Termat e Referencës (ToR) - Pesë (5) Mobilizues/e të Komunitetit për ZHKFH, nga një (1) në lokacionet si më poshtë: Prizren, Raushiq, Vaganice, Molliq dhe Mirash
Termat e Referencës
Përmirësimi i qasjes dhe cilësisë së Zhvillimit dhe Kujdesit në Fëmijëri të Hershme (ZhKFH) në Kosovë
Pesë (5) Mobilizues/e të Komunitetit për ZHKFH, nga një (1) në lokacionet si më poshtë:
Prizren, Raushiq, Vaganice, Molliq dhe Mirash
I. Historiku
Save the Children në Kosovë (SCiK) në fushën e arsimit, fokusohet në zhvillimin e kujdesit bazë në fëmijëri të hershme dhe në arsimin bazë. Deri më sot, SCiK ka bërë përpjekje të mëdha për të përmirësuar aspekte të ndryshme të sistemit të arsimit në Kosovë, fillimisht në cilësinë e praktikave gjithëpërfshirëse në institucione parashkollore, parafillore dhe fillore, dhe është një avokat i fuqishëm për promovimi e Zhvillimit dhe Kujdesit në Fëmijëri të Hershme (KZhFH) në një aspekt më të gjerë dhe më gjithëpërfshirës. SCiK punon me autoritetet qendrore dhe komunale në promovimin e integrimit të shërbimeve që ofrohen nga departamente të ndryshme (arsim, shëndetësi, mirëqenie sociale) dhe në stimulimin e pjesëmarrjes aktive të prindërve dhe komuniteteve për të siguruar zotërim dhe qëndrueshmëri lokale.
II. Informata të përgjithshme për projektin
Përmirësimi i qasjes dhe cilësisë në Zhvillimin dhe Kujdesin në Fëmijëri të Hershme në Kosovë është një projekt i financuar nga Save the Children Itali. Objektiva specifike e këtij projekti është përmirësimi i qasjes në shërbime cilësore KZhFH që fuqizojnë zhvillimin gjithëpërfshirës të vajzave dhe djemve të moshës 0-6 vjeç përmes qendrave KZHFH me bazë në komunitet në zonat rurale dhe për të mbështetur institucionet parashkollore. Ai implementohet në Prizren, Pejë, Klina, Junik, Gjakovë, Ferizaj, Mitrovicë e jugut, Gjilan dhe Prishtinë.
II. Objektiva
Përmes kësaj nisme SCiK synon të lehtësojë dhe të promovojë më tej modelin e ri me bazë në komunitet të shërbimeve ZHKFH në zonat rurale, për fëmijët që nuk kanë qasje në shërbimet ekzistuese. Objektiva e përgjithshme është ndërlidhja me anëtarët e komunitetit në përgjithësi dhe më prindërit/kujdestarët e fëmijëve të moshës 0-6 vjec, për të promovuar rëndësinë e shërbimeve të integruara ZHKFH dhe për të planifikuar dhe koordinuar ofrimin e shërbimeve në mes të ofruesve të shërbimeve arsimore, shëndetësore dhe të mirëqenies sociale, me qëllim që të plotësohen nevojat e fëmijëve që jetojnë në fshatrat afër qendrave të ZHKFH me bazë në komunitet:
- Prizren , (SHFMU “Mati Logoreci”)
- Gjakovë, fshati Molliq (SHFMU “Jahë Salihu”)
- Pejë, fshati Raushiq (SHFMU "28 Nëntori")
- Mitrovicë, fshati Vaganice (SHFMU “Skënderbeu”)
- Ferizaj , fshati Mirash (SHFMU “ Ali Hadri ”)
III. Detyrat dhe përgjegjësitë
Mobilizuesi/ja e komunitetit për ZHKFH është përgjegjës/e për:
- Promovimin e projekteve tona në komunitete dhe krijimin e vetëdijesimit për kujdesin në fëmijëri të hershme, zhvillim dhe arsimim, mbrojtje të fëmijëve dhe çështje të ndërlidhura me shëndet/higjienë/ushqim në mesin e anëtarëve të komunitetit,
- Monitorimin dhe mbështetjen e të gjitha aktiviteteve programore në terren, duke mbajtur takime të rregullta me prindër, shkolla dhe institucione vendore dhe ofrues të shërbimeve për të identifikuar çështjet dhe duke propozuar zgjidhje për adresimin e tyre.
