekati, angažovanost i posvećenost svakog od nas ključna za izgradnju pravednijeg i ravnopravnijeg društva za decu.
Ovo je bio samo prvi korak ka još boljoj budućnosti. Oboje nas poručujemo svim sadašnjim članovima ROR-a kao i onima koji će se pridružiti u budućnosti: uvek se borite za svoja prava i nikada nemojte stati! Deca nisu nečija imovina koja zavisi od bilo koga, ona su glas sveta!
Mi pozivamo sve odrasle da nas podrže, ne samo deljenjem važnih tema o kojima se trebamo baviti, već i pružanjem finansijske podrške za unapređenje naših ciljeva. Samo uz vašu pomoć možemo nastaviti da stvaramo trajne promene za prava deteta.
ROR je bio inspiracija za osnivanje drugih grupa koje vode deca, a koje već postoje na Kosovu. Neki od njih su: Zëri Ynë, Hëna, Um za Decu, Tim Mladih Glasova, Asambleja Mjedisore e Fëmijëve, kao i dečije Skupštine opština.
Ovo je samo naš početak; ROR će raditi sa puno ljubavi i uz posvećenost za svu decu!