- Mbledhjen e të dhënave të të gjithë përfituesve të arritur gjatë gjithë projektit.
IV. Rezultatet e pritura
Rezultatet e pritura nga Mobilizuesi/ja e komunitetit për ZHKFH:
- Funksioni organizativ
- Merr një rol aktiv në mobilizimin dhe organizimin e krijimit të shërbimeve të fëmijërisë së hershme në komunitet dhe në Qendrën e ZHKFH me bazë në komunitet;
- Koordinon komunikimin midis prindërve/kujdestarëve dhe shkollës, duke u krijuar atyre mundësi që të angazhohen në mënyrë aktive në zhvillimin dhe arsimimin e fëmijëve të moshës 0-6 vjeç;
- Ndihmon në përcaktimin dhe ruajtjen e nevojave për bibliotekë burimore, e cila do të përdoret nga prindërit/kujdestarët;
- Kontribuon në mënyrë aktive në furnizimin e bibliotekës me materiale dhe mjete mësimore, organizon dhe mbikëqyr huazimin e këtyre materialeve nga prindërit/kujdestarët.
- Puna me kolegë
- Në bashkëpunim me mësimdhënësit parashkollorë mbështet organizimin dhe implementimin e seancave mujore për një grup nënash dhe fëmijësh në qendrën ZHKFH me bazë në komunitet;
- Mbështet mësimdhënësit parashkollorë në përgatitjen e materialeve mësimdhënëse, të cilat do të jenë në dispozicion për prindërit/kujdestarët që të punojnë me fëmijët në klasë dhe në shtëpi;
- Puna me familje
- Identifikon/përgatit aktivitete për fëmijët e moshës 0-3 vjeç dhe u ofron nënave informata rreth aktiviteteve të ZHKFH, të cilat mund t’i bëjnë me fëmijët e tyre në shtëpi;
- Ndihmon në organizimin dhe merr pjesë, bashkë me grupin e fëmijëve, në aktivitete dhe ngjarje kulturore të organizuara nga shkolla (programe, ekspozita, ekskursione dhe ngjarje të tjera të ngjashme) duke i përfshirë vazhdimisht prindërit/kujdestarët;
- Komunikon rregullisht me prindër/kujdestarë dhe me komunitetin, dhe i mbështet ata në adresimin e çështjeve të shërbimeve të caktuara;
- Kryen vizita në shtëpi dhe i këshillon prindërit/kujdestarët për ZHKFH dhe u jep atyre informata për shërbimet në dispozicion për fëmijët me probleme shëndetësore dhe/ose sociale
- Angazhohet në mënyrë aktive në rritjen e bashkëpunimit në mesin e mësimdhënësve, prindërve/kujdestarëve dhe fëmijëve dhe institucioneve të tjera përkatëse për planifikimin dhe ofrimin e shërbimeve të ZHKFH, me kontributin e anëtarëve të tjerë të komunitetit.
- Puna me ofruesit e shërbimeve
- Planifikon dhe organizon implementimin e seancave mujore për një grup nënash dhe fëmijësh, duke bashkëpunuar ngushtë me ofruesit e shërbimeve shëndetësore dhe sociale në qendrën ZHKFK me bazë në komunitet.
V. Kualifikimet e kërkuara
- Banor i komunitetit në lokacionin përkatës dhe njohës i gjuhës së shumicës së fëmijëve të cilët do të ndjekin qendren me bazë në komunitet për KZHFH.
- Përvojë e dëshmuar në punë komunitare.
- Aftësi të mira ndër-personale dhe aftësi për punë ekipore.
- Njohje bazë e kompjuterit (interneti, email, word, excel).
- Diploma e fakultetit të edukimit apo ngjashëm konsiderohet si përparësi.
VI. Fushëveprimi, afati kohor & pagesa /Kushtet e pagesës
Mobilizuesi/ja e Komunitetit do të punojë 10 ditë në muaj me fëmijët dhe familjet e tyre në komunitet dhe Qendrat e ZHKFH me bazë në komunitet, sipas një plani të punës të dakorduar me stafin e SCiK, brenda lokacioneve të cekura në pikën II.
Mobilizuesi/ja e komunitetit do të angazhohet me marrëveshje për shërbime gjatë periudhës prej 1 dhjetor 2023 deri më 30 qershor 2025.
Pagesa për shërbimet do të bëhet për çdo muaj, pas dorëzimit të pasqyrës për vijueshmëri dhe një raporti të kënaqshëm narrativ.
VII. Përgjegjësitë e Save the Children
SCiK është përgjegjëse për:
- Sigurimin e një plani pune për implementimin e detyrës së caktuar;
- Ofrimin e trajnimeve të nevojshme për ZHKFH dhe shërbime mbështetëse, të obligueshme për çdo Mobilizues të Komunitetit;
- Sigurimin e informatave për shërbimet e integruara ZHKFH;
- Ofrimin e mbështetjes së përgjithshme në kryerjen e detyrave.
- Mbulimin e shpenzimeve telefonike deri në shumën prej 15.00 euro në muaj
Mobilizuesi/ja e komunitetit, sipas detyrës, do t’i raportojë Koordinatorit gjeografik të secilës komunë. Kërkesat dhe udhëzimet për raportim do të sigurohen sipas formatit të përcaktuar për raportim nga SCiK.
Aplikimi:
Kandidatët e interesuar ftohen të dorëzojnë dokumentet vijuese për aplikim në scik@savethechildren.org jo më vonë se 21.11.2023 në ora 16:00.
- CV
- Letër motivimi
- Diploma e shkollës së mesme /Diploma e Universitetit
Terms of Reference
Improving access and quality to Early Childhood Care and Development (ECCD) in Kosovo
Five (5) ECCD Community Mobilizers, one (1) in each of the following locations:
Prizren, Molliq, Raushiq, Vaganice, and Mirash
I. Background
Save the Children in Kosovo/a (SCiK) in the field of education, focuses on early childhood care development and basic education. Up to date SCiK made big efforts to improve various aspects of the Kosovar education system, primarily the quality of inclusive practices in pre-schools, pre-primary and primary institutions, and is a strong advocate for the promotion of Early Childhood Care and Development (ECCD) in a broader and more comprehensive scope. SCiK works with central and municipal authorities in promoting an integration of services provided by different departments (education, health, social welfare) and in stimulating parents’ and communities’ active participation to ensure local ownership and sustainability.
II. General information on the project
Improving access and quality in Early Childhood Care and Development in Kosovo is a project financed by Save the Children Italy. The specific objective of this project is to improve access to quality ECCD services that foster holistic development of girls and boys aged 0-6 through ECCD community-based centres in rural areas and support to preschool institutions. It is implemented in Prizren, Peja, Klina, Junik, Gjakova, Ferizaj, South Mitrovica, Gjilan and Pristina.
II. Objective
Through this initiative SCiK aims to facilitate and further promote the new community-based model of ECCD services in rural areas for children that do not have access to existing services. The overall objective is to liaison with community members in general and parents/caregivers of children 0-6 to promote the importance of integrated ECCD services and to plan and coordinate the service provision between education, health and social welfare service providers to meet the needs of children living in the villages near the community-based ECCD centre in the villages:
- 1. Prizren, (School “Mati Logoreci”)
- 2. Gjakova,Molliq (School ‘’Jahe Salihu”)
- 3. Peja, Raushiq village (School “28 Nentori”)
- 4. Mitrovica, Vaganice village (School “Skenderbeu”)
- 5. Ferizaj, Mirash village (School “Ali Hadri”)
III. Tasks and Responsibilities
The ECCD Community Mobilizer is responsible for:
- Promoting our projects in communities and creating awareness on early childhood care, development and education, child protection and health/hygiene/nutrition related issues among community members,
- Monitoring and supporting all program activities in the field, conducting regular meetings with parents, schools and local institutions and service providers to identify issues and proposing solutions to address them.
- Data collection of all beneficiaries reached throughout the project.
IV. Expected Outputs
The expected outputs from the ECCD Community Mobilizer:
- Organizational function
- Takes an active role in mobilizing and organizing the establishment of early childhood services in community and ECCD Community Based Centre;
- Coordinates communication between parents/caregivers and school by creating opportunities for them to engage actively in the development and education of children aged 0-6 years;
- Assists in defining and maintaining the needs of the resource library to be used by parents/caregivers;
- Actively contributes in supplying the library with material and teaching aids, organizes and supervises the landing of these materials to parents/caregivers;
- Work with colleagues (fellows)
- In cooperation with preschool teacher supports the organizing and implementation of monthly sessions for a group of mothers and toddlers in the community-based ECCD centre;
- Supports preschool teacher in preparing of teaching materials, which will be available for parents/caregivers to work with children in classroom and at home;
- Work with family
- Identifies/prepares activities for children ages 0-3 and provides mothers with information about ECCD activities that they can conduct with their children at home;
- Assists in organizing and participates with the group of children at events and cultural activities which are organized by the school (programs, exhibitions, excursions and other similar events) by continuously involving parents/caregivers;
- Communicates regularly with parents/caregivers and community and supports them in addressing issues to specific services;
- Conducts home visits and advises parents/caregivers about ECCD, and provides them with information on available services for children with health and/or social difficulties
- Engages actively in enhancing cooperation between teachers, parents/caregivers and children and other institutions relevant for planning and providing ECCD services with other community members’ input;
- Work with service providers
- Plans and organizes the implementation of monthly sessions for a group of mothers and toddlers by cooperating closely with health and social service providers in the community-based ECCD centre;
V. Required Qualifications
- Resident of the community in the respective location and speaking the language of most children who will be attending the preschool.
- Demonstrated experience in community work.
- Strong interpersonal skills and team work skills.
- Basic computer literacy (internet explorer, email, word, excel).
- University degree in Educational Studies or of a similar background would be an advantage.
VI. Scope, Timeframe & Remuneration / Terms of payment
Community Mobilizer will work 10 days a month with children and their families in the community and ECCD Community Based Centers, according to a work plan agreed with SCiK staff, within locations mentioned in point II.
The community mobilizer will be engaged in a service agreement during the period fromDecember 1st 2023 until June 30th 2025.
Payment for the services will be made monthly after submission of the timesheet and a satisfactory narrative report.
VII. Save the Children Responsibilities
The organization is responsible for:
- Providing a working plan for the implementation of assigned duty;
- Provide necessary trainings on ECCD and supporting services, mandatory for each Community Mobilizer;
- Providing information on integrated ECCD services;
- Providing overall support in completing the duties.
- Covering mobile phone expenses up to the amount of 15.00 EUR per month
Community Mobilizer under the assignment will report the Geographic Coordinator of each municipality.
The reporting requirement and guidelines will be provided according to the set reporting format from SCiK.
Application:
Interested candidates are welcome to apply by sending their application to scik@savethechildren.org no later than 21.11.2023 at 16:00
- Curriculum Vitae.
- Letter of motivation
- University Diploma